Momente nga kremtimi i ditës së emrit të Kryepiskopit Anastas

  Sot, më 22 janar, kremtohet Shën Anastas Persiani, emrin e të cilit mban Fortlumturia e Tij Anastasi. Me këtë rast, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, Liturgjia Hyjnore panegjirike u krye nga Kryepiskopi Anastas, bashkë me anëtarët e sinodit, Mitropolitin e Korçës, Hirësinë e Tij Joanin, Mitropolitin e Apollonisë dhe Fierit, Hirësinë e Tij Nikolla, Mitropolitin e Elbasanit, Hirësinë e Tij Andonin, Mitropolitin […]

Kremtim i ndriçuar i Ujit të Bekuar në të gjithë vendin

  Duke psalur “Në Jordan kur pagëzoheshe, o Zot…” mijëra e mijëra besimtarë në të gjithë vendin iu drejtuan kishave për shërbesat e Theofanisë e më pas në vendet ku do të hidhej kryqi në ujë. Temperaturat e acarta nuk penguan që shumë të rinj të hidheshin në ujërat e akullta për të marrë bekimin e kapjes së kryqit. Në Tiranë, në Katedralen “Ngjallja e […]

Të gjithë morën ndriçimin e të kremtes së Theofanisë

  “…Se ai zhyti në Jordan vdekjen e çdëgjimit, gjembin e gënjeshtrës dhe shoqërinë e Ferrit, dhe i dhuroi botës pagëzim shpëtimi.”, thuhet në sherbesat e ditës së sotme, e cila është një nga të kremtet më të ndristshme të Kishës sonë. Etërit e Kishës, shën Vasili i Madh, shën Grigor Teologu, e quajnë pagëzimin e krishterë: “Çlirim nga robëria. Vdekje e mëkatit. rilindje e […]

Uji i Bekuar (Epifania)

    Gjashtë Janari është festa e Ujit të Bekuar (Epifania). Fillimisht ishte vetëm një festë e “shfaqjes së Perëndisë” në botë, në formë njerëzore. Ajo përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit, adhurimin e Magëve dhe gjithë ngjarjet e fëmijërisë, si rrethprerjen dhe paraqitjen në Tempull, si edhe pagëzimin prej Joanit në Jordan. Nuk ka dyshim, që kjo festë, si edhe Pashka dhe Rushajet, u kuptua si […]

Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Dhjetor 2018

  Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Dhjetor 2018   Në këtë numër do të lexoni:   – Antidoti i pasigurisë – fragment nga mesazhi i Kryepiskopit Anastas. – “Virgjëresha sot” – nga Dhimitër Beduli. – Radio “Ngjallja” – zëri i Kishës Orthodhokse – nga Atë Grigor Pelushi. – Qendra Kulturore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” – Jovan Rusku. – Që të gjithë të […]

Pritje me rastin e Krishtlindjes

   Sot, të Kremten e Krishtlindjes 2018, Kryepiskopi Anasta, i shoqëruar nga Mitropoliti i Amantias Nathanaili, Episkopi i Bylisit, Asti, si dhe klerikë, përfaqësues të Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë etj., pritën urimet e rastit. Pritja u zhvillua në sallën e Selisë së Sinodit të Shenjtë, pjesë e Kompleksit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.    Për të uruar Fortlumturinë e Tij dhe gjithë besimtarët orthodhoksë erdhën […]

U kremtua me gëzim Krishtlindja

   “Perëndia u bë njeri, me qëllim që njeriu të hyjnizohet”, thotë shën Athanasi për mishërimin e Zotit Krisht. Kjo frazë përmbledh thelbin e Krishtlindjes, të cilën duhet ta shohim jo si një moment konsumizmi të pakontrolluar, por si mundësinë e jashtëzakonshme për të takuar aty në grazhdin e thjeshtë Zotin e porsalindur dhe që ta ndjekim atë në tërë jetën tonë. Këtë dëshirë dhe […]

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live