Shenjtorët e ditës

12:00 am 04, 2021

Oshënar Joani e Nafkrati. Efthimi, ndriçues i Finlandës. Dëshmor i ri Joani. Oshënare Athanasia e Egjinës.

By |2021-04-12T16:14:49+02:0018 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Joani e Nafkrati. Efthimi, ndriçues i Finlandës. Dëshmor i ri Joani. Oshënare Athanasia e Egjinës. Janë të Mbyllura

- Oshënare Maria Egjiptiane - E shenjta Mari ishte me origjinë nga Egjipti. Ajo i braktisi prindërit kur ishte dymbëdhjetë vjeçe dhe shkoi në Aleksandri. Për shtatëmbëdhjetë vjet rresht jetoi aty mes shthurjes më të madhe. Bukën e fitonte me anë të lëmoshave, duke endur fije lini. Ajo shiste trupin e saj dhe këtë e bënte jo nga mjerimi, por e shtyrë nga pasioni i

12:00 am 04, 2021

Hierodëshmorët Simeoni i Persisë, Abdela, Fusik, me 1150 dëshmorët. Dëshmor Adriani. Oshënar Zosimai i Solovskit. Oshënar Makari.

By |2021-04-12T16:06:27+02:0017 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmorët Simeoni i Persisë, Abdela, Fusik, me 1150 dëshmorët. Dëshmor Adriani. Oshënar Zosimai i Solovskit. Oshënar Makari. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmorët Simeoni i Persisë, Fusik, me 1150 dëshmorët - Gjatë mbretërimit të Saporit II (309-378), të krishterët nisën të shtoheshin dhe kishin ndikim në Persi. Magët e fesë mazdeane, duke pasur frikë për privilegjet dhe xhelozë për suksesin e të krishterëve, i akuzuan te mbreti, se gjoja kishin komplotuar kundër tij me perandorin e romakëve. Në vitin 340, mbreti Sapor pati nevojë për shuma

12:00 am 04, 2021

Dëshmoret Agapi, Irini, Hionia. Dëshmore Galinia, Harisa, Kalia, Niki, Nunehia. Dëshmorët Feliks episkopi, Januar presviteri, Furtunati, Septimini.

By |2021-04-12T15:59:19+02:0016 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmoret Agapi, Irini, Hionia. Dëshmore Galinia, Harisa, Kalia, Niki, Nunehia. Dëshmorët Feliks episkopi, Januar presviteri, Furtunati, Septimini. Janë të Mbyllura

- Dëshmoret Agapi, Irini, Hionia - Agapi, Hionia dhe Irini ishin tri motra, me origjinë nga një familje e pasur dhe me influencë në Selanik. Pas shpalljes së ediktit të Dioklecianit (304), i cili e ndalonte mbajtjen në shtëpi të librave të Shkrimit të Shenjtë, ikën nga qyteti për të ruajtur besimin e tyre dhe shkuan në një mal, pranë një liqeni. Atje jetonin me

12:00 am 04, 2021

Dëshmor Kriski. Hierodëshmor Leonidhi i Athinës. Dëshmor Sukia bashkë me shokët e tij. Oshënar Paterni.

By |2021-04-02T20:26:49+02:0015 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor Kriski. Hierodëshmor Leonidhi i Athinës. Dëshmor Sukia bashkë me shokët e tij. Oshënar Paterni. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Sukia bashkë me shokët e tij -   Shën Sukia dhe shokët e tij vinin nga familje fisnike dhe ishin në shërbim të mbretit të Armenisë, Artaksarit. Kur shën Voskeanki, nxënës i apostull Tadeut (24 gusht), mbërriti në Armeni për të shpallur Ungjillin, ata e pranuan me dëshirë të madhe Lajmin e Mirë të Shpëtimit dhe u pagëzuan nga ai. Kur mësoi këtë

12:00 am 04, 2021

Apostujt Aristarku, Pudi, Trofimi nga të 70-t. Dëshmor Ardalioni. Dëshmore Thomaidha.

By |2021-04-02T20:17:40+02:0014 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Apostujt Aristarku, Pudi, Trofimi nga të 70-t. Dëshmor Ardalioni. Dëshmore Thomaidha. Janë të Mbyllura

- Dëshmore Thomaidha -   Rasti i saj është shumë i rrallë. U bë e denjë të martirizohej jo për hir të besimit, por për hir të moralit. Lindi në Aleksandri, në shekullin e 5-të, nga prindër shpresëtarë, të cilët e rritën me frymë të krishterë. Në moshën 18-vjeçare iu dha për bashkëshorte një të riu, gjithashtu shpresëtar. Rronin të shkujdesur në mirëkuptim e në

12:00 am 04, 2021

Omologjet Martini i Romës. Dëshmorët Elefteri, Zoili, Theodhosi. Dëshmor Kindiliani.

