Kremtohet e Diela e Orthodhoksisë. (Mars 2012)
Në javën e parë të Kreshmës së Madhe, Kisha Orthodhokse kremton triumfin e Orthodhoksisë. Në këtë të kremte, qindra besimtarë kryeqytetas morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore që u mbajt në kishën “Ungjillëzimi” në Tiranë, e kryesuar nga Fortlumturia e tij, Kryepiskopi Anastas. Mes shumë besimtarëve merrnin pjesë edhe shumë fëmijë e të rinj, të cilët ishin mbledhur këto ditë në Tiranë për një […]
20 vjet nga ringritja e arsimit kishtar U festua përvjetori i hapjes së Seminarit Orthodhoks (Shkurt 2012)
– Më 7 shkurt 1992 filloi mësimin kursi i parë për klerikë – Në këto dy dekada nuk janë të shumta janë ngjarjet që arrijnë të përmbledhin në vetvete mrekullinë e ringritjes së Kishës sonë pas dimrit ateist dhe njëkohësisht të dëshmojnë largpamësinë vizionare të Kryepiskopit Anastas, sa hapja e kësaj shkolle. Kur u mbyllën kishat, me gjithë kufizimet e përndjekjet, Kisha jonë […]
Dy episkopë të rinj në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. (23 Janar 2012)
Pas propozimit të Këshillit Kleriko-Laik, siç e përcakton Statuti i ri i Kishës sonë, të enjte, 19 janar 2012, në mbledhjen e tij Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjodhi dy episkopë të rinj titullarë. Me këto dy dorëzime Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përbëhet për herë të parë në historinë tij nga 8 anëtarë. […]
Festohet dita e Uji të Bekuar. (6 Janar 2012)
Qindra qytetarë morën pjesë në festimet e 6 janarit, në këtë ditë kur gjithë natyra shenjtërohet me Pagëzimin e Zotit Jisu Krisht. Brenda dhe jashtë saj, kisha “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë ishte mbushur me qindra besimtarë të ardhur në festën zotërore “të Dritave”, pavarësisht rreshjeve të dendura të shiut. Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, drejtoi i shoqëruar nga kleri, Liturgjinë Hyjnore dhe […]
Ceremonia tradicionale, ndahet keku i shën Vasilit. (Janar 2012)
Dhjetëra të rinj e të reja, nën organizimin e Atë Justinit, ishin përgatitur të organizonin më 15 janar një takim të veçantë për të ndarë kekun e shën Vasilit në shtëpinë e rinisë orthodhokse, në Tiranë. I ftuar special ishte Kryepiskopi Anastas, i cili bashkëbisedoi me të rinjtë, duke ndarë me ta disa momente të gëzueshme festive dhe mesazhe të rëndësishme për Vitin […]
Krishtlindjet 2012 në Mitropolinë e Gjirokastrës.
Atmosfera festive në qytetin e Gjirokastrës nisi të ndihej që prej datës 22 dhjetor ku i gjithë qyteti i gurtë ishte mbuluar nga dëbora. Ngrohtësinë e festave e sollën edhe fëmijët e vegjël të shkollës dhe kopshtit “Frymë Dashurie”, të cilët me rastin e festave kishin organizuar një program me këngë dhe vjersha. Edhe pse moti ishte i keq dhe rrugët ishin të […]
Krishtlindjet në Berat 2011.
Krishtlindjet në Berat “Perëndi është Ai që lindi, dhe Nëna e Tij e virgjër; ç’gjë tjetër më të madhe dhe të re dhe të parëdukur, pa krijesa?” Me shpresëtari mijëra besimtarë ortodoksë beratas pritën dhe përjetuan ngjarjen, e cila ndryshoi historinë e gjithë njerëzimit. Qyteti i Beratit i zbukuruar me drita të shumta, i shtoi edhe më tepër ngjyrat e kësaj […]
Festivali i 14-të Kombëtar i Rinisë Orthodhokse të Shqipërisë. (26 Dhjetor 2011)
Në datën 26 dhjetor 2011, u zhvillua në Tiranë Festivali i 14-të Kombëtar i Rinisë Orthodhokse të Shqipërisë, organizuar nga Zyra Qëndrore e Rinisë, nën kujdesin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Anastasit. Në këtë aktivitet morën pjesë 15 grupe rinore nga të katër dioqezat e vendit, të cilët prezantuan tek publiku këngë të krishtera, këngë popullore dhe valle tradicionale […]