Shenjtorët e ditës

12:02 am 04, 2024

– 18 Prill – Dëshmorët Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Oshënar Joani. Efthimi, ndriçues i Finlandës. Dëshmor i ri Joani. Oshënare Athanasia e Egjinës.

By |2024-04-15T22:04:48+02:0018 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 18 Prill – Dëshmorët Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Oshënar Joani. Efthimi, ndriçues i Finlandës. Dëshmor i ri Joani. Oshënare Athanasia e Egjinës. Janë të Mbyllura

- Dëshmorët Rafaeli, Nikolla, Irini – Në vitin 1959, gjatë punimeve që po bëheshin në një paraklis të vogël, që ndodhej mbi një kodër, afër fshatit Thermi, në ishullin e Mitilinit, një punëtor gjeti një varr me kocka njerëzish të panjohur. Duke qenë besimpak dhe pa respekt për gjërat e shenjta, i la pa kujdes lipsanet rrëzë një peme, duke u tallur me to. Por

12:02 am 04, 2024

– 17 Prill – Hierodëshmorët Simeoni i Persisë, Abdela, Fusik, me 1150 dëshmorët. Dëshmor Adriani. Oshënar Zosimai i Solovskit. Oshënar Makari.

By |2024-04-15T21:59:52+02:0017 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 17 Prill – Hierodëshmorët Simeoni i Persisë, Abdela, Fusik, me 1150 dëshmorët. Dëshmor Adriani. Oshënar Zosimai i Solovskit. Oshënar Makari. Janë të Mbyllura

Hierodëshmorët Simeoni i Persisë, Fusik, me 1150 dëshmorët.   Gjatë mbretërimit të Saporit II (309-378), të krishterët nisën të shtoheshin dhe kishin ndikim në Persi. Magët e fesë mazdeane, duke pasur frikë për privilegjet dhe xhelozë për suksesin e të krishterëve, i akuzuan te mbreti, se gjoja kishin komplotuar kundër tij me perandorin e romakëve. Në vitin 340, mbreti Sapor pati nevojë për shuma të

12:02 am 04, 2024

– 16 Prill – Dëshmoret Agapi, Irini, Hionia. Dëshmore Galinia, Harisa, Kalia, Niki, Nunehia. Dëshmorët Feliks episkopi, Januar presviteri, Furtunati, Septimini.

By |2024-04-15T21:54:27+02:0016 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 16 Prill – Dëshmoret Agapi, Irini, Hionia. Dëshmore Galinia, Harisa, Kalia, Niki, Nunehia. Dëshmorët Feliks episkopi, Januar presviteri, Furtunati, Septimini. Janë të Mbyllura

Ngjallja e Llazarit. Këtë të shtunë nderojmë ngjalljen e Llazarit prej Jisu Krishtit. Llazari ishte shok i Krishtit dhe motrat e tij, Marta dhe Maria, e mikprisnin në shtëpinë e tyre shumë herë, e cila ndodhej në Vithani afër Jerusalemit. Disa ditë përpara pësimeve të Krishtit, Llazari u sëmur dhe të motrat e tij lajmëruan Zotin Krisht, i cili ndodhej në Galile që ta vizitonte.

12:02 am 04, 2024

– 15 Prill – Dëshmor Kriski. Hierodëshmor Leonidhi i Athinës. Dëshmor Sukia bashkë me shokët e tij.

By |2024-04-15T21:52:27+02:0015 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 15 Prill – Dëshmor Kriski. Hierodëshmor Leonidhi i Athinës. Dëshmor Sukia bashkë me shokët e tij. Janë të Mbyllura

Dëshmor Sukia dhe shokët e tij. Shën Sukia dhe shokët e tij vinin nga familje princash dhe ishin në shërbim të mbretit të Armenisë Artasi. Kur shën Voskeanku, dishepull i apostull Tade (24 gusht), arriti në Armeni që të shpallte ungjillin, ata e pritën me zell lajmin e shpëtimit dhe u pagëzuan prej tij. Kur mbretëresha Sathenik e mori vesh këtë, e ndaloi hyrjen në

12:02 am 04, 2024

– 14 Prill – Apostujt Aristarku, Pudi, Trofimi nga të 70-t. Dëshmor Ardalioni. Dëshmore Thomaidha.

