Shenjtorët e ditës

12:02 am 02, 2024

– 18 Shkurt – Oshënar Leoni i Madh i Romës. Omologjet Agapiti i Sinait. Dëshmor Agripa.

By |2024-02-17T22:00:54+01:0018 Shkurt, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 18 Shkurt – Oshënar Leoni i Madh i Romës. Omologjet Agapiti i Sinait. Dëshmor Agripa. Janë të Mbyllura

Oshënar Leoni i Madh i Romës.   Në kohën kur Kisha e Perëndimit ishte pjesë e Kishës së pandarë, Papa i Romës, si episkopi i qytetit të vjetër perandorak dhe patriarku i Perëndimit, gëzonte një nder të veçantë dhe shikohej nga të gjithë të krishterët si ruajtësi i parë i traditës apostolike dhe i saktësisë në çështjen e dogmave. Shën Leoni u ngjit në selinë

12:02 am 02, 2024

– 17 Shkurt – Dëshmor i madh Theodhor Tironi. Mbretërit Markiani e Pulkeria.

By |2024-02-17T21:52:27+01:0017 Shkurt, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 17 Shkurt – Dëshmor i madh Theodhor Tironi. Mbretërit Markiani e Pulkeria. Janë të Mbyllura

Dëshmor i madh Theodhor Tironi.   Ky martir i madh dhe i shenjtë i Krishtit e kishte origjinën nga Amasia e Pontit dhe ishte një legjionar romak në kohën e persekutimit të madh të Maksimianit (rreth 303). Ishte i krishterë që prej fëmijërisë, por e mbante të fshehtë besimin e tij, jo nga frika, por sepse nuk kishte marrë ende një shenjë nga Perëndia për

12:02 am 02, 2024

– 16 Shkurt – Dëshmor Pamfili dhe shokët e tij. Flaviani i Konstandinopojës. Oshënar Maruthai Episkop në Persi.

By |2024-02-17T22:00:41+01:0016 Shkurt, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 16 Shkurt – Dëshmor Pamfili dhe shokët e tij. Flaviani i Konstandinopojës. Oshënar Maruthai Episkop në Persi. Janë të Mbyllura

Dëshmor Pamfili dhe shokët e tij.   Pamfili i shkëlqyer ishte udhëheqësi i korit të dymbëdhjetë martirëve të shenjtë nga vende dhe profesione të ndryshme, të cilët së bashku krijojnë një ikonë të Kishës në të gjithë diversitetin e saj. Pamfili, me origjinë nga Bejruti (Berytus) i Sirisë, ishte nxënësi i Pieriusit, pasuesit të Origjenit në Shkollën Katekitike të Aleksandrisë. Ai ua shpërndau të varfërve

12:02 am 02, 2024

– 15 Shkurt – Apostull Onisimi nga të 70-t. Oshënar Eusebi në Siri. Dëshmor Majori në Gaza.

By |2024-02-17T21:47:11+01:0015 Shkurt, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 15 Shkurt – Apostull Onisimi nga të 70-t. Oshënar Eusebi në Siri. Dëshmor Majori në Gaza. Janë të Mbyllura

 Apostull Onisimi nga të 70-t.   Onisimi, frigjeas nga origjina, ishte skllav në shtëpinë e Filemonit, një të krishteri nga Kolosi në Azinë e Vogël, i njohur për besimin e tij të palëkundur dhe për dashurinë e zjarrtë për të afërmin. Onisimi u arratis në Romë, pasi bëri një vjedhje në shtëpinë e zotërisë së tij. Atje u takua me apostull Pavlin, që ishte atëherë

12:02 am 02, 2024

– 14 Shkurt – Oshënar Afksenti në Bitini. Oshënar Maroni. Hierodëshmor Valentini Avraami i Karës.

By |2024-02-08T14:32:17+01:0014 Shkurt, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 14 Shkurt – Oshënar Afksenti në Bitini. Oshënar Maroni. Hierodëshmor Valentini Avraami i Karës. Janë të Mbyllura

Oshënar Afksenti në Bitini.   Oshënar Afksenti ishte me origjinë nga Persia, por lindi në Siri, ku i ati kishte emigruar gjatë persekutimit të Shapurit II. Afksenti erdhi në Konstandinopojë gjatë mbretërimit të Theodhosit II (408-450), dhe fitoi një detyrë në gardën perandorake. I respektuar mjaft nga perandori e nga të gjithë bashkëkohësit për hir të integritetit dhe besimit të madh që e karakterizonte, ishte

12:02 am 02, 2024

– 13 Shkurt – Apostujt Akila e Priskila nga të 70-t. Oshënar Martiniani. Episkop Evlogji i Aleksandrisë.

