Shenjtorët e ditës

12:02 am 04, 2022

– 26 Prill – Apostull e Ungjillor Marku. Dëshmore Pelagjia. Oshënar Ilari, çudibërës. Dëshmor Floriani në Ems. Shën Monika. Dëshmor Afrodhisi. Dëshmorët Rafaeli, Nikolla dhe Irini.

By |2022-04-26T11:24:26+02:0026 Prill, 2022|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 26 Prill – Apostull e Ungjillor Marku. Dëshmore Pelagjia. Oshënar Ilari, çudibërës. Dëshmor Floriani në Ems. Shën Monika. Dëshmor Afrodhisi. Dëshmorët Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Janë të Mbyllura

Apostull e Ungjillor Marku. Apostulli i shenjtë dhe i lavdëruar Marku, që quhej edhe Joan, ishte biri i një gruaje të devotshme të Jerusalemit, Marisë, e cila ua ofroi shtëpinë e saj apostujve, si vend mbledhjeje për lutje. Shën Petroja shkonte shpesh atje dhe kishte dashuri për Markun e ri, të cilin e mësoi në besim, e pagëzoi dhe e konsideronte si birin e tij

12:02 am 04, 2022

– 23 Prill – E Shtuna e Madhe – Zbritja nga Kryqi – Varrimi, Vajtimet dhe Epitafi.

By |2022-04-23T00:17:13+02:0023 Prill, 2022|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 23 Prill – E Shtuna e Madhe – Zbritja nga Kryqi – Varrimi, Vajtimet dhe Epitafi. Janë të Mbyllura

Zbritja e Zotit Jisu Krisht në Hadh. Shërbesa e parë që i përket të Shtunës së Madhe, quajtur në Kishë Sabati i Bekuar, kryhet në MBRËMJEN e së Premtes së Zezë. Zakonisht kryhet mbasdite për të përkujtuar varrimin e Krishtit. Përpara se të fillojë shërbesa, është përgatitur një "varr" (Kuvuklion) në mes të Kishës dhe është zbukuruar me lule. Gjithashtu një ikonë e veçantë e

12:02 am 04, 2022

– 18 Prill – E Hëna e Madhe. Josifi i Dhiatës së Vjetër.

By |2022-04-18T12:13:54+02:0018 Prill, 2022|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 18 Prill – E Hëna e Madhe. Josifi i Dhiatës së Vjetër. Janë të Mbyllura

Josifi i Dhiatës së Vjetër. Që nga dita e Diel pasdite fillon Java e Madhe, fillojnë Pësimet e Shenjta të Zotit tonë Jisu Krisht. Shembull i Zotit tonë Jisu është edhe Josifi i Dhiatës së Vjetër, kujtimin e të cilit e kryejmë sot. Josifi ishte djali i vogël i Patriarkut Jakov edhe biri i tij më i dashur. Por ai nuk ishte i dëshiruar nga

12:02 am 04, 2022

– 12 Prill – Omologjet Vasili i Paros. Oshënar Neofiti i Mbyllur. Oshënar Akaki Kafsokaliviti.

By |2022-04-11T11:50:13+02:0012 Prill, 2022|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 12 Prill – Omologjet Vasili i Paros. Oshënar Neofiti i Mbyllur. Oshënar Akaki Kafsokaliviti. Janë të Mbyllura

Oshënar Neofiti i Mbyllur. Neofit, greqisht do të thotë: ai që u mboll rishtas. Kështu quheshin në Kishën e vjetër ata që sapo pagëzoheshin. Shën Neofiti lindi në vitin 1134, në Amathundë të Qipros, prej prindërish të varfër, por shumë besimtarë. Që në moshë të vogël ai filloi të punonte në kultivimin e vreshtave. E fejuan në moshën 17-vjeçare, por fejesa u prish dhe oshënari

12:02 am 04, 2022

– 11 Prill – Hierodëshmor Antipa. Dëshmorët Prokesi, Martiniani. Oshënaret Trifena, Matrona.

By |2022-04-11T10:55:59+02:0011 Prill, 2022|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 11 Prill – Hierodëshmor Antipa. Dëshmorët Prokesi, Martiniani. Oshënaret Trifena, Matrona. Janë të Mbyllura

Hierodëshmor Antipa. Hieromartiri i shenjtë dhe i lavdëruar Antipa ishte bashkëkohës i apostujve dhe u caktua nga ata në krye të Kishës së Pergamit. Në kohën e persekutimit të Domicianit (viti 83), episkopi i shenjtë, shumë i moshuar, u kap nga paganët, të cilëve demonët u kishin zbuluar se nuk mund t’i pranonin më flijimet pagane, pasi lutja e Antipas po i dëbonte nga qyteti.

