Shenjtorët e ditës

12:00 am 02, 2021

Oshënar Simeon Hyjpritësi, Profetesha Ana. Oshënar Nikolla i Japonisë. Dëshmor Vlashi, bariu.

By |2021-01-23T22:30:34+01:003 Shkurt, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Simeon Hyjpritësi, Profetesha Ana. Oshënar Nikolla i Japonisë. Dëshmor Vlashi, bariu. Janë të Mbyllura

- Oshënar Simeon Hyjpritësi, Profetesha Ana -   Një traditë e hershme thotë se Simeoni i shenjtë dhe i drejtë, që erdhi nga Egjipti, ishte një prej 70 judenjve të mësuar në ditët e faraonit Ptoleme Filadelfit (285-246 para Krishtit), që kishin marrë përsipër të përkthenin Dhiatën e Vjetër në greqisht. Simeonit i ishte ngarkuar të përkthente librin e profetit Isaia. Kur mbërriti në vargun

12:00 am 02, 2021

Paraqitja e Zotit tonë Jisu Krisht në Tempull (Ipapandia). Dëshmor i ri Jordani i Trebizondës.

By |2021-01-23T22:24:32+01:002 Shkurt, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Paraqitja e Zotit tonë Jisu Krisht në Tempull (Ipapandia). Dëshmor i ri Jordani i Trebizondës. Janë të Mbyllura

- Paraqitja e Zotit tonë Jisu Krisht në Tempull (Ipapandia) -   Kur u mbushën dyzet ditë, të cilat ishin të caktuara nga ligji i Moisiut për pastrimin e nënës së një fëmije të porsalindur, e Tërëshenjta, Nëna e Perëndisë, dhe shën Josifi, sollën Fëmijën Jisu në Jerusalem, për ta paraqitur në Tempull. Sepse çdo i parëlindur, që i takonte Perëndisë, duhet t’i përkushtohej Atij

12:00 am 02, 2021

Dëshmor Trifoni. Dëshmorët Perpetua, Felicitati etj. Oshënare Brixhida në Irlandë. Oshënar Petro në Galati.

By |2021-01-23T22:04:08+01:001 Shkurt, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor Trifoni. Dëshmorët Perpetua, Felicitati etj. Oshënare Brixhida në Irlandë. Oshënar Petro në Galati. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Trifoni - Ky martir i lavdëruar i Krishtit lindi në Lampsaka të Frigjisë. Që në vitet e fëmijërisë, prindërit e tij, njerëz të thjeshtë, e frymëzuan aq shumë me dashuri për virtytet ungjillore, saqë Krishti i dhuroi shumë herët atij një rojtari të thjeshtë patash hirin e shërimit të sëmundjeve të njerëzve dhe të kafshëve, si dhe dëbimin e shpirtrave të ndyrë. Vajza

12:00 am 01, 2021

Anargjendët Kiri e Joani, dëshmore Athanasia me vajzat. Nikita i Novgorodit. Dëshmorët Viktorini, Viktori, Niqifori, Klaudi, Diodori, Serapioni dhe Papia.

By |2021-01-07T14:37:13+01:0031 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Anargjendët Kiri e Joani, dëshmore Athanasia me vajzat. Nikita i Novgorodit. Dëshmorët Viktorini, Viktori, Niqifori, Klaudi, Diodori, Serapioni dhe Papia. Janë të Mbyllura

- Anargjendët Kiri e Joani, dëshmore Athanasia me vajzat - Shën Kiri ishte një i krishterë i devotshëm nga Aleksandria, i cili ushtronte profesionin e mjekut dhe njëkohësisht shëronte shpirtra dhe i drejtonte te Krishti. Ata që shkonin tek ai, i këshillonte: “Nëse doni të mos sëmureni, ruhuni nga mëkati. Sepse sëmundja është shpesh pasojë e mëkatit”. Shëronte trupat me anë të lutjes dhe i

12:00 am 01, 2021

Tre Hierarkët: Vasili i Madh, Grigor Theologu, Joan Gojarti. Dëshmor Theofili i ri.

