Shenjtorët e ditës

12:02 am 01, 2025

– 26 Janar – Oshënar Ksenofoni e familja. Oshënar Ava Amonai. Mbreti David në Gjeorgji.

By |2025-01-27T10:26:25+01:0026 Janar, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 26 Janar – Oshënar Ksenofoni e familja. Oshënar Ava Amonai. Mbreti David në Gjeorgji. Janë të Mbyllura

- Oshënar Ksenofoni e familja -   Oshënar Ksenofoni ishte senator i pasur dhe i nderuar në Konstandinopojë gjatë mbretërimit të Justinianit (527-565). Gruaja i dhuroi dy djem, Arkadin dhe Joanin, të cilëve iu dha edukim të shkëlqyer dhe, kur u rritën, i dërgoi të studionin për drejtësi në shkollën e famshme të Bejrutit. Pas pak kohësh, shenjti u sëmur rëndë dhe i thirri pranë

12:02 am 01, 2025

– 25 Janar – Oshënar Grigor Theologu i Konstandinopojës. Oshënar Marisi. Dëshmore Margarita.

By |2025-01-23T13:45:59+01:0025 Janar, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 25 Janar – Oshënar Grigor Theologu i Konstandinopojës. Oshënar Marisi. Dëshmore Margarita. Janë të Mbyllura

OSHËNAR GRIGOR THEOLOGU I KONSTANDINOPOJËS. Shën Grigori, ky njeri me shpirt qiellor dhe me gojë të shenjtëruar nga zjarri i Shpirtit të Shenjtë, depërtoi kaq thellësisht në misteret e Perëndisë, sa ndër Etërit e shenjtë vetëm ai u gjykua i denjë për titullin Theolog, ashtu si Joani, Nxënësi i Dashur. D.m.th. jo ai që mëson për profesion dogmat, por ai që, pasi u pastrua, u

12:02 am 01, 2025

– 24 Janar – Oshënare Kseni. Hierodëshmor Vavila. Oshënar Zosimai. Filoni i Karpasisë. Oshënare Kseni Rusja.

By |2025-01-23T13:42:30+01:0024 Janar, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 24 Janar – Oshënare Kseni. Hierodëshmor Vavila. Oshënar Zosimai. Filoni i Karpasisë. Oshënare Kseni Rusja. Janë të Mbyllura

OSHËNARE KSENI. Oshënare Kseni (shek. i 5-të), e quajtur Eusebia në Pagëzimin e shenjtë, u rrit në gji të një familjeje të krishterë fisnikësh nga Roma. Kur erdhi dita e martesës që prindërit e saj ia kishin imponuar, sado që ajo kishte dëshirë t’ia përkushtonte virgjërinë Jisu Krishtit u arratis nga shtëpia bashkë me dy nga shërbëtoret e saj dhe u nisën për në Aleksandri.

12:02 am 01, 2025

– 23 Janar – Dëshmorët Klimi (Klementi) i Angirës dhe Agathangjeli. Oshënar Dionisi në Olimp.

By |2025-01-23T13:36:27+01:0023 Janar, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 23 Janar – Dëshmorët Klimi (Klementi) i Angirës dhe Agathangjeli. Oshënar Dionisi në Olimp. Janë të Mbyllura

DËSHMORËT KLIMI (KLEMENTI) I ANGIRËS DHE AGATHANGJELI. Martiri i lumur dhe i lavdishëm i Krishtit, Klementi, lindi në qytetin e Ankirës në Galati. Ishte bir i një ati pagan dhe i një nëne të krishterë, Efrosina, e cila, para se të vdiste, i profetizoi se do të provonte vuajtje të gjata e çnjerëzore për Zotin. U birësua nga një grua e shenjtë dhe besimtare me

12:02 am 01, 2025

– 22 Janar – Apostull Timotheu nga të 70-t. Oshënar dëshmor Anastas Persiani.

By |2025-01-23T13:32:53+01:0022 Janar, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 22 Janar – Apostull Timotheu nga të 70-t. Oshënar dëshmor Anastas Persiani. Janë të Mbyllura

  - Apostull Timotheu nga të 70-t -   Shën Timotheu lindi në Listra, qytet romak i provincës së Likaonisë (Azi e Vogël). I ati ishte pagan, ndërsa nëna judease, e quajtur Efniki. Nëna dhe gjyshja e Timotheut, Loida, e rritën me përkushtim dhe dashuri për Shkrimet e Shenjta. Të dyja gratë ishin kthyer në Krishterim nga apostulli i madh Pavli gjatë qëndrimit të tij

12:02 am 01, 2025

– 21 Janar – Oshënar Maksim Omologjeti. Dëshmorët Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierodëshmor Publi.

