Shenjtorët e ditës

12:00 am 10, 2021

Hierodëshmor Lukiani. Omologjet Varsi. Oshënar Savini i Qipros. Oshënar Efthimi i Ri.

By |2021-10-25T12:36:48+02:0015 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Lukiani. Omologjet Varsi. Oshënar Savini i Qipros. Oshënar Efthimi i Ri. Janë të Mbyllura

Hierodëshmor Lukiani. Në moshën 12-vjeçare humbi prindërit, që ishin zyrtarë. Pas kësaj ai e dha lëmoshë pasurinë e tyre dhe emigroi nga Samosata e Eufratit të veriut, më në jug, në Edesën e Sirisë, ku u arsimua dhe u pagëzua. U bë murg, pasi që fëmijë ushtrohej me rreptësi dhe lutej me lotë, ishte serioz, gjumëpakë dhe kreshmues deri në tepri. Tashmë hante një herë

12:00 am 10, 2021

Dëshmorët Nazari, Gjervasi, Protasi, Kelsi. Kozmai i Majumasë, poeti.

By |2021-10-13T23:59:53+02:0014 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmorët Nazari, Gjervasi, Protasi, Kelsi. Kozmai i Majumasë, poeti. Janë të Mbyllura

Dëshmorët Nazari, Gjervasi, Protasi, Kelsi. Shën Nazari jetoi nën mbretërimin e perandorit Neron (rreth viteve 54 dhe 68) në një familje të pasur e fisnike të Romës. Babai i tij Afrikani dhe nëna Perpetua ishin kthyer në besim nga apostulli i shenjtë Petro. Nazari u pagëzua nga pasuesi i apostull Petros në fronin episkopal, nga shën Lini. Kur arriti në moshën 20-vjeçare, përshkoi tërë qytetet

12:00 am 10, 2021

Dëshmorët Karpi, Papila, Agathodhori, Agathonika. Dëshmor Florenti. Dëshmor Beniamini. Dëshmore e re Krisa.

By |2021-10-10T18:48:24+02:0013 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmorët Karpi, Papila, Agathodhori, Agathonika. Dëshmor Florenti. Dëshmor Beniamini. Dëshmore e re Krisa. Janë të Mbyllura

Dëshmorët Karpi, Papila, Agathodhori, Agathonika. Këta martirë të shenjtë jetuan në kohën e Decit (rreth vitit 250) dhe prokonsullit të Lindjes, Valerianit. Karpi ishte i biri i një prifti idhujtar. Besoi në Krishtin, u pagëzua dhe më vonë u bë episkop i kishës së Pergamit, themeluar nga shën Joan Theologu. Papila vinte nga Thiatira. U katekizua dhe u pagëzua nga Karpi, i cili e dorëzoi

12:00 am 10, 2021

Dëshmorët Provi, Androniku, Andromaku, Taraku, Diodori etj. Oshënar Simeon Theologu i Ri.

By |2021-10-10T18:32:11+02:0012 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmorët Provi, Androniku, Andromaku, Taraku, Diodori etj. Oshënar Simeon Theologu i Ri. Janë të Mbyllura

Oshënar Simeoni, Theologu i Ri. Lindi në vitin 957 në Paflagoni të Azisë së Vogël. Prindërit e tij të shquar, Vasil dhe Evgjeni (në vend tjetër: Theofano) e dërguan në moshë të re pranë xhaxhait të tij oborrtar në Konstandinopojë që të studionte dhe të shquhej. U bë oficer i rangut të lartë, edhe pse këtë gjë nuk e kishte dhe aq qejf, sepse ishte

12:00 am 10, 2021

Apostull Filipi nga 7 dhjakonët. Omologjet Theofani, i shkruari. Arsaki i Konstandinopojës. Dëshmore Filonila. Oshënar Nektari i Optinës.

By |2021-10-10T18:12:14+02:0011 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Apostull Filipi nga 7 dhjakonët. Omologjet Theofani, i shkruari. Arsaki i Konstandinopojës. Dëshmore Filonila. Oshënar Nektari i Optinës. Janë të Mbyllura

Apostull Filipi nga 7 dhjakonët. Shën Filipi lindi në Qesari të Palestinës. Nga martesa pati katër vajza, të cilat ia kushtuan virgjërinë e tyre Perëndisë dhe kishin dhuratën e profecisë (Vep. 21.) . U dorëzua dhjak nga apostujt në të njëjtën kohë me Stefanin (Vep. 6), që të shërbente nëpër tryeza dhe në vepra bamirësie. Kur vëllazëria apostolike u shpërnda për të shpallur Ungjillin, Filipi

12:00 am 10, 2021

Dëshmorët Eulambi dhe Eulambia. Omologjetët Theofili, Vasiani e 200 shokët. Oshënar Andrea në Totma, i marrë më Krishtin.

