Mësuesit kosovarë dhe shqiptarë marrin pjesë në trajnimin me temë: “Teoria e inteligjencave të shumëfishta dhe aplikimi i saj në mësimdhënie dhe mësim-marrje”.(8-10 Nëntor 2013)
Vazhdon bashkëpunimi midis të rinjve orthodhoksë shqiptarë dhe të rinjve kosovarë. Ky bashkëpunim vazhdon duke ndjekur një traditë të veçantë përgjatë viteve në vijim, që pas vitit 1999 kur erdhën në Shqipëri, ku Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ngriti një program të gjerë humanitar, duke pritur dhe ndihmuar 33 000 kosovarë dhe duke ngritur 2 kampe pritjeje. Përveç kampeve me natyrë edukative […]
Persekutorë komunistë të besimit fetar pranojnë fajin. (Nëntor 2013)
– Persekutorët komunistë të besimit fetar pranojnë fajin – Nga Pirro Prifti (Marrë me shkurtime, botuar ne shtypin e shkruar dhe në internet) Z. Apostol Kotani, një komunist–ateist, i cili ka qenë vendimmarrës në rrëmbimin e kishës dhe pronës së Shën Marisë në Përmet, në vitet 1960, e pranon vetë në një shkrim të botuar në revistën elektronike Drini, se si […]
Studentët e Akademisë Teologjike drejtojnë aktivitetet e fëmijëve në enoritë e Kryepiskopatës së Tiranës. (Nëntor 2013)
Gjatë korrikut dhe në vazhdim, në dy javët e para të shtatorit, në enoritë e Kryepiskopatës në Tiranë u zhvilluan pesë kampe ditore (në Shtërmen, Shën Vlash, Rrushkull, Durrës dhe Kavajë). Tema e tyre e përbashkët ishte “Udhëtimi im në Mbretërinë e Perëndisë”, duke synuar të shpjegohej se si është Mbretëria e Perëndisë nga vizioni dhe profecia e Isaias në Dhjatën e Vjetër dhe […]
U krijua Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. (12 Tetor 2013)
Më 12 tetor, u mbajt takimi i parë zyrtar i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë të Kishës sonë. Në të morën pjesë intelektualë nga Kryepiskopata dhe përfaqësues nga mitropolitë. Mori pjesë edhe Kryepiskopi Anastas, anëtarë të Sinodit të Shenjtë etj. Ai u zhvillua në sallën pranë kishës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë. Takimi u hap me lutje dhe më pas foli Kryepiskopi Anastas, i […]
Presidenti i Greqisë z.Karolos Papulias vizitoi Kryepiskopin Anastas. (3 Nëntor 2013)
Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë, 3 nëntor 2013, Presidenti i Greqisë, Z. Karolos Papulias vizitoi pasdite Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij Anastasi. Pritja u organizua në selinë e Sinodit të Shenjtë. Në sallën e pritjeve u shkëmbyen fjalët e rastit, ku Kryepiskopi Anastas bëri një ekspoze të përparimit e zhvillimit […]
Doli në qarkullim nr. i ri i gazetës “Ngjallja”- TETOR 2013
Doli në qarkullim nr. i ri i gazetës “Ngjallja”- TETOR 2013. Në këtë numër do të njiheni: – Rrëzimi i nje sërë akuzave shpifëse – nga Kryepiskopi † Prof. Dr. Anastasi – Një hap në rrugën për të kthyer në kisha ikonat e grabitura – Korresp. i “Ngjallja” – Filloi viti i dytë mësimor në Shkollën e Muzikës Bizantine – Përpjekje të vazhdueshme […]
Fillojnë me shumë gëzim aktivitetet në qendrat orthodhokse të fëmijëve. (Tetor 2013)
Bashkë me nisjen e vitit shkollor filloi edhe aktiviteti i përjavshëm në qendrat e fëmijëve të Kishës sonë. Fëmijë të moshës 6 – 13 vjeç, kanë mundësinë që të jenë pjesë e programit, i cili sivjet ka temën “Unë jam qytetar i Mbretërisë së Perëndisë”. Në Tiranë funksionojnë 5 qendra të tilla, që janë: në kompleksin e Katedrales së Re “Ngjallja e Krishtit”, në […]
Përpjekje të vazhdueshme në famullinë e Shën Athanasit në Elbasan. (Tetor 2013)
Në vazhdën e përpjekjes shpirtërore Perëndia dërgon gëzim në kishën tonë. Famullisë sonë iu shtua një kopsht për fëmijë, si një strehëz e ngrohtë për këtë enori. Krahas kësaj kanë filluar takime me gratë, fëmijët, vizita në vende të shenjta, si dhe vizita baritore në familjet. Në vazhdën e takimeve, bisedat, njohja me vendet e shenjta, të vizituara nga grupi i grave […]