– 20 Tetor – Dëshmor i madh Artemi. Oshënar Gjerasimi në Kefaloni. Oshënare Matrona në Hios.
- Dëshmor i Madh Artemi – Ishte shpallur nga Konstandini i Madh (21 maj) dukë dhe komandant për gjithë Afrikën. Dikur u thirr nga perandori Julian Shkelësi (361-363), për ta takuar në Antioki. Kur ai u kthye nga Aleksandria, perandori torturonte me pesëqind goditje me shkopinj priftërinjtë Evgjen dhe Makario (19 shkurt), të cilët duronin pa rënkuar. Duke menduar se mos ndoshta heshtja e