– 03 Dhjetor – Profeti Sofonia. Dëshmorët Agapi e Selefki. Dëshmor Gliqeri. Dëshmor i ri Angjeli.
- Profeti Sofonia - Sofonia, bir i Kushit nga fisi i Simeonit, është i nënti në rendin e profetëve më të vegjël. Ai jetoi në Jerusalem në fillimet e mbretërimit të Josias (640-609 para Krishtit), para se mbreti të fillonte veprën e tij për shkatërrimin e idhujtarisë në mbretërinë e Judesë dhe rivendosjen e lavdërimit të Perëndisë. Judea, pas pushtimit asirian të Senakeribit (700), kishte