By |2024-04-15T21:47:01+02:0014 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 14 Prill – Apostujt Aristarku, Pudi, Trofimi nga të 70-t. Dëshmor Ardalioni. Dëshmore Thomaidha. Janë të Mbyllura

Dëshmore Thomaidha. Rasti i saj është shumë i rrallë. U bë e denjë të martirizohej jo për hir të besimit, por për hir të moralit. Lindi në Aleksandri, në shekullin e 5-të, nga prindër shpresëtarë, të cilët e rritën me frymë të krishterë. Në moshën 18-vjeçare iu dha për bashkëshorte një të riu, gjithashtu shpresëtar. Rronin të shkujdesur në mirëkuptim e në qetësi të plotë,

12:02 am 04, 2024

– 13 Prill – Omologjet Martini i Romës. Dëshmorët Elefteri, Zoili, Theodhosi. Dëshmor Kindiliani.

By |2024-04-12T00:45:28+02:0013 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 13 Prill – Omologjet Martini i Romës. Dëshmorët Elefteri, Zoili, Theodhosi. Dëshmor Kindiliani. Janë të Mbyllura

Omologjet Martini i Romës. Kjo shtyllë e Orthodhoksisë jetoi nën mbretërimin e perandorit Konstanti II Pogonati (641-668). Kishin kaluar vetëm tre muaj nga ngritja në fronin pontifikal (649), kur në kishën e shën Joanit të Lateranos u mblodh një sinod ku morën pjesë njëqind episkopë, për të dënuar herezinë monotelite (shih 21 janar) dhe Typos-in e nxjerrë nga perandori, tek i cili ngatërrohej e vërteta

12:02 am 04, 2024

– 12 Prill – Omologjet Vasili i Paros. Oshënar Neofiti i Mbyllur. Oshënar Akaki Kafsokaliviti. Oshënare Anthusa.

By |2024-04-12T00:30:57+02:0012 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 12 Prill – Omologjet Vasili i Paros. Oshënar Neofiti i Mbyllur. Oshënar Akaki Kafsokaliviti. Oshënare Anthusa. Janë të Mbyllura

- Oshënar Neofiti I Mbyllur - Neofit, greqisht do të thotë: ai që u mboll rishtas. Kështu quheshin në Kishën e vjetër ata që sapo pagëzoheshin. Shën Neofiti lindi në vitin 1134, në Amathundë të Qipros, prej prindërish të varfër, por shumë besimtarë. Që në moshë të vogël ai filloi të punonte në kultivimin e vreshtave. E fejuan në moshën 17-vjeçare, por fejesa u prish

12:02 am 04, 2024

– 11 Prill – Hierodëshmor Antipa i Pergamos. Dëshmorët Prokesi, Martiniani. Oshënaret Trifena, Matrona.

By |2024-04-12T00:03:43+02:0011 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 11 Prill – Hierodëshmor Antipa i Pergamos. Dëshmorët Prokesi, Martiniani. Oshënaret Trifena, Matrona. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Antipa –   Hieromartiri i shenjtë dhe i lavdëruar Antipa ishte bashkëkohës i apostujve dhe u caktua nga ata në krye të Kishës së Pergamit. Në kohën e persekutimit të Domicianit (viti 83), episkopi i shenjtë, shumë i moshuar, u kap nga paganët, të cilëve demonët u kishin zbuluar se nuk mund t’i pranonin më flijimet pagane, pasi lutja e Antipas po i

12:02 am 04, 2024

– 10 Prill – Josifi i Dhiatës së Vjetër.

By |2024-04-10T01:44:31+02:0010 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 10 Prill – Josifi i Dhiatës së Vjetër. Janë të Mbyllura

    - Josifi i Dhiatës së Vjetër –   Që nga dita e Diel pasdite fillon Java e Madhe, fillojnë Pësimet e Shenjta të Zotit tonë Jisu Krisht. Shembull i Zotit tonë Jisu është edhe Josifi i Dhiatës së Vjetër, kujtimin e të cilit e kryejmë sot. Josifi ishte djali i vogël i Patriarkut Jakov edhe biri i tij më i dashur. Por ai

12:02 am 04, 2024

– 09 Prill – Dëshmor Efpsiki. Oshënar dëshmor Vadimi, Audisi dhe 300 dëshmorët e tjerë me ta në Persi.

By |2024-04-10T01:42:47+02:009 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 09 Prill – Dëshmor Efpsiki. Oshënar dëshmor Vadimi, Audisi dhe 300 dëshmorët e tjerë me ta në Persi. Janë të Mbyllura

* * * * * Dëshmor Efpsiki.   Shën Efpsiki bënte një jetë të virtytshme në Qesari të Kapadokisë, në kohën e mbretërimit të shkurtër, por të përgjakshëm, të Julian Apostatit (361-363). Kishte pak kohë që ishte martuar, kur perandori, gjatë një udhëtimi për në Antioki, kaloi nëpër Qesari. Ai u habit kur mori vesh se të gjithë banorët ishin të krishterë dhe se, nën

Go to Top