“Protagonistët” zgjerojnë aktivitetin dhe cilësinë. (Tetor 2012)

Hapet për herë të parë klasa e 10-të, shkolla e mesme dhe grupi parashkollor    Shkolla “Protagonistët” në më shumë se 10 vjet veprimtari ka ardhur duke e rritur gjithmonë më shumë nivelin e mësimdhënies e të pajisjeve mësimore, por edhe ka ofruar mjaft risi. I tillë është edhe viti mësimor që sapo filloi. Përveç përmirësimit të bazës materiale, në ndihmë të mbi 300 nxënësve […]

Godinë e re bashkëkohore për shkollën “Frymë Dashurie”, Gjirokastër. (Tetor 2012)

    Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare shqiptaro-greke  “Frymë Dashurie” në Gjirokastër, në këtë fillim viti kishtar e shkollor patën një surprizë të këndshme godinë të re dhe moderne. Ishte një kontribut i ri i Kryepiskopit për Komunitetin Orthodhoks të qytetit, në sektorin e edukimit të brezit të ri, që ka qenë gjithmonë përparësi e Fortlumturisë së Tij.     Duke i bërë sfidë edhe gjendjes […]

90-vjetori i Kongresit të Beratit-Një përpjekje në rrugën e Autoqefalisë. (2012)

    Rruga e Autoqefalisë së Kishës sonë ka kaluar mes vështirësish, por ka qenë relativisht e shpejtë. Një përpjekje e parë ishte Kongresi i Beratit, që kremton 90-vjetorin këtë shtator, për t’u finalizuar me Tomosin Patriarkal që do ta njihte Autoqefalinë 15 vjet me vonë, më 1937. Ajo e nisi rrugëtimin pas pavarësisë, por filloi të marrë forma konkrete pas stabilizimit të saj, me Kongresin […]

U hap për herë të parë në Shqipëri Shkolla e Muzikës Bizantine. (1 Tetor 2012)

    Më 1 tetor 2012, me bekimin e financimin e Kryepiskopit  Anastas, u hap  për herë të parë pas shumë përpjekjesh dhe lutjesh shkolla e Muzikës Bizantine në kompleksin Thavor në Tiranë. Pjesë e stafit të shkollës është Arkimandrit Justin Anthimiadhi, z.Theodhor  Peci, njëkohësisht edhe drejtor i shkollës, z.Stefan Zhupa  dhe disa pedagogë të tjerë të muzikës bizantine. Në këtë hap të ri të arsimit […]

Filloi viti I ri akademik 2012-2013 në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”. (1 Tetor 2012)

    Filloi viti mësimor 2012-2013në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” me ambjente në manastirin e Shën Vlashit në Durrës. Dita e parë e një viti mësimor në këtë Akademi filloi me shërbesën e Ajazmës. Kjo shërbesë u kryesua nga Hirësi Nikolli Episkopi I Apollonisë, njëkohësisht drejtor I kësaj Akademie.     Merrnin pjesë në këtë shërbesë edhe Hirësi Asti, Episkopi I Bylisit, njëkohësisht pedagog në këtë […]

Kampe ditore dhe trajnim për mësuesit. (Shtator 2012)

Fryti i Shpirtit të Shenjtë     Por fryti i Shpirtit është dashuri, gëzim,paqe, zemërgjerësi, ëmbëlsi, mirësi, bësnikëri, butësi, v etëpërmbajtje. (Gal. 5:22)     Departamenti i Edukimit të Krishterë i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, nën drejtimin e znj. Anastasia Pamela Barsdale, (M.Div) organizoi tre kampe ditore; në Shën Vlash, në Rrushkull dhe në Durrës, si pjesë e programit të trajnimit për mësimdhënie për studentët e […]

Nisi mësimi në shkollat e Kishës sonë, për herë të parë hapet gjimnazi “Protagonistët” në Tiranë. (10 Shtator 2012)

    Në 10 shtator nisi dita e parë e shkollës me entuziazmin e nxënësve dhe mobilizimin e mësuesve. Sipas informacioneve që kemi marrë nga drejtuesit e këtyre shkollave mësuam se stafi ka punuar me përkushtim për përshtatjen me program bashkëkohor mësimdhënieje, ndërkohë që këtë vit do stimulohen edhe më shumë nxënësit për të qenë më krijues në të gjitha veprimtaritë, për të rritur edhe më […]

Festohet me madhështi “Lindja e Hyjlindëses” në manastirin e Ardenicës. (8 Shtator 2012)

    Manastiri i Ardenicës edhe këtë vit hapi dyert e tij për të mirëpritur me qindra njerëz nga fshatrat përreth, por edhe nga shumë qytete të vendit. Të shumtë ishin ata besimtarë që mbushën ambientet e manastirit në vigjilje të kësaj feste. Dëshironin të merrnin pjesë në agripninë që organizohet për çdo vit në këtë ditë të shënuar. Kjo gjë është një dhuratë fare […]

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live