Takimi i grave Orthodhokse Lindore dhe Orientale

Më 3-7 tetor 2019, në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit, Durrës, u zhvillua një takim ndërkombëtar i grave orthodhokse, me temë: “Pelegrinazhi i Drejtësisë dhe Paqes: Udhëtimi i Grave Ortodokse Lindore dhe Orientale sot”. Në të morën pjesë përfaqësuese nga disa kisha orthodhokse dhe nga kisha orthodhokse të Orientit, të cilat janë përfshirë në role të ndryshme në organet drejtuese të Këshillit Botëror të […]

Tetori, muaji ndërgjegjësues për luftën ndaj kancerit të gjirit

Në kuadër të muajit ndërgjegjësues për luftën ndaj kancerit të gjirit Qendra Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi” duke bashkëpunuar me Diakonia Agapes (Shërbimi i Dashurisë), zyra sociale, zhvilluese e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë po ofron mamografi falas për gratë e zonave rurale. Gjithashtu disponon dhe infrastukturën për diagnostikimin e plotë të kancerit në gji si: vizitë me specialist, echografi, mamografi, citologji gjiri dhe mjekun anatomopatholog për diagnozën përfundimtare. […]

Kryepiskopi Anastas dorëzoi në prift hierodhjakonin Anastas Mamaj

Të dielën e VI-të të Llukait, më 20 tetor 2019, në Katedralen e Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, u dorëzua në prift nga Kryepiskopi Anastas hierodhjakoni Anastas Mamaj. Në Liturgji morën pjesë edhe Mitropoliti i Beratit, Hirësi Ignati, Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni, Mitropoliti i Amantias, Hirësi Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti. Përveç besimtarëve të shumtë kryeqytetas, kisha u mbush përplot edhe me besimtarë […]

Shpallja e rezultateve të Konkursit Ndërkombëtar të fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”

Shpallja e rezultateve të Konkursit Ndërkombëtar të fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria” Më 16 shtator 2019, në Tiranë, u zhvillua takimi i jurisë ndërkombëtare të konkursit “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”. 472 foto u dërguan nga 50 pjesëmarrës nga 10 vende. Anëtarët e jurisë ishin shumë të kënaqur me cilësinë e fotografive të konkursit. Pas 5 orësh diskutime intensive, juria zgjodhi rreth 20 pranime për secilën […]

Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Shtator 2019

Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Shtator 2019 Në këtë numër do të lexoni: – Viti i ri shkollor nisi me bekimin e nxënësve – Filluan mësimet e katekizmit – Bashkëmeshim në kishën e Kryeengjëjve në Vithkuq – Gëzim për besimtarët e Grabovës – Fondacioni “Fryma e Dashurisë” – Filloi viti i ri shkollor 2019-2020 – nga Anastasia Pamela Barksdale – Konferencë Ndërkombëtare e […]

Me qetësi dhe mbështetje për të prekurit nga tërmeti.

  Tërmeti i djeshëm shkaktoi frikë, panik dhe dhimbje. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë lutet dhe u qëndron pranë të gjithë qytetarëve dhe në veçanti atyre që u prekën më rëndë, me të lënduar dhe me dëme të konsiderueshme materiale. Duke kapërcyer sa më shpejt ndjenjën e frikës dhe shqetësimit që ka kapluar shpirtrat, është momenti i mbështetjes dhe ndihmës për ata që u prekën […]

U zhvillua në Madrit takimi ndërkombëtar “Paqe pa kufij”

– Në takimin e të krishterëve pjesëmarrës Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, mbajti predikimin “Perëndia Ynë është Perëndi i Paqes” – Nga datat 15-17 shtator u mbajt në Madrid, Spanjë takimi i përvitshëm për paqen, organizuar nga Komuniteteti i Sant Egidios, me temë “Paqe pa kufij”. Në këto takime të rëndësishme, që u mirëpritën nga arqidioqeza lokale katolike, morën pjesë mbi 300 udhëheqës të lartë […]

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live