Botohet për herë të parë në faksimile Katërungjillëshi i shek. X. (Kodiku i Korçës 93). (19 Dhjetor 2012)
Kodiku i Korçës 93 është pjesë e koleksionit prej 100 dorëshkrimesh bizantine dhe pasbizantine që sot ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës në Shqipëri. Kodiku i përket shek. X, është i shkruar në formë kryqi, një dukuri mjaft e rrallë në traditën e dorëshkrimeve bizantine dhe përbën një nga shembujt më të vjetër të kësaj kategoria në rang botëror. Shkrimi i përket tipit […]
Vlorë, Liturgji Hyjnore në Bestrovë. (13 Dhjetor 2012)
Më 13 Dhjetor Kisha jonë kremton Pesë Martirët, Eustratin, Auksendin, Eugjenin, Mardharin dhe Orestin. Në Zëvendësinë e Vlorës dhe pikërisht në fshatin Bestrovë ndodhet Kisha që mban emrin e Pesë Martirëve. Për të kremtuar me besimtarët këtë ditë të shenjtë erdhi edhe Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës Imzot Ignati i cili drejtoi edhe Liturgjinë Hyjnore të celebruar me këtë rast i ndihmuar edhe […]
Vlorë, koncert me Muzikë Bizantine. (9 Dhjetor 2012)
Në vazhdim të atmosferës së 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe në vigjilje të Krishtlindjeve dhe vitit të Ri 2013, besimtarët e Vlorës, pasditen e datës 9 dhjetor patën bekimin që të kenë mes tyre djemtë zë ëngjëllor të Korit Bizantin “Shën Joan Kukuzeli” të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ka vite që ky kor është ngritur dhe jep ndihmesën e tij në […]
Tiranë, Liturgji Hyjnore Sinodike me rastin e festës së 100-vjetorit të Pavarsisë. (28 Nëntor 2012)
Sipas traditës së Kishës Orthodhokse, për të përkujtuar ngjarjen e bekuar të çlirimit nga okupacioni 500-vjeçar dhe 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë, sot, më 28 Nëntor, u krye në Katedralen e Tiranës “Ngjallja e Krishtit” Liturgjia Hyjnore Arkihieratike festive. Në të bashkëmeshuan Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë. Duke iu drejtuar besimtarëve Kryepiskopi Anastas uroi […]
Festohet me madhështi 28 Nëntori në Vlorë. (28 Nëntor 2012)
Ditëlindja e Shtetit Shqiptar 28 nëntori. Si sot 100 vjet më parë plaku i Vlorës Ismail Qemal Bej Vlora bëri realitet ëndrën dhe përpjekjet e shumë shqiptarëve për të pasur një shtet të pavarur. Pikërisht në këtë ditë delegatët nga të gjitha trevat e Shqipërisë u mblodhën nën drejtimin e plakut të Vlorës, firmosën deklaratën e pavarësisë dhe ngritën flamurin kombëtar. Atë ditë […]
“Protagonistët”, koncert festiv me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë. (23 Nëntor 2012)
“Ti Shqipëri me ep nder me ep emrin shqipëtar”. Ishte kjo motoja e koncertit festiv të organizuar nga Shkolla Protagonistët, me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë dhe 10 vjetorit të hapjes së kësaj shkolle 9 vjeçare në Tiranë. Koncerti u organizua në Amfiteatër, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ditën e premte, dt. 23. 11. 2012. Merrnin pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe […]
Trajnim i Veçantë me Mësuesit Kosovarë dhe Shqiptarë. (2012)
Mësues kosovarë dhe shqiptarë u mblodhën së bashku për të ndarë eksperiencën e tyre dhe për të mësuar më tepër mbi mësimdhënien e fëmijëve. Tashmë është viti i katërt që mësues të shkollave 9-të vjeçare të Komunës së Malishevës vijnë në Shqipëri të marrin pjesë në një trajnim mbi mësimdhënien bashkëkohore të fëmijëve. Ky trajnim zhvillohet me bekimin dhe mbështetjen e Kryepiskopit Anastas. Këta […]
Sesion shkencor në Universitetin “LOGOS” (22 Nëntor 2012)
I gjithë komuniteti i krishterë orthodhoks në Shqipëri po jeton në atmosferën e 100 vjetorit të Pavarsisë. Në këtë kuadër Universiteti “LOGOS” në Tiranë organizoi një sesion shkencor, në respekt të patriotëve të shquar shqiptar që sollën një epokë të re për Kombin Shqiptar. Ngritja e flamurit Shqiptar, si simbol i lirisë dhe i pavarësisë tregon fitoren e pavarsisë kundër pushtimit të egër dhe […]