Shenjtorët e ditës

12:00 am 10, 2021

Oshënar Jerotheu i Athinës. Dëshmore Domnina. Oshënar Amuni. Oshënar Piori. Oshënar Guria, episkop i Kazanit të Rusisë.

By |2021-10-22T23:49:43+02:004 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Jerotheu i Athinës. Dëshmore Domnina. Oshënar Amuni. Oshënar Piori. Oshënar Guria, episkop i Kazanit të Rusisë. Janë të Mbyllura

Oshënar Jerotheu i Athinës Shën Jerotheu ishte me shën Dionis Areopagjitin një nga nëntë anëtarët e Areopagut. Kur apostull Pavli erdhi të predikonte në Athinë, ata ishin ndër të parët që u kthyen. Kur apostulli u largua, Jerotheu u bë episkopi i parë i Athinës dhe u përpoq t’i mësonte Dionisit misteret që Perëndia i kishte dhënë mençurisë së tij qiellore për të soditur. Edhe

12:00 am 10, 2021

Hierodëshmor Dionis Areopagjiti e shën Damara. Dëshmorët Elefteri, Rustiku. Ati i shenjtë Joan Hozeviti.

By |2021-10-03T21:29:16+02:003 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Dionis Areopagjiti e shën Damara. Dëshmorët Elefteri, Rustiku. Ati i shenjtë Joan Hozeviti. Janë të Mbyllura

Hierodëshmor Dionis Areopagjiti e shën Damara  Shën Dionisi jetonte në Athinë në kohën e apostujve. Vinte nga një familje e pasur e fisnike dhe kishte fituar urtësi e virtyt përmes shkencës pagane, aq sa ishte zgjedhur si një prej nëntë këshilltarëve të Areopagut, gjykata e lartë dhe parlamenti i qytetit. Kur apostull Pavli, i udhëhequr nga Fryma e Shenjtë, erdhi në Athinë të shpallte lajmin

12:00 am 10, 2021

Hierodëshmor Qipriani nga Kartagjena dhe dëshmore Justina. Oshënar Theofili.

By |2021-10-02T16:23:46+02:002 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Qipriani nga Kartagjena dhe dëshmore Justina. Oshënar Theofili. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Qipriani nga Kartagjena dhe dëshmore Justina - Qipriani ishte nga Kartagjena dhe jetonte në Antioki nën mbretërimin e perandorit Deci rreth vitit 250. Rridhte nga një familje fisnike dhe e pasur, e cila shkëlqente veçanërisht në filozofi dhe në praktikat magjike. Në këtë epokë jetonte në Antioki një virgjëreshë e bukur, bijë e Edesios, prift idhujtar, me emrin Justa. Ajo dëgjoi një ditë

12:00 am 09, 2021

Hierodëshmor Grigori, ndriçues i Armenisë. Dëshmoret Ripsima, Gajana etj.

By |2021-11-07T20:12:49+01:0030 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Grigori, ndriçues i Armenisë. Dëshmoret Ripsima, Gajana etj. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Grigori, ndriçues i Armenisë - Shën Grigori lindi rreth vitit 240. Ishte biri i Anak Parthit, i afërm me mbretin e Armenisë Khosrov, i cili u vra nga Anaku, me urdhër të mbretit pers Ardashir. Si ndëshkim i këtij krimi e gjithë familja e Anakut u ekzekutua, përveç Grigorit dhe njërit prej vëllezërve të tij, ende fëmijë, dhe që mërguan në Qesari të

12:00 am 09, 2021

Oshënar Qirjako. Dëshmorët Petronia, Dadi, Kasdou, Kasdoa, Godbdalahai, Govdeli.

By |2021-09-29T22:25:51+02:0029 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Qirjako. Dëshmorët Petronia, Dadi, Kasdou, Kasdoa, Godbdalahai, Govdeli. Janë të Mbyllura

- Oshënar Qirjako - Shën Qirjakoja lindi më 448 nën sundimin e perandorit Theodhosi i Ri, në Korinth. Ishte bir i Joanit, prift i Kishës së Korinthit, dhe i Evdhokisë, grua e perëndishme. Në moshën 18-vjeçare u caktua lexues nga Petroja, episkopi i qytetit dhe xhaxhai i të atit. Por zemra i digjej nga dëshira për Perëndinë, ndaj u largua fshehtazi për në Jerusalem. Kur

12:00 am 09, 2021

Apostujt Aristarku, Zinoni, Marku nga të 70-t. Dëshmor Kalistrati. Dëshmore Epiharisa. Dëshmore e re Akilina. Shën Neofiti i mbyllur.