12:02 am 04, 2022

– 10 Prill – Profetesha Olda/Hulda. Dëshmorët Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierodëshmor Grigori V, patriark i Konstandinopojës.

By |2022-04-11T11:10:31+02:0010 Prill, 2022|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 10 Prill – Profetesha Olda/Hulda. Dëshmorët Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierodëshmor Grigori V, patriark i Konstandinopojës. Janë të Mbyllura

Oshënare Maria Egjiptiane. E shenjta Mari ishte me origjinë nga Egjipti. Ajo i braktisi prindërit kur ishte dymbëdhjetë vjeçe dhe shkoi në Aleksandri. Për shtatëmbëdhjetë vjet rresht jetoi aty mes shthurjes më të madhe. Bukën e fitonte me anë të lëmoshave, duke endur fije lini. Ajo shiste trupin e saj dhe këtë e bënte jo nga mjerimi, por e shtyrë nga pasioni i flaktë trupor,

5:00 pm 03, 2022

E Diela II e Kreshmës, e Orthodhoksisë, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 20.03.2022. (Tekst)

By |2022-03-25T01:36:55+01:0020 Mars, 2022|Shenjtorët e ditës|Komentet te E Diela II e Kreshmës, e Orthodhoksisë, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 20.03.2022. (Tekst) Janë të Mbyllura

E Diela II e Kreshmës, e Orthodhoksisë, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 20.03.2022. (Tekst)   “Ne mund të shohim Perëndinë” Tregohet të dashur besimtarë, në Shkrimin e Shenjtë, që në shtëpinë e mbretit David ndodh një ngjarje shumë e dhimbshme. Një nga djemtë e tij vret të vëllanë. Kuptohet, kështu i frikësuar pas vrasjes, se babai i tij do të merte masë

12:02 am 01, 2022

– 07 Janar – Mbledhja për Joan Pagëzorin, Pararendësin. Dëshmor i ri Athanasi në Izmir.

By |2022-01-05T12:37:20+01:007 Janar, 2022|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 07 Janar – Mbledhja për Joan Pagëzorin, Pararendësin. Dëshmor i ri Athanasi në Izmir. Janë të Mbyllura

Mbledhja për Joan Pagëzorin, Pararendësin. Ashtu siç e ka zakon, pas disa festave të mëdha të Zotit dhe të Hyjlindëses, në ditën e dytë të Theofanisë Kisha nderon shën Joan Pararendësin, të cilin e lavdëron si më të madhin ndër profetët, më të lartin ndër bijtë e grave, zërin e Fjalës, lajmëtarin e Hirit, dallëndyshen lajmëtare të pranverës shpirtërore, pishtarin dhe kandilin e dritës hyjnore,

12:02 am 01, 2022

– 6 Janar – Shfaqja e Perëndisë (Theofania), Pagëzimi i Zotit tonë Jisu Krisht, Bekimi i ujërave.

By |2022-01-05T12:30:27+01:006 Janar, 2022|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 6 Janar – Shfaqja e Perëndisë (Theofania), Pagëzimi i Zotit tonë Jisu Krisht, Bekimi i ujërave. Janë të Mbyllura

Shfaqja e Perëndisë (Theofania), Pagëzimi i Zotit tonë Jisu Krisht, Bekimi i ujërave. Në fund të 30 viteve të një jete të fshehur, gjatë të cilave, duke kaluar nëpër të gjitha stadet e jetës së një njeriu të zakonshëm, Zoti ynë Jisu Krisht tregoi me sjelljen e Tij shembullin e përulësisë, të bindjes ndaj prindërve dhe të nënshtrimit ndaj Ligjit. Ai e nisi misionin publik

12:02 am 12, 2021

– 30 Dhjetor – Oshënare dëshmore Anisia. Hierodëshmor Anisi i Selanikut. Dëshmor Fileteri dhe 7 dëshmorët. Oshënar dëshmor i ri Gedeoni. Oshënar Leonti.

By |2021-12-22T20:09:28+01:0030 Dhjetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 30 Dhjetor – Oshënare dëshmore Anisia. Hierodëshmor Anisi i Selanikut. Dëshmor Fileteri dhe 7 dëshmorët. Oshënar dëshmor i ri Gedeoni. Oshënar Leonti. Janë të Mbyllura

Oshënare dëshmore Anisia. Shën Anisia ishte bijë prindërish fisnikë të njohur dhe shumë të pasur të Selanikut, të konvertuar në besimin e krishterë, që i frymëzuan qysh në fëmijëri dashurinë për virtytet dhe urtësinë. Mbeti jetime nga i ati dhe e ëma; kur ishte në prag të adoleshencës, qëndroi larg kënaqësive të kësaj bote, shpirti i saj digjej nga dashuria e madhe për Krishtin. Kështu

Go to Top