Shenjtorët e ditës

12:00 am 06, 2021

Transferimi i lipsanit të Shën Theodhor Stratilatit. Dëshmore Kaliopi, Melania. Dëshmor Nikandri.

By |2021-06-06T09:27:12+02:008 Qershor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Transferimi i lipsanit të Shën Theodhor Stratilatit. Dëshmore Kaliopi, Melania. Dëshmor Nikandri. Janë të Mbyllura

- Dëshmore Kaliopi - Kaliopi u ushtrua në kohën e sundimit të perandor Decit (249-251), në një vend që nuk e dimë. E pajisur me një bukuri të madhe, të brendshme dhe të jashtme, ndaj saj u ushtrua presion që të mohonte Krishtin, saqë u duk sikur ajo u mposht. Por, kur vërtetuan të kundërtën, e rrahën egërsisht, por u shërua nga një engjëll. Më

12:00 am 06, 2021

Hierodëshmor Theodhoti. Dëshmoret Zinaida, Suzana, Esia, Valeria. Oshënar Anatoli.

By |2021-06-05T23:35:42+02:007 Qershor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Theodhoti. Dëshmoret Zinaida, Suzana, Esia, Valeria. Oshënar Anatoli. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Theodhoti - U martirizua në vendin e tij Ankara, Azia e Vogël, ka gjasa gjatë perandorisë së Dioklecianit (284-305). Ishte shpresëtar, i martuar. Merrej me tregti drithërash dhe njëkohësisht bukëpjekës. Shpeshherë u shpërndante bukë të varfërve dhe të burgosurve të krishterë, të cilët i inkurajonte në besim. Kur arkondi spërkati ushqimet me verë nga flijime idhujsh, që të “ndoteshin” të gjithë, ai i

12:00 am 06, 2021

E Diela e të Verbrit. Oshënar Ilarioni i Ri. Oshënarët Atali, Anuvi, çudibërës. Dëshmor Gjelasi. Oshënar Klaudi, episkop i Bezansonit.

By |2021-06-05T23:25:16+02:006 Qershor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te E Diela e të Verbrit. Oshënar Ilarioni i Ri. Oshënarët Atali, Anuvi, çudibërës. Dëshmor Gjelasi. Oshënar Klaudi, episkop i Bezansonit. Janë të Mbyllura

- E Diela e të Verbrit - E Diela e pestë përkujton shërimin e një njeriu që kishte lindur i verbër (Joani 9). Ne jemi të identifikuar me këtë njeri, i cili arriti të shohë dhe ta njohë Jisuin si Birin e Perëndisë. Zoti i ka lyer sytë tanë me dorën e tij hyjnore dhe i ka larë ato me ujin e pagëzimit (Joani 9:6-11).

12:00 am 06, 2021

Hierodëshmor Dhorotheu i Tirës. Igori, mbret i Kievit. Plutarku i Qipros.

By |2021-06-03T23:57:00+02:005 Qershor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Dhorotheu i Tirës. Igori, mbret i Kievit. Plutarku i Qipros. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Dhorotheu i Tirës - Meqë ishte i virtytshëm, i zgjuar dhe i urtë, u bë episkopi i Tirës në bregdetin verior të Palestinës, rreth vitit 303. Për shkak të përndjekjeve, u largua në Thrakë, nga ku u kthye pasi ato pushuan dhe e drejtoi dioqezën e tij në mënyrë të pëlqyeshme te Perëndia për mjaft dekada. Si i ditur i Shkrimeve të Shenjta,

12:00 am 06, 2021

Marta e Maria, motrat e Llazarit. Mitrofani i Konstandinopojës. Oshënare Sofia. Panairi në Elbasan në nderim të dëshmor Joan Vladimirit.

By |2021-06-03T23:42:27+02:004 Qershor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Marta e Maria, motrat e Llazarit. Mitrofani i Konstandinopojës. Oshënare Sofia. Panairi në Elbasan në nderim të dëshmor Joan Vladimirit. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Joan Vladimiri - Lindi në fshatin Vladimir (nga del dhe emri i tij) të Krajës, në Malin e Zi, afër Shkodrës, dhe u bë mbret. Ishte i drejtë dhe i pastër në moral dhe ndihmoi në shtrirjen e Orthodhoksisë. Njëherë, kur udhëtonte në shtetin e tij me gjeneralët, dalloi në një pyll afër Elbasanit një shqiponjë. Shqiponja kishte në krahët e saj një

12:00 am 06, 2021

Dëshmorët Lukiliani, Pavla e 4 fëmijët. Mbretëresha Klotilda. Oshënar Kevin i Irlandës.

