Kishat Orthodhokse shprehin solidaritet me vendin tonë

I menjëhershëm ka qenë dhe solidariteti i Kishave të tjera Orthodhokse dhe të krishtera, të cilat, nëpërmjet mesazheve drejtuar Kryepiskopit Anastas dhe autoriteteve, kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre. Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike, i kryesuar nga Patriarku Ekumenik Vartholomeu, i dërgoi mesazh ngushëllimi Kryepiskopit Anastas dhe Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta , duke shprehur ngushëllimet e mbështetjen përballë këtij tërmeti shkatërrues.

Konkretisht pranë atyre që u goditën nga tërmeti

Tragjedia natyrore që ndodhi goditi fort njerëzit dhe shtëpitë, por solli edhe një mrekulli, hapjen e zemrave në një garë të paparë solidariteti dhe dashurie për të afërmin e prekur nga fatkeqësia. Madje, ky solidaritet i kapërceu kufijtë dhe përfshiu të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë, si asnjë here më pare. Edhe Kisha jonë shpejtoi të ofrojë çdo mundësi që disponon për lehtësimin

Thirrje për të kontribuar për të dëmtuarit nga tërmeti

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, në vijim të veprimeve për të ndihmuar ata që humbën gjithçka nga fatkeqësia e rëndë që ndodhi për shkak të tërmetit, u bën thirrje të gjithë besimtarëve për të mbledhur ndihma në çfarëdo mënyre që ata kanë mundësi: Ushqimore, në batanije, veshmbathje etj. Apo në vlerë monetare. Për këtë është ngritur një shtab i posaçëm, i drejtuar nga Mitropoliti i

KOASH pranë të dëmtuarve nga tërmeti

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë pranë të dëmtuarve nga tërmeti Sot, 26 nëntor 2019, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, shkoi në qytetin e Durrësit për t’u njohur nga afër me gjendjen e krijuar pas fatkeqësisë së rëndë natyrore që ndodhi, me pasojë shumë të vdekur, qindra të plagosur, si dhe shumë shtëpi të shembura dhe të pastrehë. Ai kontaktoi me shtabin

Lutemi për ata që humbën jetën

Përsëri tërmet, përsëri dhimbje dhe kësaj here edhe me viktima. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë lutet për ata që humbën jetën dhe u qëndron pranë të afërmeve, të plagosurve të shumtë dhe atyre që humbën gjithçka nga kjo fatkeqësi. Eshtë e kuptueshme frika dhe hutimi, por ato duhen kapërcyer sa më parë, për t’u qëndruar afër e ndihmuar në çdo mënyrë të prekurit nga kjo

Në pritje të Krishtlindjeve 2019 Thirrje – Lutje për kapërcimin e polarizimit kishtar

Shënim: Kjo Thirrje-Lutje i është dërguar të gjitha Kishave Orthodhokse Autoqefale, më 20 nëntor 2019.  Publikohet sot, më 24 nëntor 2019.   Έκκληση– Δέηση  PDF  Appeal-Supplication PDF ——————————————–  † Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë     Në pritje të Krishtlindjeve 2019 Thirrje – Lutje Për kapërcimin e polarizimit kishtar   1. Shumë shkruhen dhe thuhen tashmë prej muajsh në lidhje me çështjen kishtare të Ukrainës.

Kontribut Në Veprën Arsimore Të Kishës

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperisë Kontribut Në Veprën Arsimore Të Kishës “Kujtoni fjalën e Zotit Jisu, sepse ai tha: Lumturi është më mirë të japësh sesa të marrësh”. (Veprat 20:35) Depozitimi mund të bëhet në këto llogari: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperisë Arsimimi – Filantropia: ALPHA BANK: AL 0790 2113 6401 9123 0029 1578 69 UNION BANK: AL 7721 4111 0601 1148 5096 0202 12

U zhvillua Konferenca ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen”

  Në datën 18 nëntor 2019, në Tiranë, në mjediset e Mak Albania Hotel, u zhvillua konferenca “Feja si Instrument i Paqes”. Ajo u organizua nga Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit. Në Konferencë morën pjesë e përshëndetën edhe krerët e komuniteteve fetare të vendit tonë. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u përfaqësua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live