Shenjtorët e ditës

12:02 am 01, 2025

– 02 Janar – Oshënar Silvestri i Romës. Oshënar Nili në Orikum. Oshënar Serafimi në Sarov.

By |2025-01-03T13:07:48+01:002 Janar, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 02 Janar – Oshënar Silvestri i Romës. Oshënar Nili në Orikum. Oshënar Serafimi në Sarov. Janë të Mbyllura

Oshënar Silvestri i Romës. Ati ynë i lumur Silvestri vinte nga një familje e devotshme e Romës dhe që fëmijë tregoi zell të zjarrtë për mbrojtjen dhe përhapjen e besimit. Gjatë persekutimit, praktikoi me kurajë mikpritjen për rrëfyesit e besës, që ishin dëbuar nga autoritetet, në veçanti martirin e shenjtë Timoteu i Antiokisë, të cilin e varrosi fshehurazi, pasi e ekzekutuan. E kapën, pastaj u

12:02 am 01, 2025

– 01 Janar – Rrethprerja e Zotit Jisu Krisht. Oshënar Vasili i Madh. Dëshmor Telemaku.

By |2024-12-30T23:42:08+01:001 Janar, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 01 Janar – Rrethprerja e Zotit Jisu Krisht. Oshënar Vasili i Madh. Dëshmor Telemaku. Janë të Mbyllura

Rrethprerja e Zotit Jisu Krisht. Tetë ditë pas lindjes së Shpëtimtarit Krisht, prindërit E çuan për ta rrethprerë (Lluk. 2.21), sipas urdhrit që Perëndia i dha Abrahamit, kur i premtoi se do të lidhnin një aleancë të përjetshme me të dhe gjithë pasardhjen e tij: “Kjo është besëlidhja ime që ju do të respektoni midis meje dhe jush, si dhe pasardhësve të tu pas teje:

12:02 am 12, 2024

– 31 Dhjetor – Mbyllja e Krishtlindjes. Oshënare Melania, romane. Dëshmor Zotiku i Jetimores. Shën Gaudenti.

By |2024-12-28T22:44:30+01:0031 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 31 Dhjetor – Mbyllja e Krishtlindjes. Oshënare Melania, romane. Dëshmor Zotiku i Jetimores. Shën Gaudenti. Janë të Mbyllura

Oshënare Melania, romane. Në kohën kur Kisha po zinte vendin e saj në mes të institucioneve zyrtare të Perandorisë Romake, disa zonja të aristokracisë së lartë të Romës, të frymëzuara nga rrëfimet e arritjeve asketike të murgjve të Egjiptit dhe për shkak të qortimeve të zjarrta të shën Jeronimit, hoqën dorë nga kotësitë e botës për të përqafuar rrugën e ngushtë që të çon në

12:02 am 12, 2024

– 30 Dhjetor – Oshënare dëshmore Anisia. Hierodëshmor Anisi i Selanikut. Dëshmor Fileteri dhe 7 dëshmorët. Oshënar dëshmor i ri Gedeoni. Oshënar Leonti.

By |2024-12-28T22:43:24+01:0030 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 30 Dhjetor – Oshënare dëshmore Anisia. Hierodëshmor Anisi i Selanikut. Dëshmor Fileteri dhe 7 dëshmorët. Oshënar dëshmor i ri Gedeoni. Oshënar Leonti. Janë të Mbyllura

Oshënare dëshmore Anisia. Shën Anisia ishte bijë prindërish fisnikë të njohur dhe shumë të pasur të Selanikut, të konvertuar në besimin e krishterë, që i frymëzuan qysh në fëmijëri dashurinë për virtytet dhe urtësinë. Mbeti jetime nga i ati dhe e ëma; kur ishte në prag të adoleshencës, qëndroi larg kënaqësive të kësaj bote, shpirti i saj digjej nga dashuria e madhe për Krishtin. Kështu

12:02 am 12, 2024

– 29 Dhjetor – 14.000 foshnjat e therura nga Herodi. Oshënar Alberti në Gambron. Oshënar Markeli.

By |2024-12-28T22:37:56+01:0029 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 29 Dhjetor – 14.000 foshnjat e therura nga Herodi. Oshënar Alberti në Gambron. Oshënar Markeli. Janë të Mbyllura

14.000 foshnjat e therura nga Herodi. Kur e pa se magët nuk i kthyen përgjigje, se ku ndodhej Fëmija Mbret, të Cilin kishin ardhur ta adhuronin nga Lindja të udhëhequr prej yllit, gjoja që të shkonte edhe ai për t’iu falur, mbreti Herod u dha urdhër ushtarëve të masakronin të gjithë fëmijët meshkuj të qytezës së Betlehemit dhe të krahinës përreth, që ishin më të

12:02 am 12, 2024

– 28 Dhjetor – 20.000 dëshmorët në Nikomedi. Dëshmore Domna. Dëshmor Sekundi. Oshënar Simon Mirovliti.

