– 15 Maj – Oshënar Pahomi i Madh. Akili i Larisës, çudibërës. Oshënar Barbar Mirovliti.
Oshënar Pahomi i Madh. U lind prej prindërve idhujtarë në Tebaidë të Egjiptit ndërmjet viteve 290 dhe 292. Në moshën 20-vjeçare, ndërsa ishte ushtar, u josh nga virtyti i të krishterëve dhe u lirua, studioi besimin dhe u pagëzua. Po atë natë në ëndërr shijoi ëmbëlsinë e Hirit, dhe kështu vendosi që t’i kushtohej Perëndisë. Me këmbëngulje dhe durim u pranua më në fund nga