By |2021-09-27T12:37:12+02:0027 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Apostujt Aristarku, Zinoni, Marku nga të 70-t. Dëshmor Kalistrati. Dëshmore Epiharisa. Dëshmore e re Akilina. Shën Neofiti i mbyllur. Janë të Mbyllura

- Apostujt Aristarku, Zinoni, Marku nga të 70-t. - Marku, i quajtur edhe Joan, përmendet nga shën Llukai te Veprat e Apostujve (Vep. 12.12). Ai u dorëzua episkop i Vivlos dhe u tregua punëtor i zellshëm i Ungjillit. Ishte kaq i afërt me Perëndinë, sa mjaftonte hija e tij që të shëronte të sëmurët. Aristarku bënte pjesë te të Shtatëdhjetët. Përmendet dyherë nga shën Pavli

12:00 am 09, 2021

Oshënare Efrosina dhe Pafnuti, ati i saj. Oshënar Sergji në Radonezh. Efrosina e Suzdalit.

By |2021-09-25T10:52:07+02:0025 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënare Efrosina dhe Pafnuti, ati i saj. Oshënar Sergji në Radonezh. Efrosina e Suzdalit. Janë të Mbyllura

- Oshënare Efrosina dhe Pafnuti, ati i saj - Shën Efrosina jetoi gjatë sundimit të Theodhosit të Ri (rreth vitit 410). Ishte bija e Pafnutit, një egjiptian tepër i pasur, i cili, pas vdekjes të së shoqes, mbeti vetëm me këtë fëmijë. Kur i erdhi ora për ta martuar, Efrosina i preu flokët pa dijeninë e të atit, veshi rroba burrash dhe u nis për

12:00 am 09, 2021

Dëshmor Nikita Goti. Oshënar Visarioni i Larisës. Josifi i Timishoarës.

By |2021-09-09T14:32:07+02:0015 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor Nikita Goti. Oshënar Visarioni i Larisës. Josifi i Timishoarës. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Nikita Goti - Shën Nikita lindi në mbretërimin e Konstandinit të Madh (viti 330), në krahinën pranë derdhjes së Danubit. Ai ishte got nga origjina, por falë përkujdesjes së prindërve të tij të përshpirtshëm dhe mësimeve të marra nga episkopi i atij vendi, Theofili (që shkëlqeu në Sinodin e Nikesë për mbrojtjen e Orthodhoksisë), u rrit në besim, në dashurinë e Perëndisë dhe

12:00 am 09, 2021

Lartësimi i Kryqit të Nderuar (Stavros). Etërit e Sinodit VI Ekumenik.

By |2021-09-09T14:15:27+02:0014 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Lartësimi i Kryqit të Nderuar (Stavros). Etërit e Sinodit VI Ekumenik. Janë të Mbyllura

- Lartësimi i Kryqit të Nderuar (Stavros) - Në kohën që përgatitej të shkonte në Romë e të luftonte kundër rivalit të tij, Maksentit, Konstandini i Madh pa një natë shenjën e Kryqit jetëbërës t’i shfaqej në formë të shndritshme në qiell të rrethuar nga këto fjalë: “Me këtë shenjë do të fitosh”. I zbukuroi armatimet me shenjën e kryqit dhe korri fitore brilante, gjë

12:00 am 09, 2021

Shenjtërimi i Kishës (Bazilikës) Ngjallja, Jerusalem. Oshënar Kornili kryeqindësh. Dëshmor Aristidhi.

By |2021-09-06T13:02:10+02:0013 Shtator, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Shenjtërimi i Kishës (Bazilikës) Ngjallja, Jerusalem. Oshënar Kornili kryeqindësh. Dëshmor Aristidhi. Janë të Mbyllura

- Shenjtërimi i Kishës (Bazilikës) Ngjallja, Jerusalem - Si falënderim për mbylljen shumë të suksesshme të Sinodit të Nikeas, shën Konstandini i Madh dëshironte të shikonte ndërtimin e një Kishe në Golgotha, ku u krye Shpërblimi i botës. Makari, episkopi i Jerusalemit, i tregoi atij vendin që kujtohej në traditën e krishterë, i cili ishte mbuluar nga një argjinaturë kur Adriani e zgjeroi qytetin (135

Go to Top