Shenjtorët e ditës

12:02 am 11, 2021

– 29 Nëntor – Dëshmor Paramoni dhe 370 dëshmorë. Dëshmorët Filumeni, Fedri. Oshënar Pitiruni.

By |2021-11-29T08:58:19+01:0029 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 29 Nëntor – Dëshmor Paramoni dhe 370 dëshmorë. Dëshmorët Filumeni, Fedri. Oshënar Pitiruni. Janë të Mbyllura

Dëshmor Paramoni. Akilini, guvernator i Lindjes gjatë mbretërimit të perandor Deciusit (rreth 250), u nis një ditë për t’u kuruar në ujërat termale të Bisaltias. Urdhëroi që me këtë rast të merrnin edhe 370 të krishterë të Nikomedisë, të cilët i kishin burgosur me urdhër të tij, që t’i detyronin të sakrifikonin në tempullin e perëndeshës Isis. Por ata refuzuan, prandaj dhe ua prenë kokat.

12:02 am 11, 2021

– 28 Nëntor – Omologjet Stefani i ri. Dëshmorët Irinarku, Komasi, Etimasi, Eliani etj.

By |2021-11-28T00:39:57+01:0028 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 28 Nëntor – Omologjet Stefani i ri. Dëshmorët Irinarku, Komasi, Etimasi, Eliani etj. Janë të Mbyllura

Omologjet Stefani i ri. Lindi në Konstandinopojë nga prindër të shquar dhe të perëndishëm, të cilët për një kohë të gjatë nuk kishin pasur fëmijë. Patën fëmijë kur Nëna e Zotit, e Tërëshenjta Mari, iu shfaq dhe ata premtuan se fëmijën do t’ia kushtonin shërbimit hyjnor. E pagëzuan nga patriarku Gjerman (12 maj) dhe i dha emrin e martirit të parë Stefan. Kur erdhi koha

12:02 am 11, 2021

– 27 Nëntor – Dëshmor Jakov Persiani. Oshënar Theodhosi në Tërnovë. Oshënar Pinufri.

By |2021-11-27T09:28:57+01:0027 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 27 Nëntor – Dëshmor Jakov Persiani. Oshënar Theodhosi në Tërnovë. Oshënar Pinufri. Janë të Mbyllura

Dëshmor Jakov Persiani. Shën Jakovi, ky atlet i lavdishëm i Krishtit, vinte nga një familje e pasur fisnike nga Bethlapadi, pranë Suzës në Persi. Ishte i afërm me mbretin Jezdgerd I(399-425), i cili i dha shumë ndere e privilegje. Ishte rritur e edukuar në besimin e krishterë nga prindërit, por, i rrethuar nga privilegjet e funksionit të tij pranë mbretit, mohoi Krishtin dhe u dha

12:02 am 11, 2021

– 26 Nëntor – Oshënarët Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni “Pendohuni” Oshënar Heremoni.

By |2021-11-27T09:48:50+01:0026 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 26 Nëntor – Oshënarët Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni “Pendohuni” Oshënar Heremoni. Janë të Mbyllura

Oshënar Alip Stiliti. Ati ynë i shenjtë Alipi lindi në qytetin e Andrianopojës, provinca e Paflagonisë, në kohën e Iraklit (610-641). Kur e ëma ishte shtatzënë, pa vegim një qengj, i cili mbante në vend të brirëve dy qirinj të ndezur, si profeci e hireve hyjnore që do të mbushnin shërbëtorin e Perëndisë. Jetim nga i ati, e ëma ia besoi episkop Theodhorit, që kur

12:02 am 11, 2021

– 25 Nëntor – Dëshmore e madhe Ekaterina e 150 oratorët. Dëshmor Mërkuri.

By |2021-11-25T12:05:51+01:0025 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 25 Nëntor – Dëshmore e madhe Ekaterina e 150 oratorët. Dëshmor Mërkuri. Janë të Mbyllura

Dëshmore e madhe Ekaterina e 150 oratorët. Lindi në Aleksandri, kryeqytet i Egjiptit dhe metropoli i shkencave dhe arteve. Ishte bija e një zotërie të pasur e të fuqishëm, Konstus (ose Cestus). Përveç fisnikërisë, Perëndia e kishte pajisur me bukuri të rrallë, që të gjithë e admironin dhe i kishte dhënë zgjuarsi të jashtëzakonshme. Vajza e re ndoqi mësimet e mësuesve më të mirë dhe

12:24 am 11, 2021

– 24 Nëntor – Hierodëshmor Klementi i Romës. Hierodëshmor Petro i Aleksandrisë. Oshënar Malku.

