– 29 Nëntor – Dëshmor Paramoni dhe 370 dëshmorë. Dëshmorët Filumeni, Fedri. Oshënar Pitiruni.
- Dëshmor Paramoni - Akilini, guvernator i Lindjes gjatë mbretërimit të perandor Deciusit (rreth 250), u nis një ditë për t’u kuruar në ujërat termale të Bisaltias. Urdhëroi që me këtë rast të merrnin edhe 370 të krishterë të Nikomedisë, të cilët i kishin burgosur me urdhër të tij, që t’i detyronin të sakrifikonin në tempullin e perëndeshës Isis. Por ata refuzuan, prandaj dhe ua