– 12 Nëntor – Oshënar Joan Përdëllimtari. Martini i Taracinës. Oshënar Nil Mirovliti.
Oshënar Joan Përdëllimtari. Shën Joani ishte filiz i një familjeje të shkëlqyer të Amathundës në Qipro. Nga presioni i prindërve, u martua dhe pati shumë fëmijë, të cilët, nga vullneti i Perëndisë, i vdiqën të vegjël, sikurse dhe e shoqja. Duke parë në këtë privim të dhimbshëm rastin për t’u çliruar nga përkujdesjet e botës, iu përkushtua plotësisht Perëndisë. Më 610, u dorëzua patriark i