Shenjtorët e ditës

12:00 am 09, 2021

Mbyllja e Lindjes së Hyjlindëses Mari. Hierodëshmorët Autonomi, Koronati. Dëshmorët Juliani, Tatjani. Hierodëshmor Theodhori i Aleksandrisë.

By |2021-09-13T14:28:13+02:0012 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Mbyllja e Lindjes së Hyjlindëses Mari. Hierodëshmorët Autonomi, Koronati. Dëshmorët Juliani, Tatjani. Hierodëshmor Theodhori i Aleksandrisë. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Autonomi - Autonomi ishte episkop në Itali kur filloi persekutimi i dhunshëm i perandorit Dioklecian në vitin 303. Ai iku nga Italia dhe gjeti strehë në një fshat të Bethanisë, në Soreus, në cepin më lindor të gjirit të Nikomedisë, ku u mikprit nga një i krishterë që quhej Kornel. Autonomi qëndroi aty për një kohë të gjatë dhe vendosi të ndërtojë një

12:00 am 09, 2021

Oshënare Theodhora në Aleksandri. Oshënar Efrosin Kuzhinieri. Dëshmore Evanthia.

By |2021-09-06T12:14:33+02:0011 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënare Theodhora në Aleksandri. Oshënar Efrosin Kuzhinieri. Dëshmore Evanthia. Janë të Mbyllura

- Oshënare Theodhora në Aleksandri - Zoti ka thënë se Mbretëria e Qiejve i ngjan dhjetë virgjëreshave. Kjo është vërtetuar në praktikë nga dhjetë gratë e shenjta të kremtuara në Kishë, të cilat jetuan të veshura me rroba burrash dhe praktikuan asketizmin në manastiret e burrave. Shën Theodhora, e cila jetoi në Aleksandri në kohën e perandorit Zenon (474-491), është njëra nga këto gra të

12:00 am 09, 2021

Apostujt Apeli, Klementi, Klimi, Lluka nga 70-t. Dëshmoret Minodhora, Mitrodhora, Nimfodhora. Mbretëresha Pulkeria.

By |2021-09-06T12:03:33+02:0010 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Apostujt Apeli, Klementi, Klimi, Lluka nga 70-t. Dëshmoret Minodhora, Mitrodhora, Nimfodhora. Mbretëresha Pulkeria. Janë të Mbyllura

- Apostujt Apeli, Klementi, Lluka nga 70-t - Shën Apeli përshkruhet si i provuar në Krishtin, nga shën Pavli (Rom. 16.10). Ai ishte ndriçues i Smirnës dhe u largua për te Zoti në paqe pasi i shërbeu me besnikëri për shumë vjet. Shën Llukai përmendet nga shën Pavli kur ai thotë: “Vetëm Lluka është me mua” (I Tim. 4:11). Ai u bë episkopi i parë

12:00 am 09, 2021

Mbledhja për Hyjprindërit Joakim e Ana. Etërit e Sinodit të Tretë Ekumenik. Omari i Teruanit.

By |2021-09-06T11:51:27+02:009 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Mbledhja për Hyjprindërit Joakim e Ana. Etërit e Sinodit të Tretë Ekumenik. Omari i Teruanit. Janë të Mbyllura

- Hyjprindërit Joakim e Ana - Sot Kisha jonë feston kujtimin e Hyjprindërve të shenjtë Joakim dhe Ana sepse ata u bënë shkak i një gëzimi mbarëbotëror me lindjen e Hyjlindëses Mari. Joakimi ishte nga fisi i Judës ndërsa Ana ishte nga fisi i Levit. Sipas traditës së shenjtë prindërit e Shën Marisë, Joakimi dhe Ana mbetën pa fëmijë për shumë vite dhe shterpësia e

12:00 am 09, 2021

Lindja e Hyjlindëses Mari. Dëshmorët Seviri, Artemidori.

By |2021-09-06T11:36:08+02:008 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Lindja e Hyjlindëses Mari. Dëshmorët Seviri, Artemidori. Janë të Mbyllura

- Lindja e Hyjlindëses Mari - Njeriu u krijua nga Perëndia dhe u vendos në Parajsë duke pasur si përkujdesje të tij të vetme frytdhënien shpirtërore dhe soditjen e Perëndisë, Krijuesit të tij nëpërmjet veprave të Tij. Por Adami u largua nga kopshti i lumturive nga smira e të ligut, që mashtroi Evën, gruan e parë dhe e bëri Adamin që të mëkatojë. Më vonë

12:00 am 09, 2021

Apostujt Evodi e Onisifori nga të 70-t. Dëshmor Sozoni(Sozonti). Oshënare Kasiania, himnografe.

