Diplomohen studentët e Akademisë Teologjike për vitin 2009. (2009)

    Të diplomuarit e rinj të Akademisë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” në shën Vlash të Durrësit, u përcollën me ceremoninë  tradicionale festive të fundvitit shkollor. Më 16 qershor, ata lanë stafetën tek brezat e rinj për të vazhduar misionin e tyre në veprimtaritë e Kishës. Në këtë ceremoni merrte pjesë Kryepiskopi Anastas bashkë me anëtarët e tjerë të Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Beratit Ignati,

Urimet e Pashkës nga personalitete të njohura të vendit. (2009)

    Të dielën e Pashkës, 19 prill, në Kryepiskopatën e Shenjtë, Fortlumturia e Tij Anastasi, priti urimet me rastin e të kremtes së Ngjalljes. Përfaqësues të komuniteteve fetare, politikanë dhe funksionarë të lartë të shtetit uruan Kryepiskopin dhe të gjithë besimtarët orthodhoksë për këtë festë të madhe dhe të rëndësishme. Gjithashtu erdhën për të uruar diplomatë, intelektualë të njohur, personalitete të artit dhe kulturës, besimtarë etj.

2 shkurt – 23 Mars rregjistrimet për provimin e gjuhës greke në Institutin e Formimit Profesional “Fryme Dashurie”. (2009)

   Që prej vitit 2001 në Qendrën e Gjuhës Greke në Tiranë zhvillohet provimi për certifikimin e gjuhës greke. Kjo certifikatë jepet nga Qendra e Gjuhës Greke dhe është e njohur zyrtarisht nga Ministria e Arsimit të Greqisë dhe njihet në të gjithë botën.     Provimet jepen për katër nivele të ndryshme A B C D, të cilat përdoren në drejtime të ndryshme. P.sh me

Kisha e Apostull Pavlit dhe e Shën Astit. (2009)

    Kjo kishë u ndërtua me iniciativën, kujdesin, dashurinë dhe fondet e siguruara nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, për rimëkëmbjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe për Lavdi të Perëndisë.     Guri i themelit u vu nga Kryepiskopi Anastas në nëntor 1994 dhe punimet ndërtuese përfunduan në fillim të vitit 2002. Në këtë kishë, në nëntor

Kryepiskopi Anastas nderohet me titullin Doktor “Honoris Causa”, nga Universiteti i Thrakës “Demokriti” Greqi. (2009)

    Me një ceremoni të ngrohtë Trupi Akademik dhe studentët e Universitetit të Thrakës “Demokriti” të Greqisë, nderuan Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasin, me rastin e akordimit  të titullit “Honoris Causa” i këtij Universiteti. Ceremonia e dorëzimit të titullit u zhvillua të hënën, 31 mars 2009, pasdite, në amfiteatrin qendror të Universitetit, në Komotini. Kryepiskopin Anastas e shoqëronte Mitropoliti i Gjirokastrës,

E diela e Orthodhoksisë në Tiranë. (2009)

    Në javën e parë të Kreshmës së Madhe, Kisha Orthodhokse kremton triumfin e Orthodhoksisë. Në këtë të kremte, më 8 Mars, qindra besimtarë kryeqytetas morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore që u mbajt në kishën “Ungjillëzimi” në Tiranë, e kryesuar nga Fortlumturia e tij, Kryepiskopi Anastas. Mes shumë besimtarëve merrnin pjesë edhe shumë fëmijë e të rinj nga Tirana por edhe të rinj të ardhur

Periudha e Triodit, Përgatitjes së Pashkës – shpjegim liturgjik.

    Tri javë para Kreshmës së Madhe, e cila është periudha përgatitore për ngjarjen kryesore kishtare që është Pashka e Madhe, hyjmë në periudhën parapërgatitore të parakreshmës. Kisha njeh mungesën tonë të përqendrimit dhe kujdesin tonë të madh për gjërat tokësore dhe na thërret të mendojmë mbi kuptimin e ngjarjes që vjen dhe të përgatitemi për të. Kështu, pra, përpara se të hyjmë në periudhën

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live