By |2021-10-10T17:56:41+02:0010 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmorët Eulambi dhe Eulambia. Omologjetët Theofili, Vasiani e 200 shokët. Oshënar Andrea në Totma, i marrë më Krishtin. Janë të Mbyllura

Dëshmorët Eulambi dhe Eulambia. Eulambi dhe Eulambia ishin vëlla e motër dhe jetuan në Nikomedi kur qeveriste perandori Maksimian dhe guvernatori Maksim (rreth 296). Ishin strehuar në malet afër qytetit për t’iu shpëtuar persekutimeve kundër të krishterëve. Një ditë, shokët e dërguan Eulambin në qytet për të blerë bukë, por rrugës u kap nga paganët. E çuan për ta pyetur para perandorit. Rrëfeu me kurajë

12:00 am 10, 2021

Abrahami dhe Loti, të Drejtë. Apostull Jakovi, bir i Alfeut. Oshënare Poplia.

By |2021-10-25T12:17:43+02:009 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Abrahami dhe Loti, të Drejtë. Apostull Jakovi, bir i Alfeut. Oshënare Poplia. Janë të Mbyllura

Abrahami dhe Loti, të Drejtë. Abrahami lindi rreth shekullit XII para Jisu Krishtit në Ur, në vendin e Kaldenjve. Rridhte nga fisi i Semit. Ishte martuar me Sarën dhe nuk kishin fëmijë. Perëndia e zgjodhi Abrahamin që ta bënte atin e popullit të Tij, prandaj i tha: “Braktis vendin tënd, familjen tënde, shtëpinë e atit tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj;

12:00 am 10, 2021

Dëshmore Pelagjia. Oshënare Taisia. Oshënare Pelagjia. Oshënar dëshmor i ri Ignati.

By |2021-10-10T17:58:18+02:008 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmore Pelagjia. Oshënare Taisia. Oshënare Pelagjia. Oshënar dëshmor i ri Ignati. Janë të Mbyllura

Oshënare Pelagjia Shën Pelagjia jetonte në Antioki në gjysmën e dytë të shekullit V. Ishte dhënë pas vallëzimeve dhe dëshirave të papastra. Ishte prostituta më e njohur në këtë qytet të madh dhe ishte pasuruar kaq shumë me shthurjen e saj, sa të gjitha i shpenzonte për të zbukuruar trupin me sende të çmuara dhe parfume epshndjellës, për të tërhequr viktima të reja në rrjetat

12:00 am 10, 2021

Dëshmorët Sergji e Baku. Hierodëshmor Polikroni. Dëshmorët Juliani e Qesari.

By |2021-10-06T22:38:48+02:007 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmorët Sergji e Baku. Hierodëshmor Polikroni. Dëshmorët Juliani e Qesari. Janë të Mbyllura

Dëshmorët Sergji e Baku. Shën Sergji dhe Baku jetuan nën sundimin e perandorit Maksimian. Rridhnin nga familje fisnike dhe vlerësoheshin shumë nga perandori, i cili u kishte besuar, ndonëse ishin ende të rinj, detyra të larta në Schcola Gentilium. Sergji ishte “primicerius” dhe Baku “secundicerius”. Një ditë, ndërsa perandori kishte dhënë urdhër për të blatuar therore publike për nder të perëndive pagane, dy të rinjtë

12:00 am 10, 2021

Apostull Thomai. Dëshmoret Erotida, Leptina. Dëshmor i ri Makari në Bitini.

By |2021-10-06T22:33:29+02:006 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Apostull Thomai. Dëshmoret Erotida, Leptina. Dëshmor i ri Makari në Bitini. Janë të Mbyllura

Apostull Thomai  Apostulli i shenjtë Thoma, i quajtuar gjithashtu Binjak, lindi në Jude nga prindër të varfër, por i transmetuan një përkushtim të madh për Ligjin e Moisiut. Që i ri, u largua nga lojërat ngatërrestare të shokëve për t’iu kushtuar leximit dhe meditimit të Shkrimeve. Njohja e Fjalës së Perëndisë, gjithashtu edhe predispozitat e mira të ndërgjegjes së tij, i lejuan të njihte pa

Go to Top