– 06 Shkurt – Oshënar Bukoli i Smirnit. Oshënar Foti i Madh i Konstandinopojës. Oshënar i madh Varsanufi.
Oshënar Bukoli i Smirnit. I përkushtuar që në rini për të pastruar veten prej pasioneve e njollave të botës, ati ynë i shenjtë, Bukoli, u bë banesë për Shpirtin e Shenjtë dhe kur apostull Joan Theologu themeloi Kishën e Smirnës, e caktoi episkop të qytetit. I udhëhequr nga hiri, shën Bukoli i ndriçoi paganët me anë të fjalës dhe shembullit të tij, duke i