15 Vjet nga fronëzimi i Atit dhe Kryebariut tonë, Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësisë së tij Ignatit. (18 Korrik 2013)
18 Korrik 1998 – 18 Korrik 2013 15 Vjet nga fronëzimi i Atit dhe Kryebariut tonë, Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësisë së tij Ignatit. PËR SHUMË VJET O KRYEZOT!
Kremtohet 15-vjetori i dorëzimit dhe Fronëzimit të Hirësi Joanit. (21 Korrik 2013)
Më 20 korrik 1998, në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, u krye dorëzimi në gradën episkopale të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joanit, nga Kryepiskopi Anastas dhe dy Mitropolitët përfaqësues të Patriarkanës Ekumenike. Bashkë me Hirësi Ignatin dhe Hirësi Kozmain ata plotësuan të parin Sinod të Shenjtë të Kishës sonë pas persekutimit ateist. Fronëzimi i Hirësisë së Tij Joanit u krye […]
Aftësim profesional për ofrimin e shërbimit cilësor shëndetësor. (Korrik 2013)
Gjatë muajit korrik 2013, personeli shëndetësor i komunës Shushicë në Elbasan mori pjesë në trajnimin me temë “Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës”, i organizuar nga Diakonia Agapes (zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë), në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave”. Me mbështetjen financiare të Bread for the World – Gjermani, bashkëpunimin e komunës Shushicë dhe i […]
Professional capability for the offering of a qualitative health service. (July 2013)
During the month of July 2013, the health care staff of the Municipality of Shushica in Elbasan, participated in a training with the theme: “The Prevention of Cervical Cancer”, organized by Diakonia Agapes (the social services office of development and emergences of the Orthodox Autocephalous Church of Albania), part of the project, “Strengthening of the Women”. With the financial support of “Bread for the […]
Po zhvillohen kampingjet orthodhokse. (Korrik 2013)
Si çdo vit, kampingjet orthodhokse për djem e vajza kanë zhvilluar rregullisht aktivitetin e tyre. Ato zhvillohen me bekimin dhe fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas dhe tashmë janë kthyer në një traditë shumëvjeçare. Kampingu për djem ndodhet në natyrën e mrekullueshme të Manastirit Fjetja e Hyjlindëses, në ishullin perlë të Zvërnecit, Vlorë, dhe i vajzave në mjediset plot gjelbërim të manastirit të Shën […]
Festohet Shën Prokopi mbrojtësi i Tiranës. (8 Korrik 2013)
Kisha e Shën Prokopit në Tiranë kishte panair në përkujtim të Shën Prokopit, mbrojtësit të Tiranës. Me këtë rast u mblodhën klerikë dhe besimtarë të shumtë, për të kremtuar së bashku Shën Prokopin. Në orën 19:00 së ditës së dielë, më 7 korrik, filloi shërbesa e Mbrëmësores së Madhe të shenjtit. Kjo shërbesë u kryesua nga Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti. Predikimin para […]
Tingëllimi i kambanave, një e veçantë e re në Kombinat. (30 Qershor 2013)
Të dielën, më 30 qershor, në lagjen Kombinat – Tiranë, ranë kambanat e Kishës së re Orthodhokse, për të njoftuar ditën e Gjithëshenjtorëve, emër të cilin e mban kjo kishë. Kisha ndodhet pranë Kompleksit të Punishteve të Kishës Orthodhokse “Nazaret”. Aty u zhvillua Liturgjia Hyjnore, që ngjalli mbresa të veçanta. Besimtarët e ardhur morën pjesë në shërbesën e kryer nga atë Emanuel Lusha, […]
Rigjallërimi i tempujve orthodhoks në Shqipëri. (27 Qershor 2013)
Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” më 24 Qershor 2013 u kremtua një festë dyfisht, e gëzueshme dhe e veçantë, për të gjithë besimtarët orthodhoksë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, pasi në këtë ditë mbushet një vit, nga funksionimi liturgjikal i Katedrales së shenjtë “Ngjallja e Krishtit”. Po më 24 Qershor, por të vitit 1992, Sinodi i Shenjtë i Patriakanës Ekumenike zgjodhi unanimisht si Kryepiskop […]