Shenjtorët e ditës

12:00 am 10, 2021

Tavithaja e Jopës. Dëshmorët Markiani e Martiri, noterë. Dëshmorët Krisafi, Valeri, Savini. Dëshmor Anastasi.

By |2021-10-22T21:58:00+02:0025 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Tavithaja e Jopës. Dëshmorët Markiani e Martiri, noterë. Dëshmorët Krisafi, Valeri, Savini. Dëshmor Anastasi. Janë të Mbyllura

Dëshmorët Markiani e Martiri, noterë. Shën Markiani dhe Martiri jetuan në Konstandinopojë nën mbretërimin e perandorit arian, Konstancit (337-361). Ishin me prejardhje aristokrate dhe të gjithë i vlerësonin për diturinë, moralin, përkushtimin që kishin. U bënë sekretarë të patriarkut Pavël Rrëfyesi (6 nëntor), i cili u vra nga arianët gjatë internimit të tij në Armeni (344). Duke mos iu frikësuar as martirizimit, as internimit, martirët

12:00 am 10, 2021

Dëshmor Arethai. Dëshmore Sebastiana. Dëshmorët Valentini, Nerdoni. Oshënar Senohu.

By |2021-10-22T21:38:14+02:0024 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor Arethai. Dëshmore Sebastiana. Dëshmorët Valentini, Nerdoni. Oshënar Senohu. Janë të Mbyllura

Dëshmore Sebastiana / Sevastiania U martirizua në kohën e Domitianit (81 - 96). Ishte nga Iraklia (ndoshta e Trakës, në brigjet e Propondidhës). Predikoi në Markinopol të Trakës, në jugperëndim të bregut të Varnës në Bullgarinë e sotme. Kishte marrë mësime dhe ishte pagëzuar nga Apostull Pavli. U spiunua, u kap dhe e pranoi tërësisht akuzën dhe dëshmoi pa u tundur se do të martirizohej.

12:00 am 10, 2021

Apostull Jakovi i Jerusalemit, vëllai i Krishtit, apostull nga të 70-t. Ignati i Konstandinopojës.

By |2021-10-22T21:29:30+02:0023 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Apostull Jakovi i Jerusalemit, vëllai i Krishtit, apostull nga të 70-t. Ignati i Konstandinopojës. Janë të Mbyllura

Apostull Jakovi i Jerusalemit, vëllai i Krishtit, apostull nga të 70-t. Shën Jakovi ishte djali i parë i martesës së parë të Josifit, të fejuarit të Marisë. Ky njeri u bekua nga Perëndia që në gjirin e nënës dhe për hir të drejtësisë të gjithë e thërrisnin “I drejti” ose “Oblias”, që në hebraisht d.m.th. “mbrojtje e popullit” dhe “drejtësi”. Që fëmijë, jetoi në asketizëm

12:00 am 10, 2021

Averki i Jerapojës, i barabartë me apostujt. Evlali i Lapitit. Oshënarët Loti, Rufi. 7 Djemtë e Efesit.

By |2021-10-22T12:33:58+02:0022 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Averki i Jerapojës, i barabartë me apostujt. Evlali i Lapitit. Oshënarët Loti, Rufi. 7 Djemtë e Efesit. Janë të Mbyllura

Averki i Jerapojës, i barabartë me apostujt. Shën Averki ishte episkop i Jerapojës (Ierapolit) në Frigji (pjesa perëndimore e Azisë së Vogël) nën perandorinë e filozofit dhe persekutuesit të të krishterëve Mark Aureli (161-180). Ky i fundit kishte urdhëruar që të kremtoheshin në të gjithë perandorinë festa madhështore për nder të perëndive pagane dhe i detyroi të gjithë të merrnin pjesë në to, me qëllim

12:00 am 10, 2021

Oshënar i madh Ilarioni. Dëshmorët Sokrati e Theodhota. Dëshmor Azisi. Shën Celina. Oshënar dëshmor Efkrati.

By |2021-10-21T14:04:56+02:0021 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar i madh Ilarioni. Dëshmorët Sokrati e Theodhota. Dëshmor Azisi. Shën Celina. Oshënar dëshmor Efkrati. Janë të Mbyllura

Dëshmorët Sokrati e Theodhota U martirizuan në kohën e perandorit Sevir II (222-225). Theodhota (greqisht do të thotë: e dhënë nga Perëndia), e cila ishte bijë e një familjeje të shquar aristokrate të Pontit (në veri të Azisë së Vogël), u tërhoq në një vend të veçuar për t’u ushtruar (asketuar), sepse dëshironte një jetë të lartë shpirtërore. Por, u mor vesh se ajo ishte

12:00 am 10, 2021

Dëshmor i madh Artemi. Oshënar Gjerasimi në Kefaloni. Oshënare Matrona në Hios.