By |2021-11-22T14:40:06+01:0024 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 24 Nëntor – Hierodëshmor Klementi i Romës. Hierodëshmor Petro i Aleksandrisë. Oshënar Malku. Janë të Mbyllura

Hierodëshmor Klementi i Romës. I lumuri Klement jetoi në Romë në kohën e sundimeve të njëpasnjëshme të Dometianit (81), Nervës (98) dhe Trajanit (117). Sipas disave, vinte nga një familje princash dhe u bë dishepull i apostujve dhe i vetë shën Petros: “Predikimi i tyre jehonte në veshët e tij, tradita e tyre ishte ende para syve të tij”, shkroi për të shën Irineu. Kishte

12:02 am 11, 2021

– 22 Nëntor – Apostujt Filemoni e Apfia, Arkipi, Onesimi nga të 70-t. Klimi i Ohrit. Dëshmore Cecilia. Dëshmor Mihaili i Tverit.

By |2021-11-20T19:34:38+01:0022 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 22 Nëntor – Apostujt Filemoni e Apfia, Arkipi, Onesimi nga të 70-t. Klimi i Ohrit. Dëshmore Cecilia. Dëshmor Mihaili i Tverit. Janë të Mbyllura

    Apostujt Filemoni e Apfia, Arkipi, Onesimi nga të 70-t.   Shën Filemoni vinte nga një familje e pasur dhe fisnike e Kolosit në Frigji dhe u bë i krishterë, kur dëgjoi predikimin e apostullit të shenjtë Pavli, bashkë me gruan e tij, Apfian dhe të birin, Arkipin. Plot besim dhe me dashuri të flaktë për ta mbështetur dhe për të ndihmuar gjithë vëllezërit

12:02 am 11, 2021

– 21 Nëntor – Hyrja e Hyjlindëses Mari në Tempull. Oshënar Sozomeni.

By |2021-11-20T19:32:30+01:0021 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 21 Nëntor – Hyrja e Hyjlindëses Mari në Tempull. Oshënar Sozomeni. Janë të Mbyllura

Hyrja e Hyjlindëses Mari në Tempull. Kur fëmija e shenjtë dhe e dëlirë, që u dha nga Perëndia për gjininë njerëzore që mbeti shterpë për shkak të mëkatit, të pasioneve dhe vdekjes, arriti moshën 2-vjeçare, i ati, Joakimi, i tha së shoqes: “Le ta çojmë në tempullin e Zotit, që të përmbushet premtimi që bëmë, për ta dedikuar që në moshë të re tek i

12:02 am 11, 2021

– 20 Nëntor – Oshënar Grigor Dekapoliti. Oshënar Prokli i Konstandinopojës. Dëshmor Edmondi, në Angli. Dëshmor Dasi.

By |2021-11-20T11:41:35+01:0020 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 20 Nëntor – Oshënar Grigor Dekapoliti. Oshënar Prokli i Konstandinopojës. Dëshmor Edmondi, në Angli. Dëshmor Dasi. Janë të Mbyllura

Oshënar Grigor Dekapoliti. Shën Grigori jetoi në shekullin e 8-të në një nga qytetet e Dekapolit të Izaurisë, që quhej Irinipolis. Falë përkushtimit dhe përkujdesit të së ëmës, i riu mori edukim elementar të mjaftueshëm dhe, që kur ishte 8 vjeç, u dallua për tërheqjen që kishte për studimin e Shkrimeve të shenjta dhe frekuentimin e Kishës. Kreshmonte sistematikisht dhe ushtrohej në të gjitha virtytet,

12:00 am 11, 2021

– 19 Nëntor – Profeti Abdi. Dëshmorët Varlaami, Iliodhori. Dëshmor Azisi. Episkop Filareti i Moskës. Oshënar Joani në Rila.

By |2021-11-14T20:49:17+01:0019 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 19 Nëntor – Profeti Abdi. Dëshmorët Varlaami, Iliodhori. Dëshmor Azisi. Episkop Filareti i Moskës. Oshënar Joani në Rila. Janë të Mbyllura

Profeti Abdi. Nuk e njohim me saktësi origjinën e profetit Abdi, profecia e të cilit, më e shkurtra nga 12 profecitë e vogla (të Dhiatës së Vjetër), përmban kërcënimet kundër Edomit krenar dhe shpalljen e ditës së afërme të Zotit, kur kombet do të dënohen në zjarr dhe Izraeli do të shkëlqejë nga drita e Perëndisë, nga lartësia e malit mistik të Sionit. Sipas disave,

Go to Top