Presidenti Topi dekoron katër udhëheqësit më të lartë komuniteteve fetare tradicionale. (5 Prill 2010)
Të hënën e ndritshme pas Pashkëve, 5 prill, si një vazhdim i festimeve, në Pallatin e Brigadave u zhvillua një ceremoni mjaft mbresëlënëse. Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” katër udhëheqësit më të lartë të komuniteteve fetare tradicionale, Kryetarin e Bashkësisë Myslimane, Haxhi Selim Muçën, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë
Korça e festoi Pashkën, me Dritën e Jerusalemit. (Prill 2010)
Lutjet dhe shërbesat kishtare, shoqëruar me banderolat plot urime paskale në rrugët e qytetit, demonstronin një klimë festive gjatë Javës së Madhe deri në Ngjalljen e Zotit. Shërbesat kishtare u zhvilluan në të gjitha kishat e qytetit dhe u ndoqën nga besimtarë të shumtë. Pjesëmarrja u bë më intensive, tëMërkurën e Madhe në mbrëmje, ku siç është bërë tashmë traditë të gjithë besimtarët
Aktivitete të grave orthodhokse gjatë Pashkës. (Prill 2010)
Në periudhën e Kreshmës së Madhe dhe në pritje të vigjiljes së Pashkës, gratë e lidhjes orthodhokse të grave “Përhapja e Dashurisë”, të qytetit të Tiranës zhvilluan shumë aktivitete të larmishme shpirtërore dhe sociale. Ato morën pjesë në takimet e të mërkurave, në lutjet dhe shërbesat e Kishës. Gjatë kësaj periudhe gratë orthodhokse iu përkushtuan mësimit të himneve dhe tropareve të zgjedhura, kushtuar
Pritje për Pashkët në Kryepiskopatën e Shenjtë. (4 Prill 2010)
Të dielën e Pashkëve, në 4 prill, në selinë e Kryepiskopatës se Shenjtë, në Tiranë, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, priti urime nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare, Presidenti Z. Topi, Kryetarja e Kuvendit Znj. Topalli, Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryetar i bashkisë Tiranë, Z. Rama, nga nga politikanë dhe drejtues të lartë të shtetit e gjykatave,
Tiranë, Pashka i bashkoi të gjithë te Krishti i Ngjallur!. (Prill 2010)
Pas një periudhe të gjatë kreshme dhe lutjesh, mijëra besimtarë mbushnin çdo ditë kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, duke marrë pjesë me përkushtim të thellë tek Perëndia në shërbesat e Javës së Madhe. Përveç pjesëmarrjes së lartë të besimtarëve nëpër shërbesa, Pashkët u u shoqëruan edhe me një kulturë të lartë të kuptimit të mënyrës së të kremtuarit. Çdo ditë ishte një
Pashkët në Berat. (Prill 2010)
Përshëndetja, “Krishti u Ngjall” është mesazhi më i madh i gëzimit dhe i shpresës, mburrja dhe fuqia e çdo besimtari. Një jetë e re lind tani nga varri i Jisuit. “Njeriu i rënë” ringjallet dhe çlirimi i tij nga mëkati vuloset dhe vërtetohet zyrtarisht. Bota pushtohet nga gëzimi i pashprehur dhe ngazëllimi hyjnor. Kisha jonë psal në mënyrë triumfale dhe me ton fitimtar. “Të
Festa e Pashkës, me fëmijët kudo në Shqipëri. (2010)
“Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali”. Ishin fjalët e troparit të Ngjalljes që sollën hapjen e aktivitetit të Pashkëve në shumë fshatra dhe qytete të Shqipërisë. Zyra Qendrore e Fëmijëve e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në bashkëpunim me klerikë, katekistë, studentë të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” dhe vullnetarë, organizoi një aktivitet të
Përkujdesje për jetën shpirtërore të të rinjve dhe nxënësve-Epitafi në Sarandë-Ngjallja e Zotit Iisu Krisht. (Prill 2010)
Përkujdesje për jetën shpirtërore të të rinjve dhe nxënësve Gjatë gjithë periudhës së kreshmës dhe në veçanti në Javën e Madhe të Pashkëve, në të gjitha institucionet arsimore që Kisha jonë ka hapur në zonat e Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, nën kujdesin e Hirësisë së Tij Dhimitrit, u bë një punë shpirtërore më intensive. Vetë Mitropoliti ishte i pranishëm me Liturgji Hyjnore,
