Shenjtorët e ditës

12:00 am 01, 2021

Oshënarët dëshmorë në Sina e Raitho. Oshënare Nina (Nino) në Gjeorgji. Oshënar Sava në Serbi.

By |2021-01-07T12:14:11+01:0014 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënarët dëshmorë në Sina e Raitho. Oshënare Nina (Nino) në Gjeorgji. Oshënar Sava në Serbi. Janë të Mbyllura

- Oshënare Nina (Nino) - Lindi në Kapadoki dhe ishte bija e vetme e gjeneralit Zabulon, i afërt i martirit të madh, Gjergjit. Jetoi në kohën e sundimit të shën Konstandinit të Madh. U rrit me dashurinë për Perëndinë dhe zbatimin e Shkrimeve të Shenjta. U kap rob nga ivirët (emri i vjetër i gjeorgjianëve), të cilët e morën në vendin e tyre, mes kufijve

12:00 am 01, 2021

Dëshmorët Ermili, Stratoniku. Oshënar Maksim Kafsokaliviti. Oshënar Jakovi i Nisivës.

By |2021-01-06T23:18:40+01:0013 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmorët Ermili, Stratoniku. Oshënar Maksim Kafsokaliviti. Oshënar Jakovi i Nisivës. Janë të Mbyllura

- Dëshmorët Ermili, Stratoniku - Shën Ermili ishte dhjak në Singidunum (Beograd), në kohën kur mbretëronte perandori Licinius (324). U denoncua nga paganët dhe i priti me gëzim e me padurim ushtarët që erdhën ta arrestonin. E çuan në amfiteatër, ku u tall me adhurimin e pamend të idhujve, për këtë arsye ia shqyen fytyrën. E futën në burg, ku e vizitoi një engjëll, i

12:00 am 01, 2021

Dëshmorët Tatjana, dhjakone; Efthasia, Mertiu. Oshënar Ilia, çudibërës. Provi i Veronës.

By |2021-01-06T23:07:09+01:0012 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmorët Tatjana, dhjakone; Efthasia, Mertiu. Oshënar Ilia, çudibërës. Provi i Veronës. Janë të Mbyllura

- Dëshmore Tatjana, dhjakone - Shën Tatjana ishte bija e një romaku të pasur e me influencë, i cili kishte qenë 3 herë konsull. U bë dhjakone e Kishës së Romës, dhe u denoncua si e krishterë në kohën e sundimit të perandorit Aleksandër Seviri (222-235). E nxorën para sovranit, rrëfeu me trimëri Emrin e Krishtit dhe, kur e shpunë në tempull, i rrëzoi përtokë

12:00 am 01, 2021

Oshënar Theodhos Kinovjarku. Oshënar Vitali në Gaza. Oshënare Etenia.

By |2021-01-06T21:46:28+01:0011 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Theodhos Kinovjarku. Oshënar Vitali në Gaza. Oshënare Etenia. Janë të Mbyllura

- Oshënar Theodhos Kinovjarku - Shën Theodhosi, kryetar dhe udhëheqës i kinovitëve (murgjërit që jetojnë në komunitet) në Palestinë dhe një yll i shkëlqyer për përjetësinë në qiellin shpirtëror, lindi rreth vitit 423 në fshatin Garisos, nga prindër besimtarë dhe që e kishin frikë Perëndinë, të cilët i transmetuan të birit dashurinë për virtytet e shenjta dhe zbatimin e Shkrimit të Shenjtë. Që në moshë

12:00 am 01, 2021

Oshënar Grigori i Nisës. Oshënar Dometiani i Melitinës. Theosevia, dhjakone.

By |2021-01-06T21:41:01+01:0010 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Grigori i Nisës. Oshënar Dometiani i Melitinës. Theosevia, dhjakone. Janë të Mbyllura

- Oshënar Grigori i Nisës - Ishte fëmija i katërt i shën Vasilit dhe i shën Emelisë, dhe vëllai i vogël i shën Makrinës (19 korrik) dhe i shën Vasilit të Madh (1 janar). Lindi rreth vitit 331 në Qesari të Kapadokisë. U rrit në klimë të favorshme për virtytin dhe përkushtimin, dhe nuk shkoi, si shën Vasili, në qendrat e mëdha të kulturës helene

12:00 am 01, 2021

Dëshmor Poliefkti. Oshënar Efstrati, çudibërës. Dëshmoret Andonina, Domna. Filipi, mitropolit i Moskës.