By |2021-06-03T01:46:19+02:003 Qershor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmorët Lukiliani, Pavla e 4 fëmijët. Mbretëresha Klotilda. Oshënar Kevin i Irlandës. Janë të Mbyllura

- Oshënar Kevin i Irlandës - Vinte nga një familje irlandeze e shtresës mbretërore. Lindja e tij u lajmërua te nëna e tij nga një engjëll (rreth 498) dhe pas pagëzimit edukimi i tij iu besua murgjve të manastirit të Kilnamanagut. U dorëzua prift dhe u tërhoq në një vend të shkretë për jetë të vetmuar, në jug të Dublinit në Glendalug. E mohoi botën

12:00 am 06, 2021

Oshënar Niqifori i Konstandinopojës. Hierodëshmor Erazmi në Ohër. Dëshmor Leandri.

By |2021-06-03T01:06:26+02:002 Qershor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Niqifori i Konstandinopojës. Hierodëshmor Erazmi në Ohër. Dëshmor Leandri. Janë të Mbyllura

- Oshënar Niqifori i Konstandinopojës - Patriark i Konstandinopojës, lindi në vitin 758 kur mbreti i Konstandinopojës ishte ikonoklasti Kopronim. Prindërit e tij, Theodhori dhe Evdhoqia, ishin fisnikë të njohur, sepse babai i tij ishte regjistrues dhe noter i dekreteve dhe i urdhrave të mbretit. Pasi u zbulua se ai u falej (nderonte) ikonave të shenjta, e torturuan, e rrahën dhe e internuan në qytetin

12:00 am 06, 2021

Dëshmor Justin Filozofi. Kujtimi i shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë.

By |2021-05-31T23:13:06+02:001 Qershor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor Justin Filozofi. Kujtimi i shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Justin Filozofi - Shën Justini ishte me origjinë greke, bir i Priskut dhe nip i Vakhiut. Lindi rreth vitit 110 në Neapoli Flaviana, në Sikemin e lashtë të Palestinës. Kaloi nga filozofia stoike, shëtitëse, ajo e Pitagorës dhe e Platonit, të cilat e zhgënjyen frymën e tij kërkuese, derisa rreth vitit 135, me sa duket ishte student në Athinë, ndërsa po filozofonte i

12:00 am 05, 2021

Petronila, bija e Apostull Petros. Dëshmorët Ermia, Kriski. 5 dëshmorët në Askalon.

By |2021-05-30T23:58:52+02:0031 Maj, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Petronila, bija e Apostull Petros. Dëshmorët Ermia, Kriski. 5 dëshmorët në Askalon. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Ermia - Martiri i shenjtë dhe i lavdishëm Ermia ishte ushtar në një moshë të thyer. Kishte kaluar vite të tëra në ushtrinë romake, në Komana të Pontit. E mbaroi shërbimin e tij nën mbretërimin e Antoninit të Perëndishmit (138-161), refuzoi çdo para dhe rrëfeu besën e Krishtit Perëndi. U kap dhe u soll para guvernatorit Sebastian, i cili e nxiti të sakrifikonte

12:00 am 05, 2021

Aleksandri i Aleksandrisë. Oshënare dëshmore Theodhosia. Hierodëshmor Olviani i Aneon.

By |2021-05-27T16:09:26+02:0029 Maj, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Aleksandri i Aleksandrisë. Oshënare dëshmore Theodhosia. Hierodëshmor Olviani i Aneon. Janë të Mbyllura

- Oshënare dëshmore Theodhosia - Ishte fëmijë të pasurish të krishterë në Konstandinopojë. Pas zhdukjes së babait të saj, vajza 7-vjeçare ndoqi nënën, e cila u tërhoq në një manastir të kryeqytetit. Aje u rrit me dashurinë dhe mëshirën e Perëndisë. Pas vdekjes së nënës, shpërndau pasurinë te të varfrit, duke ruajtur tri ikona ari: të Krishtit, të Nënës së Zotit dhe të shën Anastasisë

Go to Top