Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në panairin e qytetit të Elbasanit. (12-14 Mars 2013)
Kisha jonë Orthodhokse në Elbasan, nëpërmjet famullive të Shën Nikollës dhe Shën Athanasit, morën pjesë në panairin 3 ditor (12-14 mars 2013) të organizuar nga Bashkia e Elbasanit. Ky panair kishte si qëllim shpalosjen dhe paraqitjen e veprimtarive të organizmave sociale, edukues, kulturorë e tregtarë të Elbasanit. Me iniciativën dhe organizimin e Atë Heliodor Demirit dhe katekistit Armand Oga Kisha jonë u prezantua […]
Gazeta “Ngjallja”- SHKURT 2013.
Doli në qarkullim nr. i ri i gazetës “Ngjallja”- SHKURT 2013. Në këtë numër do të njiheni: – Dëmtohet kryqi i vendosur aty ku më parë ndodhej kisha orthodhokse, në Fikas të Elbasanit – nga klerikët dhe besimtarët orthodhoksë të Elbasanit. – Nuk kam dëgjuar për asnjë orthodhoks që të ketë shkruar ose të ketë sulmuar ndonjë komunitet fetar tjetër… – nga Kryepiskopi Anastas. […]
Njoftim për media – Dëmtohet Kryqi në fshatin Fikas të Elbasanit. (13 Shkurt 2013)
Ne, klerikët dhe besimtarët orthodhoksë të Elbasanit jemi duke ndjekur me shumë shqetësim dhe jemi të tronditur prej trysnisë që po ushtrohet në vijimësi ndaj komunitetit tonë orthodhoks dhe nuk mund të heshtim përballë kësaj gjendje që sa vjen e po rëndohet. Pas dëmtimit të afreskeve të Onufrit, në Kishën e Shën e Premtes, në Valësh të Shpatit të Elbasanit, para një muaji, […]
“Java e Martesës”, një veprimtari që përfshiu edhe Kishën tonë. (Shkurt 2013)
“Java e Martesës” është një lëvizje ndërkombëtare e krishterë e përhapur në 25 vende, duke përfshirë edhe vendin tonë. Rreth 2 milion njerëz, nga 20 vende të kontinentit, morën pjesë në aktivitetet e zhvilluara në kuadër të saj. Në këto veprimtari u përfshinë aktivisht edhe besimtarët orthodhoksë, për të afirmuar vlerat dhe rëndësinë e saj. Në Kishën tonë martesa është një nga shtatë misteret […]
Kryepiskopi Anastas – Mbi dorëheqjen e Papës Benedikti XVI. (12 Shkurt 2013)
Mbi dorëheqjen e Papës Benedikti XVI Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë + Anastasi Lajmi i dorëheqjes dhe i mungesës nga jeta publike i Shenjtërisë së Tij, Papës Benedikt XVI, paralajmëron një prani të re të tijën me dallueshmëri në jetën kishtare. Habinë e madhe që solli ky lajm e pasoi shprehja e respektit mbarëbotëror për një njeri dhe udhëheqës fetar të […]
Java e Martesës 7 – 14 Shkurt 2013.
Java e Martesës 7 – 14 Shkurt Martesa është thesar, ajo është në qendër të çdo kulture dhe çdo kombi. Martesat e forta janë themeli për familje të forta, dhe familje të forta janë shtyllat e një shoqërie të shëndetshme. Java e Martesës është një lëvizje ndërkombëtare në rritje, e përhapur në 25 vende duke përfshirë edhe Shqipërinë. Duke ditur rëndësinë e madhe të […]
Shpifje të ulëta e dashakeqe – Deklaratë e klerikëve orthodhoksë të Elbasanit. (5 Shkurt 2013)
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË Zëvendësia Lokale Elbasan Deklaratë e Klerikëve Orthodhoksë të Elbasanit Nikolla Marku nuk është prift, ai është një mashtrues i opinionit publik. Elbasan 5 shkurt 2013 Duke marrë shkas nga një emision televiziv i ditëve të fundit ku u shfaq qytetari Nikolla Marku si “prift” i qytetit të Elbasanit, ne klerikët kanonikë dhe besimtarët e këtij qyteti […]
Episkopi i Krujes, Hiresi Andoni ne emisionin “Natën vonë” të znj. Jonida Shehu, dt. 30.1.2013, në RTV ORA NEWS, komenton rreth temës së blasfemisë dhe ndjeshmërisë fetare në panelin e ketij emisioni.
Episkopi i Krujes, Hiresi Andoni ne emisionin “Natën vonë” të znj. Jonida Shehu, dt. 30.1.2013, në RTV ORA NEWS, komenton rreth temës së blasfemisë dhe ndjeshmërisë fetare në panelin e ketij emisioni.