By |2025-01-20T21:10:39+01:0021 Janar, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 21 Janar – Oshënar Maksim Omologjeti. Dëshmorët Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierodëshmor Publi. Janë të Mbyllura

- Oshënar Maksim Omologjeti - Oshënar Maksimi lindi më 580, në një ndër familjet fisnike të Konstandinopojës. I pajisur me inteligjencë të jashtëzakonshme dhe aftësi të rralla për spekulime të larta filozofike, ai mbaroi shkëlqyeshëm studimet dhe hyri në karrierën politike. Pas ardhjes së tij në fron, më 610, perandori Irakli, duke çmuar intelektin dhe virtytet e tij të krishtera, e caktoi Maksimin sekretarin e

12:02 am 01, 2025

– 20 Janar – Oshënar Efthimi i Madh. Petro Doganieri. Dëshmorët Inai, Rimai etj. Dëshmor i ri Zaharia.

By |2025-01-20T21:08:32+01:0020 Janar, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 20 Janar – Oshënar Efthimi i Madh. Petro Doganieri. Dëshmorët Inai, Rimai etj. Dëshmor i ri Zaharia. Janë të Mbyllura

Oshënar Efthimi i madh. Ashtu si shën Andoni për Egjiptin, disa vite më vonë, ati ynë i shenjtë, Efthimi, ishte themeluesi dhe ati i madh i lëvizjes monakale që do të mbushte shkretëtirën e Palestinës. Iu dha prindërve nga Perëndia, sepse ata për shumë kohë nuk kishin fëmijë dhe, si fryt i lutjeve të tyre, lindi më 378 në Militinë, në Armeninë e Vogël, si

12:02 am 01, 2025

– 19 Janar – Oshënar Makar Egjiptiani. Oshënar Arseni i Korfuzit. Mark Evgjeniku i Efesit. Dëshmore Mesalina.

By |2025-01-12T19:36:53+01:0019 Janar, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 19 Janar – Oshënar Makar Egjiptiani. Oshënar Arseni i Korfuzit. Mark Evgjeniku i Efesit. Dëshmore Mesalina. Janë të Mbyllura

Oshënar Makar Egjiptiani. Shën Makari i Madh lindi në vitin 300 në një fshat të Deltës së Nilit, Zhizhber, dhe ushtroi si fillim profesionin e rritësit të gamileve. Iu bind thirrjes së Perëndisë dhe u tërhoq i vetëm në një qeli në fshatin e tij, që të jepej në lutje dhe në asketizëm. Meqë banorët e vendit kërkonin ta bënin prift, u largua në një

12:02 am 01, 2025

– 18 Janar – Oshënarët Athanasi e Kirili të Aleksandrisë. Dëshmore Theodhuli dhe shokët e saj; Eladhi, Voithi, Evagri, Makari.

By |2025-01-12T19:21:25+01:0018 Janar, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 18 Janar – Oshënarët Athanasi e Kirili të Aleksandrisë. Dëshmore Theodhuli dhe shokët e saj; Eladhi, Voithi, Evagri, Makari. Janë të Mbyllura

Oshënarët Athanasi e Kirili të Aleksandrisë.   Ati ynë i shenjtë Athanasi, shtylla e Orthodhoksisë dhe drita e universit, lindi nga prindër të devotshëm dhe orthodhoksë më 295, pak para shpërthimit të persekutimit të madh të Dioklecianit (297-313), në qytetin kozmopolit të Aleksandrisë, ku banonin popuj të ndryshëm dhe përplaseshin lloj-lloj kultesh e besimesh. I riu parapëlqente vetëm gjërat e Perëndisë dhe të Kishës. Një

12:02 am 01, 2025

– 17 Janar – Oshënar Andoni i Madh. Dëshmore Junila. Dëshmor i ri Gjergji në Janinë.

By |2025-01-12T19:18:40+01:0017 Janar, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 17 Janar – Oshënar Andoni i Madh. Dëshmore Junila. Dëshmor i ri Gjergji në Janinë. Janë të Mbyllura

Oshënar Andoni i Madh. Shën Andoni, lulja e parë e shkretëtirës, lindi rreth vitit 250, në fshatin e vogël Komas, në Egjiptin e Sipërm. Prindërit e tij, të krishterë fisnikë e të pasur, e rritën me besimin dhe frikën e Perëndisë. Vetë ata u morën me edukimin e djalit të tyre, sepse Andoni nuk i dëshironte lojërat e zhurmshme të fëmijëve të tjerë dhe i

Go to Top