Shenjtorët e ditës

12:00 am 07, 2021

Dëshmore e madhe Efimia. Mbretëresha Ollga. Dëshmor Martirokliu. Hierodëshmor Kindeu.

By |2021-07-11T22:41:04+02:0011 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmore e madhe Efimia. Mbretëresha Ollga. Dëshmor Martirokliu. Hierodëshmor Kindeu. Janë të Mbyllura

- Dëshmore e madhe Efimia - Që nga Sinodi IV Ekumenik, mbledhur nga perandorët Marsian e Pulkeria në Kalqedoni, në Bazilikën e shën Efimisë, 630 Etër u mblodhën për të hedhur poshtë mendimet heretike të arkimandrit Eftiqi, i cili mbështetej nga kryepeshkopi i Aleksandrisë, Dioskori. Që të kuptonin me një vendim nga Perëndia se kush ishte doktrina e vërtetë, patriku shën Anatoli sugjeroi që të

12:00 am 07, 2021

Dëshmor i ri Nikodhimi në Berat. 45 dëshmorët në Armeni. Dëshmor Vianori.

By |2021-07-10T21:50:31+02:0010 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor i ri Nikodhimi në Berat. 45 dëshmorët në Armeni. Dëshmor Vianori. Janë të Mbyllura

- Dëshmor i ri Nikodhimi në Berat - Lindi nga prindër shqiptarë dhe shpresëtarë në Vithkuq të Korçës dhe u bë rrobaqepës në Berat. Mbeti i ve për herë të tretë dhe u martua me një skllave të bukur pasi ndërroi besimin. Bëri synet me dhunë edhe fëmijët e tij, përveç njërit, të cilin të krishterët e çuan fshehurazi në Malin e Shenjtë. I inatosur,

12:00 am 07, 2021

Hierodëshmor Pangrati i Tavromenisë. Dëshmorët Andrea dhe Provi.

By |2021-07-08T22:55:31+02:009 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Pangrati i Tavromenisë. Dëshmorët Andrea dhe Provi. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Pangrati i Tavromenisë (Taorminas) - Që në moshë të re prindërit e tij të pasur dhe të mirë e morën nga atdheu i tyre, Antiokia, dhe u pagëzuan të tre bashkë në Jerusalem. Mbas vdekjes së tyre u bë eremit në një shpellë të Pontit, në veri të Asizë së Vogël. Apostull Petri (29 qershor) duke kaluar prej andej e mori për bashkëpunëtor

12:00 am 07, 2021

Dëshmor i madh Prokopi, Theodhosia, e ëma. Hierodëshmor i ri Anastasi.

By |2021-07-06T14:07:07+02:008 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor i madh Prokopi, Theodhosia, e ëma. Hierodëshmor i ri Anastasi. Janë të Mbyllura

- Dëshmor i madh Prokopi, Theodhosia, e ëma - Shën Prokopi, që në botë njihej me emrin Neania, lindi në Antioki, në një familje të shquar me prindër paganë. I ati, njeri i urtë dhe i drejtë, pasi njohu Perëndinë e vërtetë, u pagëzua i krishterë me emrin Kristofor. Ndërsa e ëma, Theodhosia, mbeti pagane dhe, me vdekjen e të atit, Neania ishte nën kujdesin

12:00 am 07, 2021

Dëshmore Kiriakia (E Diela). 7 dëshmorët që u martirizuan në Durrës, pasi panë martirizimin e shën Astit dhe lumëruan pohimin e tij në Krishtin: Peregrini, Lukiani (Luçiani), Pompeu, Hisiki, Papia, Saturnini, Gjermani.

By |2021-07-06T13:44:12+02:007 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmore Kiriakia (E Diela). 7 dëshmorët që u martirizuan në Durrës, pasi panë martirizimin e shën Astit dhe lumëruan pohimin e tij në Krishtin: Peregrini, Lukiani (Luçiani), Pompeu, Hisiki, Papia, Saturnini, Gjermani. Janë të Mbyllura

- Dëshmore Kiriakia (E Diela) - U ushtrua në kohën e Perandor Dioklecianit (284-305). Dorotheu dhe Efsevia, të pasur dhe të pëlqyer nga Perëndia, por pa fëmijë, luteshin që të bëheshin me fëmijë. Dhe kështu lindën vajzë ditën e diel, ndaj dhe e pagëzuan me emrin E Diela (greqisht Kiriaki: dita zotërore). Duke u rritur, ajo pati shumë kërkesa për nuse nga arkondët, për hir

12:00 am 07, 2021

Hierodëshmor Asti i Durrësit. Oshënar Sisoi. Dëshmorët Luçia, Riksi, Oroni.

