Anargjendët Kozma e Damian, romakë. Dëshmorët Kasti e Sekundini. Oshënar Petro, patric.
- Anargjendët Kozma e Damian, romakë - Kemi tri çifte shenjtorësh, vëllezër që mbartin të njëjtat emra. Që të gjashtë ishin mjekë dhe shëronin nëpërmjet shkencës, por më tepër nëpërmjet forcës së Krishtit, pothuajse çdo sëmundje njerëzore, por edhe kafshësh. Prandaj nderohen si mbrojtës të mjekëve. Mrekullitë që bënin pa marrë para (pa argjend), i jepnin besueshmëri predikimit të tyre për përhapjen e Krishterimit. Fama