By |2021-10-19T23:57:09+02:0020 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor i madh Artemi. Oshënar Gjerasimi në Kefaloni. Oshënare Matrona në Hios. Janë të Mbyllura

Dëshmor i madh Artemi Ishte shpallur nga Konstandini i Madh (21 maj) dukë dhe komandant për gjithë Afrikën. Dikur u thirr nga perandori Julian Shkelësi (361-363), për ta takuar në Antioki. Kur ai u kthye nga Aleksandria, perandori torturonte me pesëqind goditje me shkopinj priftërinjtë Evgjen dhe Makario (19 shkurt), të cilët duronin pa rënkuar. Duke menduar se mos ndoshta heshtja e tij do të

12:00 am 10, 2021

Profeti Joel. Mnason Qiprioti. Dëshmor Uari. Oshënare Kleopatra. Oshënar Joani në Rila.

By |2021-10-19T12:44:01+02:0019 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Profeti Joel. Mnason Qiprioti. Dëshmor Uari. Oshënare Kleopatra. Oshënar Joani në Rila. Janë të Mbyllura

Profeti Joel Profeti i shenjtë Joel vinte nga fisi i Rubinit dhe ishte bir i Petuelit. Profetizoi në mbretërinë e Judesë dhe veçanërisht në Jerusalem në një kohë të vështirë për t’u përcaktuar. Në fillim të profecisë së tij, Perëndia e lajmëron popullin e tij për dënime të këqija, simbolizuar nga dyndjet e karkalecave dhe thatësirës, të cilat do të paranjoftojnë “Ditën e Zotit”, d.m.th.

12:00 am 10, 2021

Apostull e Ungjillor Llukai. Dëshmor Marini nga Tarsi. Oshënare Efrosina. Petro i Cetinjes.

By |2021-10-17T21:10:57+02:0018 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Apostull e Ungjillor Llukai. Dëshmor Marini nga Tarsi. Oshënare Efrosina. Petro i Cetinjes. Janë të Mbyllura

Apostull e Ungjillor Llukai. Shën Llukai vinte nga qyteti i Antiokisë, ka shumë mundësi, nga një familje pagane. Që në rininë e tij përparoi në dije dhe studimin e shkencave dhe arteve. Udhëtonte kudo në botë që të shuante etjen për dije dhe shkëlqeu në fushën e mjekësisë dhe në artin e pikturës. Përveç gjuhës greke, të cilën e zotëronte mjaft mirë, ashtu siç e

12:00 am 10, 2021

Profeti Osia. Oshënar dëshmor Andrea në Krisi. Anargjendët Kozma e Damian, arabë dhe tre vëllezërit e tyre dëshmorë; Leonti, Anthimi dhe Efprepi (Eftropi).

By |2021-10-17T20:51:00+02:0017 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Profeti Osia. Oshënar dëshmor Andrea në Krisi. Anargjendët Kozma e Damian, arabë dhe tre vëllezërit e tyre dëshmorë; Leonti, Anthimi dhe Efprepi (Eftropi). Janë të Mbyllura

Profeti Osia. Oshënar dëshmor Andrea në Krisi. Anargjendët Kozma e Damian, arabë dhe tre vëllezërit e tyre dëshmorë; Leonti, Anthimi dhe Efprepi (Eftropi). Profeti Osia Profeti i shenjtë Osia (Hosea), biri i Berit, ishte nga fisi i Izaharit dhe jetoi gjatë mbretërimit të Jeroboamit, biri i Joas dhe të pasuesve të tij, mbretër të mbretërisë skizmatike të Izraelit (ose të Samarisë, rreth 734 para Kr.).

12:00 am 10, 2021

Dëshmor Longin kryeqindëshi e 2 ushtarët. Oshënar Mali. Dëshmor Leonti. Shën Gali në Zvicër.

By |2021-10-25T12:50:59+02:0016 Tetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor Longin kryeqindëshi e 2 ushtarët. Oshënar Mali. Dëshmor Leonti. Shën Gali në Zvicër. Janë të Mbyllura

Dëshmor Longin kryeqindëshi dhe 2 ushtarët. Shën Longini jetoi gjatë mbretërimit të perandorit Tiber (15-34 pas Krishtit). Vinte nga Kapadhokia dhe shërbente në ushtrinë romake si centurion nën urdhrat e Pilatit, qeveritar i Judesë. Atë e kishin caktuar për të ekzekutuar torturat e Krishtit, të ruante varrin. Kështu pra edhe Longini ishte dëshmitar i mrekullive të Krishtit. Kur ai i pa të gjitha këto, sytë

Go to Top