– 02 Maj – Transferimi i lipsanit të Shën Athanasit të Madh. Dëshmorët Esperios, Zoia, Kiriaku, Theodhuli.
Dëshmorët Esperios, Zoia, Kiriaku dhe Theodhuli. Vinin nga Frigjia dhe i shërbenin familjes së pasur të paganit Katal, vendosur në Atalia, në Pamfili, gjatë mbretërimit të Adrianit (124). Një ditë Kiriaku dhe Theodhuli, duke mos duruar më të ishin skllevër të idhujtarisë, iu sugjeruan prindërve të largoheshin. Nëna e tyre u përpoq në fillim t’i nxiste që të bënin durim, pastaj u bind vetë