Shenjtorët e ditës

12:00 am 04, 2021

Apostujt Herodioni, Agavi, Rufi, Flegonti, Asinkriti, Ermiu nga të 70-t. Amandi i Komos.

By |2021-04-02T19:08:54+02:008 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Apostujt Herodioni, Agavi, Rufi, Flegonti, Asinkriti, Ermiu nga të 70-t. Amandi i Komos. Janë të Mbyllura

- Apostujt Herodioni, Agavi, Flegonti, Asinkriti nga të 70-t - Shën Herodioni ishte nxënës i apostullit të shenjtë Petro dhe e shoqëroi në vizitat e tij hierapostolike, pastaj u hirotonis prej tij episkop i qytetit të Hipatisë (Patra e Re), në Fiotidë. Ai e predikonte Ungjillin me trimëri të madhe dhe ktheu shumë veta në të krishterë, prandaj u kap dhe u rrah nga paganët:

12:00 am 04, 2021

Dëshmorët Kaliopi, Rufini, dhjak. Dëshmore Akilina. Oshënar Gjergji në Mitilini.

By |2021-04-02T18:55:08+02:007 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmorët Kaliopi, Rufini, dhjak. Dëshmore Akilina. Oshënar Gjergji në Mitilini. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Kaliopi - Shën Kaliopi ishte nga një familje me origjinë senatorësh të Pergës, në Pamfili dhe u edukua me virtytet e krishtera nga ëma, Theoklia. Kur u shpall nga Diokleciani (304), edikti i persekutimit të përgjithshëm, i nxitur nga e ëma, shkoi të fshihej në Pompeipolis, në Kiliki. Dëshmitar i orgjive me anë të të cilave prefekti Maksimin nderonte perënditë pagane, i riu

12:00 am 04, 2021

Eftihi i Konstandinopojës. Oshënar Grigor Sinaiti. Grigor Athoniti. Dëshmorët në Persi.

By |2021-04-02T18:47:41+02:006 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Eftihi i Konstandinopojës. Oshënar Grigor Sinaiti. Grigor Athoniti. Dëshmorët në Persi. Janë të Mbyllura

- Oshënar Grigor Sinaiti - Ati ynë i shenjtë Grigori lindi në gjirin e një familjeje të pasur në fshatin Kukulion, në jug të gjirit të Smirnit. Në vitet e para të mbretërimit të Andronikut II Paleologut (1282- 1328), u kap rob nga turqit selxhukë, që atëherë shkatërruan tërë Azinë e Vogël dhe e çuan bashkë me familjen në Laodicea. Ndërsa morën pjesë në një

12:00 am 04, 2021

Oshënar Gjergji në Male. Oshënarët Platoni, Zosimai. Dëshmor i ri Nikita Arvaniti.

By |2021-04-02T18:33:10+02:004 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Gjergji në Male. Oshënarët Platoni, Zosimai. Dëshmor i ri Nikita Arvaniti. Janë të Mbyllura

- Oshënar Platoni - I mbetur jetim pas vdekjes së prindërve gjatë një epidemie murtaje që shfarosi Konstandinopojën dhe krahinën rrotull, në vitin 747, shën Platoni iu besua njërit prej ungjve të tij, përgjegjësit kryesor të thesarit të perandorisë. Ai mori një edukim kaq të shkëlqyer, sa njerëz të sërës së lartë kërkonin shoqërinë e tij. Por i riu ndiente neveri për marrëdhëniet e botës

12:00 am 04, 2021

Omologjet Nikita. Oshënar Josif Himnografi. Dëshmor Elpidofori. Oshënar Iliri në Mirsion.

By |2021-04-02T18:14:41+02:003 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Omologjet Nikita. Oshënar Josif Himnografi. Dëshmor Elpidofori. Oshënar Iliri në Mirsion. Janë të Mbyllura

- Omologjet Nikita - Ati ynë oshënar Nikita lindi në Qesari të Bitinisë, afër Prusës. E ëma i vdiq tetë ditë pas lindjes së tij dhe djalin e përkushtuan te Perëndia, si të ishte një Samuel i ri. Ai u caktua t’i shërbente Kishës nga i ati, Fillareti, që u bë edhe vetë murg. Episkopi i qytetit e mori pranë për t’i mësuar Shkrimin e

12:03 am 04, 2021

Oshënar Titi, çudibërës. Dëshmorët Amfiani e Edhesi. Dëshmor i ri Panajoti. Dëshmore Theodhora.