By |2021-09-03T10:49:28+02:007 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Apostujt Evodi e Onisifori nga të 70-t. Dëshmor Sozoni(Sozonti). Oshënare Kasiania, himnografe. Janë të Mbyllura

- Apostujt Evodi e Onisifori nga të 70-t - Shën Evodi ishte një nga shtatëdhjetë dishepujt e Zotit dhe episkop i parë i Antiokisë, i caktuar nga apostulli Petro kur u largua për në Romë. Thuhet se ne ia detyrojmë Evodit mbiemrin “i krishterë” për anëtarët e Kishës (Vep. 11.26). Shën Ignati, pasuesi i tij në fronin e Antiokisë, në një nga letrat që i

12:00 am 09, 2021

Çudia e Kryeengjëllit Mihail. Dëshmore Kalodhota. Dëshmorët Romuli, Evdhoksi, Zenon dhe Makari.

By |2021-09-02T11:57:11+02:006 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Çudia e Kryeengjëllit Mihail. Dëshmore Kalodhota. Dëshmorët Romuli, Evdhoksi, Zenon dhe Makari. Janë të Mbyllura

- Çudia e Kryeengjëllit Mihail - Shumë kohë para Mishërimit të Krishtit, Kryeengjëlli i madh Mihail tregoi shumë herë dashamirësinë dhe kujdesin e tij vigjilues për njerëzit. Kur kaloi nga Frigjia për të shpallur Ungjillin, apostull Joani profetizoi një vizitë të ardhshme të princit të Kryeengjëjve, Mihailit, në një vend të quajtur Keretopa. Shumë kohë më pas, në këtë vend buroi në mënyrë të çuditshme

12:00 am 09, 2021

Zaharia, i ati i Joan Pagëzorit. Hierodëshmor Abdai në Persi. Dëshmor Medimni.

By |2021-09-02T11:40:24+02:005 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Zaharia, i ati i Joan Pagëzorit. Hierodëshmor Abdai në Persi. Dëshmor Medimni. Janë të Mbyllura

- Zaharia, i ati i Joan Pagëzorit - Zaharia ishte levit dhe pasardhës i priftit të madh, Abiatharit. Jetonte në Jerusalem me gruan e tij, Elisabetën, që vinte nga fisi i Aaronit. Që të dy ishin të drejtë. Zbatonin me dashuri urdhërimet e Zotit, por ishin pa fëmijë deri në moshë të madhe. Kur Zaharia kishte radhën si kryeprift, hyri në Tempull për të djegur

12:00 am 09, 2021

Profeti Moisi. Oshënare Hermiona, bija e Apostull Filipit. Shën Petroni. Hierodëshmor Vavila.

By |2021-09-02T11:25:17+02:004 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Profeti Moisi. Oshënare Hermiona, bija e Apostull Filipit. Shën Petroni. Hierodëshmor Vavila. Janë të Mbyllura

- Profeti Moisi - Moisiu lindi në Egjipt, nga fisi i Levit, në kohën kur hebrenjtë ishin ende në skllavëri dhe kur Faraoni dha urdhër për të vrarë tërë fëmijët meshkuj, sepse kishte frikë rritjen dhe prosperitetin e judenjve, të cilët paraardhësit e tij i kishin mirëpritur në Egjipt për shkak të mirënjohjes që ndienin për Josifin. Nëna e Moisiut, e kishte të pamundur të

12:00 am 09, 2021

Hierodëshmor Anthimi i Nikomedisë. Fivia, dhjakone. Oshënar Theoktisti.

By |2021-09-02T11:13:17+02:003 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Anthimi i Nikomedisë. Fivia, dhjakone. Oshënar Theoktisti. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Anthimi i Nikomedisë - Ishte episkop i Nikomedisë (Bitini, Azi e Vogël), kur me urdhër të perandorit Maksimian (288), iu vu flaka kishës që të vdisnin atje brenda 20 mijë të krishterë. Ai ishte në krye të këtyre besimtarëve. Perëndia e shpëtoi nga vdekja dhe ai u strehua në malet përreth. U kap rob pak kohë më vonë dhe e nxorën para Maksimianit.

Go to Top