By |2021-01-07T14:25:24+01:0030 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Tre Hierarkët: Vasili i Madh, Grigor Theologu, Joan Gojarti. Dëshmor Theofili i ri. Janë të Mbyllura

- Tre Hierarkët: Vasili i Madh, Grigor Theologu, Joan Gojarti - Nën sundimin e perandorit Aleks Komneni (1081-1118), në Konstandinopojë shpërtheu një grindje, e cila ndau njerëzit që njihnin besimin dhe të zellshmit në virtyt në lidhje me tre shenjtorët hierarkë dhe Etër të Kishës: Vasili i Madh, Grigor Theologu dhe Joan Gojarti. Disa parapëlqenin shën Vasilin, sepse dinte të shpjegonte misteret e natyrës si

12:00 am 01, 2021

Transferimi i lipsanit të Ignat Hyjmbajtësit. Oshënarët Afrahati, Akepsimai. Dëshmorët Sarveli dhe Vivaja.

By |2021-01-07T14:19:49+01:0029 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Transferimi i lipsanit të Ignat Hyjmbajtësit. Oshënarët Afrahati, Akepsimai. Dëshmorët Sarveli dhe Vivaja. Janë të Mbyllura

- Transferimi i lipsanit të Ignat Hyjmbajtësit - Thonë për të se e mori Krishti në duart e tij të shenjta kur Ignati ishte akoma fëmijë i vogël dhe duke mësuar popullin e Jerusalemit, u thoshte: “Kush do të përulet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në Mbretërinë e Qiejve”. Duke thënë këtë, Krishti shfaqi qartë përparimin e ardhshëm të

12:00 am 01, 2021

Oshënarët Efrem e Isaak Siriani, Paladi e Jakovi. Dëshmore Harisa.

By |2021-01-07T14:14:54+01:0028 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënarët Efrem e Isaak Siriani, Paladi e Jakovi. Dëshmore Harisa. Janë të Mbyllura

- Oshënar Efrem Siriani - Ky yll i shkëlqyer i Kishës u ngrit në Lindje, në qytetin e largët të Nisibit (Mesopotami), rreth vitit 306. Ishte ende i ri kur i ati një prift pagan e dëboi nga shtëpia, për shkak të simpatisë që kishte për besimin e krishterë. Ai u prit nga episkopi i shenjtë Jakov (13 janar), i cili i mësoi dashurinë për

12:00 am 01, 2021

Transferimi i lipsanit të Joan Gojartit. Mbretëresha Markiana. Oshënar Klimi. Dëshmor i ri Dhimitri.

By |2021-01-07T13:50:09+01:0027 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Transferimi i lipsanit të Joan Gojartit. Mbretëresha Markiana. Oshënar Klimi. Dëshmor i ri Dhimitri. Janë të Mbyllura

- Transferimi i lipsanit të Joan Gojartit - Pas vdekjes së atit tonë të shenjtë e të lavdishëm Joan Gojarti, i internuar në Komana të Kapadokisë, trupi i tij u vendos me ata të martirëve të shenjtë Vasilisku dhe Lukiani, ashtu sikurse këta të fundit ia kishin zbuluar në ëndërr. Një vit më vonë (408), vdiqën perandori Arkad dhe gruaja e tij Evdhoksia, e cila

12:00 am 01, 2021

Oshënar Ksenofoni e familja. Oshënar Ava Amonai. Mbreti David në Gjeorgji.

By |2021-01-07T13:40:16+01:0026 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Ksenofoni e familja. Oshënar Ava Amonai. Mbreti David në Gjeorgji. Janë të Mbyllura

- Oshënar Ksenofoni e familja - Oshënar Ksenofoni ishte senator i pasur dhe i nderuar në Konstandinopojë gjatë mbretërimit të Justinianit (527-565). Gruaja i dhuroi dy djem, Arkadin dhe Joanin, të cilëve iu dha edukim të shkëlqyer dhe, kur u rritën, i dërgoi të studionin për drejtësi në shkollën e famshme të Bejrutit. Pas pak kohësh, shenjti u sëmur rëndë dhe i thirri pranë të

12:00 am 01, 2021

Oshënar Grigor Theologu i Konstandinopojës. Oshënar Marisi. Dëshmore Margarita.

By |2021-01-07T13:34:06+01:0025 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Grigor Theologu i Konstandinopojës. Oshënar Marisi. Dëshmore Margarita. Janë të Mbyllura

- Oshënar Grigor Theologu i Konstandinopojës - Shën Grigori, ky njeri me shpirt qiellor dhe me gojë të shenjtëruar nga zjarri i Shpirtit të Shenjtë, depërtoi kaq thellësisht në misteret e Perëndisë, sa ndër Etërit e shenjtë vetëm ai u gjykua i denjë për titullin Theolog, ashtu si Joani, Nxënësi i Dashur. D.m.th. jo ai që mëson për profesion dogmat, por ai që, pasi u

Go to Top