By |2021-04-02T20:10:04+02:0013 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Omologjet Martini i Romës. Dëshmorët Elefteri, Zoili, Theodhosi. Dëshmor Kindiliani. Janë të Mbyllura

- Omologjet Martini i Romës -   Kjo shtyllë e Orthodhoksisë jetoi nën mbretërimin e perandorit Konstanti II Pogonati (641-668). Kishin kaluar vetëm tre muaj nga ngritja në fronin pontifikal (649), kur në kishën e shën Joanit të Lateranos u mblodh një sinod ku morën pjesë njëqind episkopë, për të dënuar herezinë monotelite (shih 21 janar) dhe Typos-in e nxjerrë nga perandori, tek i cili

12:00 am 04, 2021

Omologjet Vasili i Paros. Oshënar Neofiti i Mbyllur. Oshënar Akaki Kafsokaliviti.

By |2021-04-02T20:02:48+02:0012 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Omologjet Vasili i Paros. Oshënar Neofiti i Mbyllur. Oshënar Akaki Kafsokaliviti. Janë të Mbyllura

- Oshënar Neofiti i Mbyllur -   Neofit, greqisht do të thotë: ai që u mboll rishtas. Kështu quheshin në Kishën e vjetër ata që sapo pagëzoheshin. Shën Neofiti lindi në vitin 1134, në Amathundë të Qipros, prej prindërish të varfër, por shumë besimtarë. Që në moshë të vogël ai filloi të punonte në kultivimin e vreshtave. E fejuan në moshën 17-vjeçare, por fejesa u

12:00 am 04, 2021

Hierodëshmor Antipa. Dëshmorët Prokesi, Martiniani. Oshënaret Trifena, Matrona.

By |2021-04-02T19:56:02+02:0011 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Antipa. Dëshmorët Prokesi, Martiniani. Oshënaret Trifena, Matrona. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Antipa -   Hieromartiri i shenjtë dhe i lavdëruar Antipa ishte bashkëkohës i apostujve dhe u caktua nga ata në krye të Kishës së Pergamit. Në kohën e persekutimit të Domicianit (viti 83), episkopi i shenjtë, shumë i moshuar, u kap nga paganët, të cilëve demonët u kishin zbuluar se nuk mund t’i pranonin më flijimet pagane, pasi lutja e Antipas po i

12:00 am 04, 2021

Profetesha Olda. Dëshmorët Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi, Demosten. Hierodëshmor Grigori V, patriark i Konstandinopojës.

By |2021-04-02T19:47:36+02:0010 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Profetesha Olda. Dëshmorët Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi, Demosten. Hierodëshmor Grigori V, patriark i Konstandinopojës. Janë të Mbyllura

- Profetesha Olda -   Në mbretërimin e Josias, mbretit të Judës (640-609 para Krishtit), i cili ndërmori një reformë fetare dhe një kthim te nderimi i Perëndisë së vërtetë, Libri i Ligjit u rigjet në Tempullin e Jerusalemit. Kur dëgjoi fjalët që ai përmbante, mbreti shqeu rrobat dhe vajtoi duke thënë: “E madhe duhet të jetë zemërata e Zotit, që është ndezur kundër nesh,

12:00 am 04, 2021

Dëshmor Efpsiki. Oshënar dëshmor Vadimi, Audisi dhe 300 dëshmorët e tjerë me ta në Persi. Dëshmorët Rafaeli, Nikolla e Irini.

By |2021-04-02T19:39:15+02:009 Prill, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor Efpsiki. Oshënar dëshmor Vadimi, Audisi dhe 300 dëshmorët e tjerë me ta në Persi. Dëshmorët Rafaeli, Nikolla e Irini. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Efpsiki - Shën Efpsiki bënte një jetë të virtytshme në Qesari të Kapadokisë, në kohën e mbretërimit të shkurtër, por të përgjakshëm, të Julian Apostatit (361-363). Kishte pak kohë që ishte martuar, kur perandori, gjatë një udhëtimi për në Antioki, kaloi nëpër Qesari. Ai u habit kur mori vesh se të gjithë banorët ishin të krishterë dhe se, nën drejtimint e Efpsikit, kishin

Go to Top