By |2021-07-06T13:28:29+02:006 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Asti i Durrësit. Oshënar Sisoi. Dëshmorët Luçia, Riksi, Oroni. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Asti i Durrësit - Asti ishte Episkop i Durrësit në vitin 98 pas Krishtit (emri tij do të thotë: “qytetar” ose “i qytetit”). Ai ishte një Bari i vërtetë, shembull i gjallë i një jete të krishterë aktive për besimtarët e tij, një veprimtar i zellshëm për përhapjen e Ungjillit. Trajani, me hipjen në fron si Perandor i Romës (98-117), përtëriti dekretin e

12:00 am 07, 2021

Oshënar Athanas Athoniti. Oshënar Lambadhi. Oshënar dëshmor i ri Qipriani.

By |2021-07-03T23:36:03+02:005 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Athanas Athoniti. Oshënar Lambadhi. Oshënar dëshmor i ri Qipriani. Janë të Mbyllura

- Oshënar Athanas Athoniti - Është patriarku i murgjërisë së Malit të Shenjtë. Lindi në Trapezuntë, në bregdetin jugor të Detit të Zi rreth vitit 930, jetim nga i ati (që rridhte prej Antiokisë). Që foshnjë humbi nënën dhe në moshën 7-vjeçare kujdestaren, një murgeshë e shenjtëruar. Një i afërm i familjes dhe një tjetër i afërm, gjeneral, e morën nën kujdestari. Në lojëra e

12:00 am 07, 2021

Oshënar Andrea i Kretës, himnograf. Mihail Honiati i Athinës. Dëshmoret Kiprila, Aroa.

By |2021-07-03T23:31:07+02:004 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Andrea i Kretës, himnograf. Mihail Honiati i Athinës. Dëshmoret Kiprila, Aroa. Janë të Mbyllura

- Oshënar Andrea i Kretës, himnograf - Himnograf shumë i shquar, i quajtur gjithashtu “jerusalemas”. Lindi ndoshta më 660, në Damask, nga prindër të thjeshtë por shpresëtarë, Gjergji dhe Grigoria. Për herë të parë foli në moshën 8-vjeçare, me mrekulli. Kur ishte 15 vjeç, u rreshtua në Manastirin e Shën Savës (afër Jerusalemit), ku u arsimua në teologji, muzikë, retorikë, filozofi, u qeth murg dhe

12:00 am 07, 2021

Dëshmor Jakinthi. Anatoli i Konstandinopojës. Dëshmorët Asklipiadhi, Dolinduhu.

By |2021-07-03T16:41:00+02:003 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor Jakinthi. Anatoli i Konstandinopojës. Dëshmorët Asklipiadhi, Dolinduhu. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Jakinthi - Lindi në Qesari të Kapadoqisë nga prindër të krishterë. Në Romë ishte “kubikular” d.m.th. kujdestar i dhomës dhe kamarier i tavolinës së perandor Trajanit (98-117). Dikur e denoncuan te perandori, i cili e thirri në drekë dhe i bëri presion që të hajë mish flijimesh. Pasi bëri kryqin, mohoi në mënyrë kategorike që të ndryshojë besimin dhe të hajë atë ushqim.

12:00 am 07, 2021

Vendosja e rrobës së Hyjlindëses në Vllahernë. Juvenali i Jerusalemit.

By |2021-07-03T15:00:31+02:002 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Vendosja e rrobës së Hyjlindëses në Vllahernë. Juvenali i Jerusalemit. Janë të Mbyllura

- Vendosja e rrobës së Hyjlindëses në Vllahernë - Në kohën e perandorit Leon I e të gruas së tij Verina (457- 474), dy vëllezër fisnikë, Galbio e Kandidi, pasi hoqën dorë nga herezia ariane, vendosën të ndërmarrin një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë. Sapo mbërritën në Galile, bënë një ndalesë në shtëpinë e Anës, një grua e moshuar judease, por e devotshme dhe e

Go to Top