Përkujtohet 10 vjetori i jetëndërrimit të Episkopit Kozma Qirjo. (8 Gusht 2010)
Në datën 8 Gusht u krye në Kishën e Shën Theodhorit, Vlorë, përshpirtja me rastin e 10 vjetorit të fjetjes së të përkujtuarshmit Episkopit të Apollonisë, Hirësi Kozmait (Qirjo). Mesha dhe përkujtimorja u drejtuan nga Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Imzot Ignatit, me pjesëmarrjen e shumë klerikëve të Mitropolisë, si edhe të një shumice besimtarësh të qytetit, shumë prej të
Mbledhje e përgjithshme e klerikëve të Kishës të Shqipërisë në kuadrin e 50-vjetorit të shërbimit në Kishë të Kryepiskopit Anastas. (6 – 7 Gusht 2010)
Në datat 6 dhe 7 gusht në Manastirin e Ri të Shën Vlashit u bë një mbledhje e përgjithshme e klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ajo iu dedikua rinovimit të tyre shpirtëror nëpërmjet shërbesave të përbashkëta, temave të mbajtura nga Kryepiskopi e Mitropolitët, diskutimeve e pyetjeve etj.Në këto ditë u festua dhe një përvjetor i veçantë dhe që solli gëzim mes
Kujtimi i Hierodëshmorit të Shenjtë Kozma nga Etolia “Kozmai, stolia dhe bukuria e botës, pasi braktisi botën e përkohshme, jeton në përjetësi”. (24 Gusht 2010)
Me këto fjalë, biografi i hirshëm, karakterizon personalitetin e shenjtë dhe punën e hierodëshmorit shën Kozma, i cili kremtohet çdo 24 Gusht. Me qindra besimtarë u mblodhën dhe sivjet ne Manastirin e hirshëm të Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, të cilët ndoqën dhe morën pjesë në Liturgjinë e Shenjtë të drejtuar nga Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë Imzot Ignati.
Numri V i Revistës “Kërkim” (2010)
Lufta kundër varfërisë dhe mënjanimit social. Kjo është tema qëndrore e numrit të ri të revistës “Kërkim” për periudhën Maj-Gusht 2010. Në bashkëkohësi me zhvillimet aktuale, kjo revistë periodike e Kishës sonë hedh dritë përmes këndvështrime theologjike, shkencore dhe kulturore mbi çështjen që po shqetëson mbarë njerëzimin, krizën ekonomike. Autorët e artikujve janë pena të njohura, studiues, personalitete të çështjeve sociale e kulturore.
Kryepiskopi Anastas realizon dhe përuron ujësjellësin në fshatin Dhrovjan të Gjirokastrës. (15 Gusht 2010)
Të Dielën, 15 Gusht 2010, ditën e të Kremtes së Fjetjes së Tërëshenjtës Mari, Kryepiskopi Anastas ishte mes besimtarëve në enorinë e madhe, por disi të izoluar të Dhrovjanit. Në Kishën e madhe të Shën Nikollës ai kreu Liturgjinë Hyjnore dhe kungoi besimtarët e shumtë me misteret e shenjta. Atmosfera në kishë dhe në oborrin e saj dhe në të gjithë qendrën
Kryepiskopi Anastas mes besimtarëve në Gjirokastër për Fjetjen e Tërëshenjtës: “… Le të mbushë e Tërëshenjta Mari zemrat tona me gëzim dhe hare…”. (Gusht 2010)
Duke lënë Tiranën, apo enori të mëdha qytetesh, dhe duke treguar edhe një herë tjetër në fakt kujdesin për gjithë Kishën, të cilës i ka falur gjithë dashurinë, mundin dhe kohën e tij për 19 vjet me radhë, edhe këtë vit Kryepiskopi Anastas zgjodhi të kremtojë Fjetjen e së Tërëshenjtës Mari në periferi. Fortlumturia e Tij në atmosferën e bukur që krijon kjo e
Shijoni dhe shihni se Zoti është i mirë – Kampi i vajzave 2010
Sapo shfaqet mikrobusi, ata gumëzhijnë dhe i përshëndesin duke rendur për t’i takuar. Me buzëqeshjen dhe çiltërsinë fëmijërore, nisin të këndojnë dhe të kërcejnë sikur të jetë edhe piku i vapës, madje edhe në të ftohtin e pragvjeshtës. Ndonëse në klasat fillore i kanë bërë miq të vjetër dhe shumë të dashur. I quajnë mësues, edhe pse janë disa të rinj vullnetarë që vijnë nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Habitemi se si paraqeten si dokumente të vërteta disa sajesa të shtypit. (2010)
Ne besimtarët orthodhoksë të kishës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, shprehim indinjatën tonë për intervistat e z. Kristo Frashëri rreth çështjeve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kryepiskopit tonë. Ne e kemi parë shpesh gjithë këta vjet z. Frashëri në Kryepiskopatën tonë, duke uruar përzemërsisht Fortlumturinë e Tij Anastasin me rastin e Pashkëve dhe Krishtlindjeve etj. E dinim pra, mik të tij dhe