By |2021-12-12T21:42:10+01:009 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor Poliefkti. Oshënar Efstrati, çudibërës. Dëshmoret Andonina, Domna. Filipi, mitropolit i Moskës. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Poliefkti - Në fillim të persekutimit të Decit (249-251), Poliefkti dhe Niarku, dy oficerë me origjinë greke, të legjionit të dymbëdhjetë romak, në atë kohë me vendqëndrim Melitinën në Armeni, kishin miqësi të ngushtë. Niarku ishte bërë i krishterë, ndërsa Poliefkti jepej pas idhujve, megjithëse ishte shumë i virtytshëm. Kur u publikua edikti i parë i persekutimeve, i cili i detyronte gjithë ushtarakët

12:00 am 01, 2021

Oshënarët Gjergj Hozeviti, Agathoni. Oshënare Domnika. Alberti i Kashelit. Dëshmor Abo në Gjeorgji.

By |2020-12-28T22:17:03+01:008 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënarët Gjergj Hozeviti, Agathoni. Oshënare Domnika. Alberti i Kashelit. Dëshmor Abo në Gjeorgji. Janë të Mbyllura

- Oshënar Gjergj Hozeviti - Ati ynë i shenjtë Gjergji lindi në mes të shekullit të 6-të, në gji të një familjeje të devotshme qipriote. Pas vdekjes së prindërve, dëshironte të përqafonte jetën asketike dhe, për t’i shpëtuar një martese të imponuar, të përgatitur nga ungji, që e kishte tutor, u largua për në Vendet e Shenjta, për të takuar vëllanë e tij të madh,

12:00 am 01, 2021

Mbledhja për Joan Pagëzorin, Pararendësin. Dëshmor i ri Athanasi në Izmir.

By |2020-12-27T23:56:32+01:007 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Mbledhja për Joan Pagëzorin, Pararendësin. Dëshmor i ri Athanasi në Izmir. Janë të Mbyllura

- Mbledhja për Joan Pagëzorin, Pararendësin - Ashtu siç e ka zakon, pas disa festave të mëdha të Zotit dhe të Hyjlindëses, në ditën e dytë të Theofanisë Kisha nderon shën Joan Pararendësin, të cilin e lavdëron si më të madhin ndër profetët, më të lartin ndër bijtë e grave, zërin e Fjalës, lajmëtarin e Hirit, dallëndyshen lajmëtare të pranverës shpirtërore, pishtarin dhe kandilin e

12:00 am 01, 2021

Shfaqja e Perëndisë (Theofania), Pagëzimi i Zotit tonë Jisu Krisht, Bekimi i ujërave.

By |2020-12-27T23:48:00+01:006 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Shfaqja e Perëndisë (Theofania), Pagëzimi i Zotit tonë Jisu Krisht, Bekimi i ujërave. Janë të Mbyllura

- Shfaqja e Perëndisë (Theofania), Pagëzimi i Zotit tonë Jisu Krisht, Bekimi i ujërave -   Në fund të 30 viteve të një jete të fshehur, gjatë të cilave, duke kaluar nëpër të gjitha stadet e jetës së një njeriu të zakonshëm, Zoti ynë Jisu Krisht tregoi me sjelljen e Tij shembullin e përulësisë, të bindjes ndaj prindërve dhe të nënshtrimit ndaj Ligjit. Ai e

12:00 am 01, 2021

Vigjilja e Theofanisë. Dëshmorët Theopemti, Theonai. Oshënare Singlitikia.

By |2020-12-27T23:36:38+01:005 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Vigjilja e Theofanisë. Dëshmorët Theopemti, Theonai. Oshënare Singlitikia. Janë të Mbyllura

- Dëshmorët Theopemti, Theonai - Martiri i shenjtë Theopempti ishte episkop në kohën kur perandori Dioklecian shpalli persekutimin e tmerrshëm kundër të krishterëve. Pasi rrëfeu trimërisht besën e tij, u arrestua dhe u nxor para perandorit dhe nuk pati frikë të qortonte pabesinë e tij mizore. E hodhën në furrë të ndezur, por Hiri i Perëndisë e ruajti shëndoshë e mirë. I nxorën njërin sy

Go to Top