Festohet në Tiranë dita e Theofanisë (Uji i bekuar). (6 Janar 2010)
Në ditën e Theofanisë, 6 janar, Kryepiskopi Anastas kreu Liturgjinë Hyjnore dhe më pas Shërbesën e Bekimit të Ujit në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë. Pas mbarimit të shërbesës në kishë, u dol në podiumin e ngritur në mjediset e jashtme, ku Fortlumturia e Tij bekoi ujërat dhe uroi besimtarët e pranishëm. Për të lehtësuar besimtarët në marrjen e
Të kremten e Kryqit të Nderuar nisën me entuziazëm edhe shkollat e Kishës sonë. (2009)
Ishte ditë e veçantë për Kishën tonë që 14 shtatorin, festën e Kryqit të Nderuar, e kremtuam bashkë me ditën e parë të këtij viti të ri shkollor. Tradicionalisht Kisha është e lidhur me shkollën dhe kulturën. Dija mbetet ndër rrënjët kryesore të edukimit dhe formimit të personalitetit të çdo të krishteri. Romeo Boçi këtë vit është nxënës në vitin e fundit
Fronëzimi i Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë Fortlumturisë së tij Kirillit. (2009)
Më 27 janar, me një shumicë të konsiderueshme votash, Mitropoliti 62-vjeçar i Smolenskut, Kirilli, u zgjodh Patriarku i 16-të i Moskës dhe i gjithë Rusisë. Shërbesa e Fronëzimit u krye më 1 shkurt, në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar, në Moskë, e rindërtuar madhështore pas shkatërrimit në kohën e Stalinit. Në ceremoni morën pjesë mijëra besimtarë, klerikët e lartë rusë, kryepiskopë e
Mesazhi i Asamblesë së 13-të të Përgjithshme të Konferencës Evropiane të Kishave (KEK) për të gjitha kishat anëtare. (2009)
Ne, treqind e gjashtë delegatët e kishave të ndryshme në Evropë, të mbledhur në qytetin historik të Lionit, në datat 15-21 korrik 2009, me temë “Të ftuar në një shpresë në Krishtin”, me rastin e Asamblesë së 13-të të Përgjithshme dhe në përvjetorin e 50-të të themelimit të Konferencës Evropiane të Kishave, u dërgojmë këtë mesazh kishave të gjithë Evropës, anëtare të lëvizjes sonë
Fëmijët vazhdojnë të lumtur traditën e aktiviteteve në qendrat e ndryshme të Kishës sonë. (2009)
Pas pushimeve verore, bashkë me vitin e ri kishtar e me nisjen e vitit shkollor filloi edhe aktiviteti i përjavshëm në qendrat e fëmijëve të Kishës sonë. Rreth 300 fëmijë, të moshës 6 – 13 vjeç, morën pjesë në hapjen e aktivitetit në Tiranë në këto zona: në Kishën”Ungjillëzimi”, në Shkollën e Kuqe, në Shkozë, në Komunitetin Rom, në Bathore dhe në Qytetin Studenti.
Kampi veror i vajzave “Bariu i Mirë”, 27 korrik – 31 gusht 2009. (2009)
– “Me dritën Tënde, do të shohim dritë” – Vera e sivjetshme shënoi vitin e 11- të për kampin veror të vajzave “Bariu i Mirë”, të zhvilluar në ambientin e bukur të Manastirit të Hirshëm të Shën Joan Vladimirit në Elbasan. Ky aktivitet u ofron vajzave pjesëmarrëse nga e gjithë Shqipëria mundësi për njohje dhe përjetim të besimit tonë, rritje shpirtërore, miqësi
Krishtlindje mes fëmijëve. (2009)
Bashkë me festën e bukur të Krishtlindjeve, erdhën edhe kolendrat. Traditën aq të bukur të të parëve tanë “të humbur” pa dashje nga prindërit prej sistemit të kaluar “e gjetën” nipërit dhe mbesat. Kanë disa vite që duke kënduar, ata përhapin Lajmin e Mirë, Lajmin e lajmeve, Lajmin e Lindjes së Shpresës më të madhe të njerëzimit. Dy ditë para Krishtlindjeve, fëmijë pjesëmarrës
Panairi në shën Joan Vladimirit të Elbasanit. (2009)
Pasditja e 3 qershorit solli dritë e gëzim të ri në manastirin e shën Joan Vladimirit, pranë Elbasanit. Pas një jave me shi edhe koha parandjeu ditën e shenjtë, kremtimin e panairit të shenjtit të dashur, të besimtarëve orthodhoksë dhe jo orthodhoksë dhe solli diell e ngrohtësi menjëherë. Besimtarët erdhën grupe grupe, me besë e shpresë, për t’u falur tek shenjti i ëmbël e