By |2024-12-28T22:35:48+01:0028 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 28 Dhjetor – 20.000 dëshmorët në Nikomedi. Dëshmore Domna. Dëshmor Sekundi. Oshënar Simon Mirovliti. Janë të Mbyllura

20.000 dëshmorët në Nikomedi. Kur perandori Maksimian Galeri u kthye fitimtar nga lufta e tij kundër etiopasve (304), ai shpalli se do të bënte ofrime për perënditë në mbarë perandorinë, si shenjë falënderimi. Mbërriti në Nikomedi me gjithë trupat e tij dhe urdhëroi të mblidheshin tërë banorët e krahinës për të nderuar perënditë e perandorisë, duke i kërcënuar se do të vdiste ai që nuk

12:02 am 12, 2024

– 27 Dhjetor – Kryedhjak Stefani, dëshmori i parë. Hierodëshmor Maurici. Dëshmore Fabiola. Oshënar Theodhori i Shkruari.

By |2024-12-24T22:48:48+01:0027 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 27 Dhjetor – Kryedhjak Stefani, dëshmori i parë. Hierodëshmor Maurici. Dëshmore Fabiola. Oshënar Theodhori i Shkruari. Janë të Mbyllura

Kryedhjak Stefani, dëshmori i parë. Pas Pentikostisë dhe zbritjes së Shpirtit të Shenjtë mbi apostujt, ishin të shumtë ata që nisën të konvertohen, të bindur prej fjalëve të zjarrta të apostujve dhe nga mrekullitë e tyre. Sapo u bënë anëtarë të Trupit të Krishtit me anë të Pagëzimit të Shenjtë, besimtarët braktisën të mirat e tyre për t’u dhënë çmimin e tyre apostujve dhe duke

12:02 am 12, 2024

– 26 Dhjetor – Mbledhja për Virgjëreshën e Tërëshenjtë Mari. Omologjet Efthimi. Oshënar Nikodhimi në Tismana.

By |2024-12-24T22:48:21+01:0026 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 26 Dhjetor – Mbledhja për Virgjëreshën e Tërëshenjtë Mari. Omologjet Efthimi. Oshënar Nikodhimi në Tismana. Janë të Mbyllura

Mbledhja per Virgjëreshën e Tërëshenjtë Mari. Pasi i ofruam dje së bashku me engjëjt, magët dhe barinjtë adhurimin tonë Perëndisë së bërë njeri, i Cili lindi si fëmijë për shpëtimin tonë, sot duhet të nderojmë Nënën e Tij, Marinë, Virgjëreshën e Tërëshenjtë. Kisha sot na e paraqet pranë fëmijës së saj në shpellë, njëkohësisht si instrumentin e zgjedhur dhe të përgatitur nga Perëndia në të

12:02 am 12, 2024

– 25 Dhjetor – Lindja Trupore e Zotit Tonë Jisu Krisht.

By |2024-12-24T22:26:15+01:0025 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 25 Dhjetor – Lindja Trupore e Zotit Tonë Jisu Krisht. Janë të Mbyllura

Lindja Trupore e Zotit Tonë Jisu Krisht. Në kulmin e mbretërimit të tij, Cezar Augusti (30 përpara Krishtit, deri në 14 pas Krishtit), perandori i parë romak, pasi i nënshtroi të gjithë popujt e botës së njohur në një autoritet të vetëm, vendosi të bënte një regjistrim të gjerë të të gjitha subjekteve të perandorisë së tij. Në këtë mënyrë, u bë, pa dashur ai

12:02 am 12, 2024

– 24 Dhjetor – Dëshmorët Evgjenia, Filipi, Protasi, Jakinthi. Oshënaret Irmina dhe Adela. Dëshmor i ri Ahmeti. Oshënar Nikolla Ushtari.

By |2024-12-24T22:29:17+01:0024 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 24 Dhjetor – Dëshmorët Evgjenia, Filipi, Protasi, Jakinthi. Oshënaret Irmina dhe Adela. Dëshmor i ri Ahmeti. Oshënar Nikolla Ushtari. Janë të Mbyllura

- Dëshmorët Evgjenia, Filipi, Protasi, Jakinthi - Martirja e shenjtë dhe e lavdëruar, Evgjenia, lindi në Romë, nën mbretërimin e Komodit (180-192), në gjirin e një familjeje fisnike dhe të pasur gjykatësish. I ati i saj, Filipi, një pagan që mbante qëndrim pozitiv ndaj të krishterëve, pasi u emërua nga perandori prefekt i Aleksandrisë, shkoi drejt kryeqytetit të Egjiptit me gjithë familjen e tij. Aty

Go to Top