Ceremoni e shkëlqyer në Universitetin e Qipros për nder të Kryepiskopit Anastas, i cili u nderua me titullin “Doktor Nderi”. (17 Qershor 2010)
Më 17 qershor, Universiteti i Qipros organizoi një ceremoni të shkëlqyer me rastin e dekorimit si «Doktor Nderi» (Doctor Honoris Caussa), i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Shkencave të Edukimit, të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit. Duke i uruar i mirëseardhjen Kryepiskopit, në fjalën e tij Rektori i Universitetit të Qipros, Profesor Stavros Zenios, tha: «…Listës
Vizitë e Kryepiskopit Anastas në bashkinë e Gjirokastrës. (Qershor 2010)
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës z. Flamur Bime e ftoi Kryepiskopin Anastas, pas të vizitojë selinë e bashkisë, vizitë që u realizua të hënën në mëngjes. Kryetari i Bashkisë dhe dy nënkryetarët e pritën përzemërsisht Kryepiskopin dhe vijoi një bisedë e ngrohtë. Kryetari i Bashkisë u shpreh me fjalët më të ngrohta për veprën e Kryepiskopit Anastas për ringritjen e Kishës Orthodhokse
Sot kremtohet 18-vjetori i ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. (24 Qershor 2010)
24 qershori 1992, me zgjedhjen e Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe 2 gushti, me Fronëzimin e Tij, shënuan rikthimin e Autoqefalisë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Këto ngjarje historike shpallën, brenda dhe jashtë vendit, lajmin e mirë se: Kisha e Shqipërisë jetonte dhe askush nuk do të mundte më t’i ndalonte veprën shpirtërore të ndriçuar
Nisin kampet verore të Kishës sonë. (2010)
Periudha e verës është një gëzim i veçantë për të rinjtë dhe të rejat orthodhokse. Është bekim i madh që ata marrin pjesë në një nga veprimtaritë më të mëdha që organizon Kisha jonë për formimin dhe edukimin e brezit të ri. Sivjet, kampet kanë nisur në muajin qershor dhe do të përfundojnë në fillim të muajit gusht. Për djemtë është menduar ndjekja e
Veprimtari në përfundimin e vitit shkollor në Mitropolinë e Gjirokastrës. (10 Qershor 2010)
Një atmosferë e veçantë gëzimi mbizotëroi gjatë gjithë këtyre ditëve në institucionet arsimore të Mitropolisë së shenjtë të Gjirokastrës. Ishte një gëzim i përligjur, sepse i gëzoheshin frytit të mundimit të përbashkët me mësuesit dhe pedagogët e tyre. Dhe ishte kudo e pranishme ndjenja e thellë e falënderimit për Kryepiskopin Anastas, që brenda sakrificash të mëdha krijoi vatra të tilla për arsim cilësor dhe
Studentë amerikanë orthodhoksë vizitojnë dhe kryejnë aktivitete të përbashkëta me të rinj shqiptarë orthodhoksë. (24 Maj – 8 Qershor 2010)
Nga data 24 maj deri më 8 qershor, bënë një vizitë në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë një grup studentësh nga SHBA, nxënës të shkollave Teologjike “Kryqi i Nderuar”, në Boston dhe “Shën Vladimiri”, në Nju Jork. Ata drejtoheshin nga atë Luka Veronis, i cili për 12 vjet kontribuoi në Kishën tonë. Programi i tyre synonte njohjen me Ringjalljen e Kishës në Shqipëri,
Diplomimi i nxënësve të Liceut kishtar “Kryqi i Nderuar” dhe Shkollës së Mesme Profesionale “Apostull Pavli” (Qershor 2010)
Pasditen e së hënës, 21 qershor, Fortlumturia e Tij Anastasi së bashku me Hirësinë e Tij Dhimitrin morën pjesë në veprimtarinë festive të shkollave të Kishës, të cilat ai vetë i ka themeluar. Liceu Kishtar «Kryqi i Nderuar» dhe shkolla e mesme profesionale «Apostull Pavli», kishin organizuar shpërndarjen e dëftesave të përfundimit të mësimeve. Gjithashtu, u dhanë edhe çmimeve të ndryshme për ata që
Akademia Teologjike jep diplomat për studentët e vitit të katërt – qershor 2010.
“Kam optimizëm për të ardhmen, duke pasur gjithmonë bekimin e Kishës”. Me këtë besim dhe shpresë për t’i shërbyer në vazhdim Perëndisë dhe Kishës, Emiljan Lito, pohoi jo vetëm emocione, ndërsa mori diplomën e studentit më të mirë të vitit të katërt në Akademinë Teologjike. Ai, sikurse edhe 9 bashkëstudentët e tjerë, u nderuan në 14 qershor 2010 nga stafi pedagogjik i kësaj Akademie,
