– 19 Mars – Dëshmorët Krisanthi e Daria. Dëshmorët Klaudi tribuni, Ilaria, Jasoni e Mauri. Oshënar Inocenti i Komelit.
Dëshmorët Krisanthi e Daria, Klaudi, Ilaria, Mauri, Jasoni. Krisanthi ishte biri i një njeriu të shquar nga Aleksandria, i senatorit Polem, i cili u vendos me familjen e tij në Romë nën sundimin e Numerianit (283-284). Pasi përfundoi studimet elementare, filloi të studionte filozofi, por mbeti i pakënaqur nga ajo që gjeti dhe atëherë i mrekulluar zbuloi Ungjillin, librin e Urtësisë së personifikuar. I