Lista e kishave monument që janë vjedhur vitet e fundit. (Prill 2011)
Kishat që përmendim më poshtë janë vjedhur katër vitet e fundit, por kanë pasur dhe vjedhje të tjera të mëparshme. Ky informacion është nxjerrë nga arkivi i Bërthamës së Trashëgimisë Kulturore dhe mendojmë që numri i kishave të vjedhura është akoma dhe më I madh. Duke iu referuar informacioneve të mediave dhe burimeve të ndryshme ato na tregojnë se vjedhjet në objektet e kultit
Dorëzime të reja klerikësh në periudhën e Kreshmëve të Mëdha. (Prill 2011)
Të gjitha të dielat e periudhës së Kreshmëve të Mëdha janë stacione të rëndësishme, që duke iu përkushtuar ngjarjeve të veçanta kishtare, ndihmojnë besimtarin në rrugën e përgatitjes për të pritur Javën e Madhe të pësimeve shpëtimtare të Krishtit dhe përkujtimin e Ngjalljes së Tij të lavdëruar. Por dy prej tyre u dhanë besimtarëve orthodhoksë përjetime të veçanta, ashtu siç jep çdo hirotoni, si
Takim i Shkollave Theologjike ne Selanik, merr pjesë edhe një përfaqësi nga Kisha jonë. (Mars 2011)
Prezenca, pjesëmarrja dhe roli i Kishës Orthodhokse ne Lëvizjen Ekumenike është sot një fakt i dukshëm. Pikërisht, nisur nga kjo pjesëmarrje e Kishës Orthodhokse në Lëvizjen Ekumenike nën organizimin dhe drejtimin e Këshillit Botëror te Kishave, në qytetin e Selanikut u mbajt një konferencë me pjesëmarrjen e katër Shkollave Orthodhokse Teologjike, Fakulteti Teologjik i Universitetit Aristoteli në Selanik i cili ishte mikpritësi i këtij
Mesazh ngushëllimi Komunitetit Bektashian të Shqipërisë. (Prill 2011)
Mesazh ngushëllimi Komunitetit Bektashian të Shqipërisë Tiranë më, 02.04.2011 Me dhimbje të madhe dhe hidhërim të thellë mësuam sot se u nda nga jeta shumë i dashuri Haxhi Dede Reshat Bardhi, Kryegjysh Botëror i Komunitetit Bektashian. I shprehim ngushëllimet më të ndjera dhe të nxehta Komunitetit Bektashian, të cilin ai e drejtoi me urtësi dhe përkushtim, si dhe të afërmve të tij. Do
Doli në qarkullim libri “Përmbledhje e besimit orthodhoks”. (Janar 2011)
I formuluar me një gjuhë të thjeshtë, shkurt, për të qenë sa më i saktë dhe me kthjelltësi dogmatike, duke pasur parasysh gjithmonë njeriun bashkëkohor që hulumton, kërkon dhe “troket” në derën e njohjes së të pafundmes, vjen para lexuesit botimi më i ri i Kishës sonë, “Përmbledhje e besimit orthodhoks”, me autor teologun Athanas Delikostopulos, i përkthyer në shqip nga Dhjakon Anastas Bendo.
Fillimi i Kreshmës së Madhe në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit”. (Mars 2011)
Ditën e fillimit të Kreshmës së Madhe, në ambjentet e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash, Durrës u zhvillua një program me karakter meditativ. Përgjegjësinë kryesore për organizimin e këtij aktiviteti, e kishte viti IV. Programi përmbante psalme, lutje, lexime të ndryshme, meditime, referat etj. Kreshma e madhe na përgatit për festën më të rëndësishme të krishtërimit, Pashkën e cila përbën qendrën
Atmosferë faljeje në prag të Kreshmës së Madhe. (6 Mars 2011)
E diela pasdite e 6 marsit i mblodhi besimtarët e shumtë orthodhoksë nëpër kishat e enorive të tyre, për të ndjekur shërbesën e Mbrëmësores së Faljes. Kjo është një ndër shërbesat më të bukura dhe mbresëlënëse, pak orë para fillimi të Kreshmës së Madhe. Një ndër traditat më të vyera që prej vitesh është praktikuar edhe në kishat e enorive tona është krjimi i
Mitropoliti i Beratit merr titullin “Qytetar nderi” i Selenicës. (24 Shkurt 2011)
Pas vendimit të marrë me votim unanim të Këshillit të Bashkisë Selenicë, me propozim të më shumë se 200 qytetarëve, Hirësia e Tij, Ignati, Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe i gjithë Myzeqesë është shpallur “Qytetar Nderi” i Selenicës. Dorëzimi i titullit u bë në kishën e Shën Athanasit – Selenicë, ditën e enjte më datë 24 Shkurt 2011 në orën 10.00. Në