By |2021-04-02T00:03:47+02:002 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Titi, çudibërës. Dëshmorët Amfiani e Edhesi. Dëshmor i ri Panajoti. Dëshmore Theodhora. Janë të Mbyllura

- Oshënar Titi, çudibërës - I përkushtuar te Perëndia që në fëmijëri, ati ynë i shenjtë Titi u bë murg në një manastir pranë Konstandinopojës, me shumë gjasa në kohën e persekutimit ikonoklast. Shkëlqimi i virtyteve, bindja absolute dhe përulësia e pashtirur, bënë që t’i kalonte në virtyt jo vetëm vëllezërit e manastirit, por të gjithë murgjit e kohës së tij. Më pas u bë

12:00 am 04, 2021

Oshënare Maria Egjiptiane. Dëshmorët Geronti e Vasilidhi. Ahazi i Drejtë.

By |2021-04-01T10:36:22+02:001 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënare Maria Egjiptiane. Dëshmorët Geronti e Vasilidhi. Ahazi i Drejtë. Janë të Mbyllura

- Oshënare Maria Egjiptiane - E shenjta Mari ishte me origjinë nga Egjipti. Ajo i braktisi prindërit kur ishte dymbëdhjetë vjeçe dhe shkoi në Aleksandri. Për shtatëmbëdhjetë vjet rresht jetoi aty mes shthurjes më të madhe. Bukën e fitonte me anë të lëmoshave, duke endur fije lini. Ajo shiste trupin e saj dhe këtë e bënte jo nga mjerimi, por e shtyrë nga pasioni i

12:00 am 03, 2021

Ngjallja e Llazarit. Hierodëshmor Ipati i Gangrës. Oshënar Inocenti i Moskës, ndriçues i Alaskës. Omologjet Akaki.

By |2021-02-21T23:20:24+01:0031 Mars, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Ngjallja e Llazarit. Hierodëshmor Ipati i Gangrës. Oshënar Inocenti i Moskës, ndriçues i Alaskës. Omologjet Akaki. Janë të Mbyllura

- Ngjallja e Llazarit -   Këtë të shtunë nderojmë ngjalljen e Llazarit prej Jisu Krishtit. Llazari ishte shok i Krishtit dhe motrat e tij, Marta dhe Maria, e mikprisnin në shtëpinë e tyre shumë herë, e cila ndodhej në Vithani afër Jerusalemit. Disa ditë përpara pësimeve të Krishtit, Llazari u sëmur dhe të motrat e tij lajmëruan Zotin Krisht, i cili ndodhej në Galile

12:00 am 03, 2021

Profeti Joad. Oshënar Joani i Shkallës. Oshënar Joani në pus. Shën Evula.

By |2021-02-21T23:13:41+01:0030 Mars, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Profeti Joad. Oshënar Joani i Shkallës. Oshënar Joani në pus. Shën Evula. Janë të Mbyllura

- Profeti Joad -   Profeti i shenjtë Joad jetoi në epokën kur Jeroboami sapo kishte provokuar ndarjen mes mbretërive të Izraelit (Samaria dhe Juda, 963-942 para Jisu Krishtit). Zoti e dërgoi pranë Jeroboamit, i cili sakrifikonte në atë moment në altarin që kishte bërë vetë. Joadi e mallkoi shenjtëroren dhe shpalli lindjen e të drejtit Josias, i cili do të rivendoste nderimin e Perëndisë

12:00 am 03, 2021

Hierodëshmor Marku i Arethusës, dëshmor dhjak Kirili, Varahisi etj. në Persi. Oshënar Efstathi.

By |2021-02-21T23:07:46+01:0029 Mars, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Marku i Arethusës, dëshmor dhjak Kirili, Varahisi etj. në Persi. Oshënar Efstathi. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Marku i Arethusës, dëshmor dhjak Kirili -   Ati ynë i shenjtë Marku u dorëzua episkop i qytetit të Arethusës në Siri, në kohën e mbretërimit të shën Konstandinit të Madh. I shtyrë nga zelli hyjnor, shkëlqeu në luftën kundër idhujtarisë dhe shkatërroi me duart e veta një tempull pagan e në vend të tij ngriti një kishë. Gjatë viteve të trazuara që

Go to Top