Kremtimi i së Premtes së Madhe në vend – 18 04 2014
Në mbarë vendin u kremtuae Premtja e Madhe dhe e Shenjtë, në të cilën përkujtojmë Varrimin e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht dhe Zbritjen e Tij në Hadh ku u predikoi shpirtrave të të gjithë të vdekurve. Ndonëse binte shi, shumë besimtarë morën pjesë me devotshmëri në shërbesat adhuruese dhe në procesionin e Epitafit. Shikoni albumin fotografik. * […]
Kisha Ortodokse nuk mund tё pёrdoret pёr tё justifikuar ideologjitё e epokave – Kundërpërgjigje z. Pëllumb Xhufit. (16 Prill 2014)
Botuar në gazetën “Mapo”, 16 prill 2014 Sa herё qё tё krishterёt ortodoksё pёrgatiten tё kremtojnё ngjarje tё shenjta tё besimit tё tyre, persona tё ndryshёm guxojnё tё helmojnё mendjet me dezinformimet e tyre kundra Kishёs Ortodokse, nёpёrmjet shkrimeve nё median e shkruar dhe elektronike. Qëndrimet e tyre ndaj Kishёs Ortodokse Autoqefale tё Shqipёrisё (KOASH), shpeshherë janё shoqёruar, jo vetёm me njohuri […]
Radio “Ngjallja” transmeton drejtpërdrejt shërbesat e Javës së Madhe që kryhen në Tiranë. (16 Prill 2014)
Kisha jonë bën të mundur transmetimin drejtpërdrejt të shërbesave të Javës së Madhe që kryhen në Tiranë, me anë të valëve të Radio “Ngjallja”, për të gjithë ata që nuk munden dot të vijnë për t’u lutur sëbashku në shërbesat e këtyre ditëve sipas programit që kemi afishuar. Ndiqeni në aparatet radiofonike në FM 88.5, dhe në internet në këtë faqe si edhe […]
Radio
Our church gives direct transmission of Holy Week Services performed in Tirana, via the waves of the Radio “Ngjallja”, for all those who can not come to pray together in these services in Holy Week based on the program that have been posted. You can listen to FM 88.5 Mhz, online at this site, and in this link http://www.ustream.tv/channel/radio-ngjallja-online These services […]
Doli në qarkullim libri liturgjik “Java e Madhe e Shenjtë”. (Prill 2014)
Këto ditë doli në qarkullim libri liturgjik “Java e Madhe e Shenjtë”. Libri përmban të gjithë shërbesat adhuruese të Kishës Orthodhokse që kryhen gjatë Javës së Madhe e të Shenjtë të Pashkës. Ky është ribotim i librit me të njëjtin emër botuar nga Kisha jonë në vitin 2009. Në këtë botim janë shfrytëzuar gjerësisht përkthimet dhe përshtatjet në gjuhën shqipe të Imzot […]
Në vigjilje të Javës së Madhe. (Prill 2014)
Në vigjilje të Javës së Madhe, Kisha jonë kremtoi Ngjalljen e Shën Llazarit edhe Hyrjen e Krishtit në Jerusalem. Ditën e kremtimit të Ngjalljes së Shën Llazarit, në Kishën e “Ungjillëzimit” në Tiranë, Kryepiskopi Anastas dorëzoi në gradën priftërore të dhjakonit, Spiro Topanxhën, i diplomuar në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash, që punon prej mjaft vitesh si katekist në Tiranë. […]
NJOFTIM: Komentet e Z. Fatos Klosi janë të papërgjegjshme, fyese dhe çorientuese. (9 Prill 2014)
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Sinodi i Shenjtë NJOFTIM Komentet e z. Fatos Klosi janë të papërgjegjshme, fyese dhe çorientuese Në intervistën e z. Fatos Klosi në gazetën “Illyria” të ShBA, më 31 mars 2014, që u ribotua edhe në gazetat “Panorama” e “Tema” (1 prill 2014) etj., dhe në disa faqe elektronike, duke iu përgjigjur pyetjes tendencioze të gazetarit […]