U krye Shenjtërimi i kishës së hirshme të Dyzetë Shenjtorëve Martirë në Aliko, Sarandë. (15 Gusht 2014)
“…KISHAT E HIRSHME NA KUJTOJNË PANDËRPRERJE PRANINË E PERËNDISË DHE DETYRAT TONA NDAJ BESIMIT…” Qindra besimtarë tejmbushën kishën e hirshme të Dyzetë Shenjtorëve Martirë në Aliko, fshat ky në zonën e Vurgut, për të marrë pjesë në veprimtaritë adhuruese për Fjetjen e Tërëshenjtës Mari. Në gjirin e tyre ishte Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, i […]
Komunitetet Fetare të Shqipërisë dënojnë terrorrizmin e ISIS në Irak. (10 Gusht 2014)
DEKLARATË PËR SHTYP Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dhe antarët e tij (Komuniteti Musliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike e Shqipërisë dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane) mbështetur dhe nga Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, po ndjekin me shqetësim situatën që po ndodh këto ditë në Lindjen e Mesme, në mënyrë të veçantë përndjekjen kriminale që terroristët e ISIS në Irak po […]
U zhvilluan kampet kombëtare të djemve. (28 Qershor – 28 Korrik 2014)
Edhe këtë vit vazhdoi tradita e bukur e Kishës sonë, e nisur 15 vjet më parë, e organizimit të kampeve verore për fëmijë, për djem dhe vajza, ndarë në tri grupmosha, të cilat u zhvilluan nga data 28 qershor – 28 korrik 2014. Në kampin e djemve morëm pjesë 230 kampistë nga të katër mitropolitë e vendit dhe 50 të rinj si organizatorë […]
U zhvilluan kampet kombëtare të vajzave. (28 Qershor – 28 Korrik 2014)
“Zoti është bashkë me ne, edhe ne të jemi me Zotin.” Tradita shumëvjeçare e Kishës Orthodhokse në përkushtimin për edukimin e brezit të ri me mësimet e Jisu Krishit dhe të jetuarit e jetës sipas Tij vazhdoi këtë vit me organizimin e Kampit Veror për Vajza në Manastirin e Hirshëm të “Shën Joan Vladimirit” pranë Elbasanit. Përkujdesja e veçantë e Kishës Orthodhokse dhe […]
Kryepiskopi Anastas drejtoi Liturgjinë Hyjnore në qytetin e Korçës. (3 Gusht 2014)
Vizitat e Kryepiskopit Anastas në Mitropolinë e Korçës kanë qenë gjithmonë të rrethuara nga një dashuri dhe ngrohtësi e veçantë. Duke nisur që nga pritja në kufijtë e Mitropolisë, pranë Linit, nga mjaft makina me klerikë e besimtarë e deri tek dashuria dhe kujdesi i veçantë në çdo meshim, vizitë apo veprimtari. Edhe më të veçantë këtë vizitë të Fortlumturisë së Tij e bënte […]
Shenjtërohet katedralja “Ngjallja e Krishtit”, Pogradec, (2 Gusht 2014).
Sot në Pogradec kishte një atmosferë festive, për orthodhoksët por edhe për komunitetin më të gjerë: Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi, së bashku me Mitropolitin e Korçës Imzot Joanin dhe Episkopin e Amantias Imzot Nathanailin, kreu ceremoninë e Shenjtërimit të Kishës së bukur të Ngjalljes së Zotit Jisu Krisht, në qendër të qytetit. Ishin me qindra besimtarët nga […]
Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Korrik 2014.
Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Korrik 2014. Në këtë numër do të lexoni: – U shenjtërua kisha “Lindja e Krishtit” në Shkodër. – Kthim në familjen tonë. – Durrës – Kremtohet Shën Asti në kishën që mban emrin e shenjtorit. – Tiranë – Kremtohet Shën Prokopi, mbrojtësi i kryeqytetit. – E vërteta për Shën Kozmain – klerikë dhe intelektualë të Beratit […]
Diakonia Agapes vazhdon trajnimet dhe nismat e reja në zona të ndryshme të vendit. (Korrik 2014)
Diakonia Agapes (Shërbimi i Dashurisë), zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, vazhdon trajnimet dhe nismat e reja në zona të ndryshme të vendit. Vetëm muajt e fundit ajo ka ofruar trajnime të vazhdueshme për personelin shëndetësor të zonave rurale dhe ka ndërmarrë nisma të reja për bletërritjen, si një përpjekje për fuqizimin e ekonomive familjare në komunën e Gjinarit. […]