By |2024-02-08T14:03:52+01:0013 Shkurt, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 13 Shkurt – Apostujt Akila e Priskila nga të 70-t. Oshënar Martiniani. Episkop Evlogji i Aleksandrisë. Janë të Mbyllura

Apostujt Akila e Priskila nga të 70-t.   Akila, një jude nga Ponti, ishte vendosur me gruan e tij, Priskilën, në Romë, ku punonte si tendëbërës. Ata ishin të konvertuar në Krishterim, kur perandori Klaudi urdhëroi dëbimin e të gjithë judenjve nga qyteti, në vitet 49-50 pas Krishtit. U vendosën në Korinth pak kohë pasi shën Pavli mbërriti atje nga Athina (Vep. 18:1-3). Apostulli jetoi

12:02 am 02, 2024

– 12 Shkurt – Oshënar Meleti i Antiokisë. Dëshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar.

By |2024-02-08T14:02:39+01:0012 Shkurt, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 12 Shkurt – Oshënar Meleti i Antiokisë. Dëshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar. Janë të Mbyllura

Oshënar Meleti i Antiokisë.   Llambadhe e Orthodhoksisë dhe model i jetës ungjillore, njeri i paqes dhe i pajtimit, shën Meleti punoi për rivendosjen e paqes dhe të unitetit të Kishës, që ishte shkatërruar nga pasuesit e Ariosit, gjatë shekullit të 4-t, me gjithë vendimet e Sinodit të Nikeas (325). Ai vinte nga një familje fisnike nga Melitina, në Armeninë e Poshtme, dhe shihej si

12:02 am 02, 2024

– 11 Shkurt – Hierodëshmor Vlashi dhe 7 dëshmorë me të. Mbretëresha Theodhora.

By |2024-02-08T13:59:20+01:0011 Shkurt, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 11 Shkurt – Hierodëshmor Vlashi dhe 7 dëshmorë me të. Mbretëresha Theodhora. Janë të Mbyllura

Hierodëshmor Vlashi dhe 7 dëshmorë me të. I lindur në provincën e Armenisë dhe mjek për nga profesioni, shën Vlashi bënte një jetë si ajo e Jovit të drejtë, “duke qenë i paqortueshëm dhe i drejtë dhe një njeri që kishte frikë nga Perëndia dhe i shmangej së keqes” (Jovi 1:1). Virtytet e tij fituan vlerësimin e të gjithë banorëve të qytetit dhe u zgjodh

12:02 am 02, 2024

– 10 Shkurt – Hierodëshmor Harallambi e 2 dëshmorët. Oshënar Zinon Postieri. Ana Suedezja. Oshënar Prohori i Lavrës së Kievit.

By |2024-02-08T13:56:17+01:0010 Shkurt, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 10 Shkurt – Hierodëshmor Harallambi e 2 dëshmorët. Oshënar Zinon Postieri. Ana Suedezja. Oshënar Prohori i Lavrës së Kievit. Janë të Mbyllura

Hierodëshmor Harallambi e 2 dëshmorët.   Martiri i shenjtë dhe i lavdishëm i Krishtit, Harallambi, jetoi në kohën e perandorit Septimus Severus (194-211), në qytetin e Magnezisë, në lumin Meandër pranë Efesit. Ai ishte 107 vjeç dhe kishte qenë prift për të krishterët e qytetit për shumë vjet, duke i mësuar me zell në rrugën e virtytit dhe duke u predikuar Krishtin, pavarësisht nga rreziqet

12:02 am 02, 2024

– 09 Shkurt – Dëshmor Niqifori. Hierodëshmorët Markeli i Siçilisë, Filagri i Qipros, Pankrati i Taorminës.

By |2024-02-08T13:54:30+01:009 Shkurt, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 09 Shkurt – Dëshmor Niqifori. Hierodëshmorët Markeli i Siçilisë, Filagri i Qipros, Pankrati i Taorminës. Janë të Mbyllura

Dëshmor Niqifori.   Në mbretërimin e Valerianit dhe të Galienit (253-260), jetonin në Antioki të Sirisë dy të krishterë, që ishin miq aq të ngushtë, saqë dikush mund të mendonte se ishin një shpirt i vetëm, një vullnet dhe një zemër. Megjithatë, për shkak të zilisë së djallit, miqësia midis priftit Saprik dhe laikut Niqifor u kthye në urrejtje të skajshme. Pas njëfarë kohe, Niqifori

Go to Top