Nis viti i ri akademik i Akademisë Teologjike “ Ngjallja e Krishtit”. (7 Tetor 2013)
– 21 VJET AKADEMI TEOLOGJIKE – Akademia Teologjike, institucioni më i lartë arsimor i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ku përgatiten kuadrot klerikë dhe laikë, nisi më datën 7 tetor 2013, vitin e 21-të akademik. Ky institucion i themeluar dhe i financuar nga fondet e siguruara nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, që kur ishte Eksark Patriarkal, ishte jo vetëm i rëndësishëm, por më
Filloi viti i ri shkollor në shkollën e Muzikës bizantine. (1 Tetor 2013)
Për të dytin vit, në 1 tetor 2013, kur Kisha kremton tre shenjtorët e Artit Psaltik, shën Joan Kukuzelin nga Durrësi, shën Roman Melodin dhe shën Grigor Domestikun, Shkolla e Muzikës Bizantine hapi dyert me studentë të rinj. Fillimi i vitit mësimor nisi me praninë e gjithë mësuesve dhe studentëve të shkollës, me celebrimin e Shërbesës së Bekimit të Ujit që u
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë merr pjesë në festimet panagjirike panorthodhokse të 1700 vjetorit të shpalljes së Ediktit të Milanos organizuar nga Patriarkana e Serbisë. (5-7 Tetor 2013)
Patriarkana e Serbisë kulmoi festimet e saj për 1700 vjetorin e shpalljes së Ediktit të Milanos (313) me një seri festimesh panagjirike panorthodhokse në Beograd, në Nish dhe në Podgoricë nga dt. 5-7 tetor 2013. Merrnin pjesë Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e Tij Bartolomeu, Patriarku i Jerusalemit Fortlumturia e Tij z. Theofil, Patriarku i Moskës Fortlumturia e Tij z. Kirill, Kryepiskopi i Qipros Fortlumturia
Doli në qarkullim nr. i ri i gazetës “Ngjallja”- SHTATOR 2013
Doli në qarkullim nr. i ri i gazetës “Ngjallja”- SHTATOR 2013. Në këtë numër do të njiheni: – Skandal i trefishtë: Sakrilegji, fshehja e ekzistencës së qendrës së re kulturore moderne në Përmet, fyerjet dhe akuzat e pabaza – nga Kryepiskopi Prof. Dr. Anastasi (Yannoulatos). – Mashtrimi që dëshmon diskriminimin fetar. Bashkia e Përmetit e ka qendrën e saj kulturore polifunksionale. – Nderim për Anastas
Më ngadalë ju, z. Xhufi! – Nga Ikonom Spiro Katundi.(25 Shtator 2013)
– Replikë – Më ngadalë ju, z. Xhufi! Nga Ikonom Spiro Katundi Botuar në Gazeta Shqiptare, e mërkurë 25 shtator 2013. Ndonëse nuk e kisha përmendur emrin tuaj, ju u përgjigjët duke replikuar ndaj shkrimit tim. Megjithëse në replikën tuaj, nuk pashë ndonjë replikë të vërtetë, ndjehem i detyruar të përgjigjem. Të them të drejtën, jo për t’ju sqaruar juve, por
Denoncim publik për klimën e terrorit ndaj Komunitetit Orthodhoks në Përmet. (25 Shtator 2013)
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË MITROPOLIA E SHENJTË E GJIROKASTRËS Lagja 11 Janari – Gjirokastër, tel. (00355)84264266, fax. (00355)84263773 Denoncim publik për klimën e terrorit ndaj Komunitetit Orthodhoks në Përmet – Deklaratë e Përfaqësuesve Arkieratikë të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës Përfaqësuesit Arkieratikë të të gjitha Periferive Arkieratike të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës të mbledhur sot më 25 Shtator 2013, në veçanti i preokupoi
Projekti “Fuqizim dhe praktika institucionale përfshirëse për komunitetin egjiptian”. (Shtator 2013)
Zyra “Diakonia Agapes” e Kishës sonë, ka nisur zbatimin e projektit “Fuqizim dhe praktika institucionale përfshirëse për komunitetin egjiptian të Shushicës, Elbasan”, për të rritur integrimin dhe shkallën e përfshirjes së tyre sociale. Projekti do të realizohet me mbështetjen e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë. Ai do të zgjasë për një periudhë gjashtëmujore (1 korrik – 31 dhjetor, 2013). Projekti synon
Takim ndërkombëtar midis Kishave Orthodhokse dhe Evangjeliste në Manastirin e Shën Vlashit. (2 – 6 Shtator 2013)
Nga 2 deri më 6 shtator 2013, me ftesën dhe mundësitë e krijuara nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi, u mblodhën në Manastirin e Shën Vlashit, Durrës, drejtues klerikë dhe laikë të 46 kishave të krishtera, Orthodhokse dhe Evangjeliste, nga 20 vende të ndryshme. Ky takim ishte i pari konsultim ndërkombëtar i Nismës së Lozanës
