Krishtlindje 2011- Mesazhi i Kryepeshkopit Anastas
Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore † Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks, Bij të shtrenjtë më Zotin, “Perëndia u shfaq në mish” (1 Tim. 3:16) Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi themelor i të kremtes së madhe që feston sot bota e krishterë. Madje edhe mendja më […]
Krishtlindjet në Tiranë, një festë me urime dhe mesazhe të panumërta. (2011)
Atmosfera festive e Krishtlindjeve në Tiranë nisi të ndihej që më parë, me përgatitjet për ta pritur sa më mirë Krishtin-Foshnje, pas një periudhe të gjatë përgatitore lutjeje dhe kreshmimi. Kremtimi i parë ishte ai të Dielën e Para-Krishtlindjes, pasditen e së cilës besimtarët të mbledhur në kishën “Ungjillëzimi i Perëndilindëses Mari”, morën pjesë në Misterin e Efqelisë, atë të lyerjes me vaj të […]
“Po lindet Krishti”, koncert me muzikë bizantine për Krishtlindje. (20 Dhjetor 2011)
Kori bizantin i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë “Shën Joan Kukuzeli”, me bekimin dhe përkujdesjen e veçantë të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, interpretoi himne e psalme për Krishtlindje, në 20 dhjetor, në Katedralen “Ungjillëzimi i Perëndilindëses”, në Tiranë. “Po lindet Krishti”, titullohej koncerti me muzikën e bukur bizantine, muzikën e engjëjve, muzikën e shën Joan Kukuzelit dhe Krisanthit, ish- Kryepeshkopit të Durrësit, muzikën […]
Festa e Krishtlindjeve ndihet kudo, veçanërisht në zemrat e fëmijëve të shkollës “Protagonistët”. (21 Dhjetor 2011)
“Engjëjt e vegjël” të shkollës shqiptaro-amerikane “Protagonistët”, në Tiranë, e pritën festën e Krishtlindjeve me një program të veçantë pasditen e 21 dhjetorit. Mes shumë të ftuarve: klerikë, prindër, të rinj etj., në ambientet e shkollës, pikërisht në katin e parë ku organizohen veprimtaritë kulturore, koncerti i përvitshëm i nxënësve të kësaj shkolle dhuroi emocione të veçanta. “Gëzuar Krishtlindjet”, ishte ky urimi që lexohej […]
Qendra Okulistike-ORL. (2011)
Fondacioni «Klinikat Orthodhokse të Ungjillëzimit» shton aktivitetin e saj me një godinë të re, e cila do shërbejë si qendër Diagnostike Okulistike dhe ORL. Qendra është e pajisur me aparatura moderne dhe teknologji të re. Garanton një diagnostikim me cilësi të lartë me mjekë të specializuar jashtë vendit. Për më tepër informacion mund të klikoni në kategoritë përkatëse (Okulistike, ORL) […]
Prezantim dinjitoz i botimeve Kishës në Panairin e XIV-të të Librit. (9 – 13 Nëntor 2011)
Nga 9– 13 nëntor 2011, në mjediset e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë, u mbajt edicioni i 14-të i panairit të librit “Tirana 2011”. Në këtë ngjarje të përvitshme morën pjesë rreth 90 ekspozues, kryesisht subjekte botuese shqiptare, por edhe universitete dhe shtëpi botuese nga jashtë vendit, të cilat për pesë ditë me radhë prezantuan tek lexuesit në stendat përkatëse autorë të ndryshëm vendas dhe […]
Nisën veprimtaritë katekiste në enoritë e Kryepiskopatës. (2011)
Zyra e Katekizmit e Kryepiskopatës së Shenjtë, me bekimin e Krepiskopit Anastas dhe me mbikëqyrjen baritore të Episkopit të Apolonisë, Hirësi Nikollës, filloi aktivitetin e katekizmit në sezonin e ri 2011-2012, në Tiranë, Elbasan, Librazhd, Peqin, Kavajë, Durrës dhe zonat përreth. Katekistët aktualisht punojnë në rreth 20 zona, duke takuar çdo javë 800 katikumenë të moshave të ndryshme, si të rinj ashtu edhe […]
Filloi viti i ri akademik në Universitetin “LOGOS”. (17 Tetor 2011)
Në datën 17 tetor Universiteti “Logos” nisi vitin e ri akademik, duke hapur dyert edhe për shumë studentë të rinj, të cilët do vazhdojnë rrugën e dijes. I hapur në vitin 2010, ky universitet është një dhuratë e Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit, studiues i shquar dhe i njohur në tërë botën, jo vetëm për komunitetin Orthodhoks, por për gjithë vendin. […]