Doli në qarkullim libri “Pjesë të zgjedhura nga kryeveprat e Shën Joan Gojartit”. (Nëntor 2013)
Doli në qarkullim botimi më i ri i Kishës sonë “Pjesë të zgjedhura nga kryeveprat e Shën Joan Gojartit”, shqipëruar nga prof. S. Papahristo, përgatitur për shtyp nga z. Gaqo Bushaka. Shën Joan Gojarti, ky hierark i madh i Kishës sonë (shek. IV), “është nga ata yjet e mëdhenj që shkëlqejnë pa pushim në qiellin shpirtëror e që lëshojnë një shkëlqim […]
Asambleja e 9-të Botërorë: “Fetë për paqen” – Kryepiskopi Anastas u rizgjodh President Nderi. (22 Nëntor 2013)
– “Fetë për Paqen” është organizata më e madhe ndërfetare e botës, ku marrin pjesë të gjitha komunitetet më të mëdha fetare dhe ka si synim promovimin dhe arritjen e paqes – Nga 20-22 nëntor, në Vjenë, Austri u mblodh Asambleja e 9-të botërore e organizatës Fetë për Paqen. Aty moren pjesë 600 liderë fetarë, në përfaqësim të traditave fetare tradicionale nga çdo rajon […]
Mobilizimi i të rinjve orthodhoksë me moton “Mjedisi, shtëpia jonë e përbashkët”. (15 – 16 Nëntor 2013)
Në kuadrin e kontributit të Rinisë Orthodhokse të Shqipërisë në jetën komunitare, u zhvillua në datat 15-16 nëntor 2013, në sallën e rinisë në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, trajnimi me temë “Mjedisi, shtëpia jonë e përbashkët”. Ky trajnim u organizua në bashkëpunim me Zyrën Sociale “Diakonia Agapes” të Kishës Orthodhokse. Në të morën pjesë të rinj, katekistë, koordinatorë dhe drejtues të […]
Vjenë – Filloi punimet Asambleja e 9-të Botërorë e “Fetë për paqen”. (20 – 22 Nëntor 2013)
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Zyra e shtypit Vjenë – Filloi punimet Asambleja e 9-të Botërorë e “Fetë për paqen” Liderët fetarë botërorë “Mirëpresin tjetrin” – “Fetë për Paqen” është organizata më e madhe ndërfetare e botës, ku marrin pjesë të gjitha komunitetet më të mëdha fetare dhe ka si synim promovimin dhe arritjen e paqes – Nga 20-22 nëntor, në […]
U zhvillua Asambleja e 10 e WCC në Busan.(30 Tetor-8 Nëntor 2013)
Në datat 30 Tetor-8 Nëntor 2013, u zhvillua Asambleja e 10 e WCC. Këtë herë asambleja e përgjithshme ishte caktuar të bëhej në qytetin Busan të Koresë së Jugut. Tema e kësaj asambleje ishte “Zot i jetës, na drejto në drejtësi edhe paqe.” Punimet e asamblesë bazoheshin pra në këto koncepte të drejtësisë dhe të paqes. Besoj se një arsye e rëndësishme […]
KNFSH – Kunder ardhjes se armeve kimike ne Shqiperi! (14 Nëntor 2013)
Tiranë, më 14 nëntor 2013 DEKLARATË PËR SHTYP Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, (Komuniteti Musliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike e Shqipërisë dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane) si dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, jemi duke ndjekur me shumë shqetësim zhvillimet e fundit politike dhe shoqërore, të cilat po marrin një karakter gjithnjë e më popullor, në lidhje me […]
Mësuesit kosovarë dhe shqiptarë marrin pjesë në trajnimin me temë: “Teoria e inteligjencave të shumëfishta dhe aplikimi i saj në mësimdhënie dhe mësim-marrje”.(8-10 Nëntor 2013)
Vazhdon bashkëpunimi midis të rinjve orthodhoksë shqiptarë dhe të rinjve kosovarë. Ky bashkëpunim vazhdon duke ndjekur një traditë të veçantë përgjatë viteve në vijim, që pas vitit 1999 kur erdhën në Shqipëri, ku Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ngriti një program të gjerë humanitar, duke pritur dhe ndihmuar 33 000 kosovarë dhe duke ngritur 2 kampe pritjeje. Përveç kampeve me natyrë edukative […]
Persekutorë komunistë të besimit fetar pranojnë fajin. (Nëntor 2013)
– Persekutorët komunistë të besimit fetar pranojnë fajin – Nga Pirro Prifti (Marrë me shkurtime, botuar ne shtypin e shkruar dhe në internet) Z. Apostol Kotani, një komunist–ateist, i cili ka qenë vendimmarrës në rrëmbimin e kishës dhe pronës së Shën Marisë në Përmet, në vitet 1960, e pranon vetë në një shkrim të botuar në revistën elektronike Drini, se si […]