Shenjtorët e ditës

12:02 am 02, 2025

– 26 Shkurt – Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil/Gabriel. Dëshmorët Kodrati, Theodhosi, Emanueli etj. Dëshmor Montani etj. në Sirmium.

By |2025-02-18T18:14:02+01:0026 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 26 Shkurt – Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil/Gabriel. Dëshmorët Kodrati, Theodhosi, Emanueli etj. Dëshmor Montani etj. në Sirmium. Janë të Mbyllura

Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil/Gabriel.   Është zakon që pas festave të mëdha të Zotit të kremtojmë atë që u dërgua nga Perëndia apo kontribuoi në to. Kështu edhe pas të kremtes së Ungjillëzimit të kremtojmë kryeengjëllin Gabriel për lajmin e shpëtimit. Që nga fillimi dhe përgjatë gjithë historisë, ky prijës i Fuqive të Patrup ka qenë për ne njerëzit Engjëlli i mëshirës dhe i dashamirësisë

12:02 am 02, 2025

– 25 Shkurt – Oshënar Tarasi i Konstandinopojës. Hierodëshmor Rigini dhe 40 dëshmorët me të.

By |2025-02-18T18:07:50+01:0025 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 25 Shkurt – Oshënar Tarasi i Konstandinopojës. Hierodëshmor Rigini dhe 40 dëshmorët me të. Janë të Mbyllura

Oshënar Tarasi i Konstandinopojës.   Ky ndriçues i shkëlqyer i Orthodhoksisë lindi në Konstandinopojë nga një familje e njohur, anëtarët e së cilës ishin nderuar me titullin e patricëve. Ashtu si i ati, një gjykatës i famshëm, kishte ndjenjën e përkrahjes dhe të mbrojtjes së të varfërve e të pafajshmëve, ndërsa nga e ëma trashëgoi një besim të madh te Perëndia. Pas një arsimimi të

12:02 am 02, 2025

– 24 Shkurt – Gjetja I dhe II e kokës së Joan Pagëzorit. 10 dëshmorët në Afrikën Veriore. Oshënar Erazmi.

By |2025-02-18T18:05:31+01:0024 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 24 Shkurt – Gjetja I dhe II e kokës së Joan Pagëzorit. 10 dëshmorët në Afrikën Veriore. Oshënar Erazmi. Janë të Mbyllura

Gjetja I dhe II e kokës së Joan Pagëzorit.   Banketi i Herodit u vadit me gjakun e profetit më të madh e Pararendësit të Krishtit dhe, pas kësaj ngjarjeje, nxënësit e Joanit shkuan për të varrosur trupin e tij (Matth. 14:11). Kurse Herodiada, që kishte marrë kokën e përgjakur të Joanit në një tabaka, dha urdhër ta varrosnin atë thellë në një vend të

12:02 am 02, 2025

– 23 Shkurt – Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit. Oshënare Gorgonia. Dëshmor Sereni.

By |2025-02-18T18:04:59+01:0023 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 23 Shkurt – Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit. Oshënare Gorgonia. Dëshmor Sereni. Janë të Mbyllura

Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit.   Polikarpi i lavdishëm, që ishte, sipas nxënësit të tij, Irineut të Lionit, “nxënësi i apostujve dhe familjar me ata që kishin parë Zotin”, lindi në Efes, në kohën e perandorit Vespasian (rreth vitit 70). Para se të martirizoheshin, prindërit e tij të shenjtë ia besuan fëmijën e tyre një gruaje të shenjtë, Kalistës, që e rriti me frikë Perëndie dhe

12:02 am 02, 2025

– 22 Shkurt – Gjetja e lipsanëve të dëshmorëve në Evgjeni. Oshënarët Thalasi, Limneu. Dëshmor Sineti.

By |2025-02-18T17:59:00+01:0022 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 22 Shkurt – Gjetja e lipsanëve të dëshmorëve në Evgjeni. Oshënarët Thalasi, Limneu. Dëshmor Sineti. Janë të Mbyllura

Gjetja e lipsanëve të dëshmorëve në Evgjeni.   Në kohën e patriarkut të shenjtë Thoma I (607-610), u gjetën lipsanet e disa martirëve të shenjtë e të panjohur, që ishin varrosur në krahinën e Evgjenit të Konstandinopojës. Kur patriarku Thoma i vendosi në një vend, që besimtarët të vinin t’u faleshin, ndodhën shërime të shumta. Kishin kaluar shumë vjet kur një klerik i quajtur Nikolla,

12:02 am 02, 2025

– 21 Shtator – Profeti Jona. Apostull Kodrati nga të 70 -t. Dëshmor Eusebi. Oshënar Josifi i Zaonikiev.

By |2025-02-18T17:44:20+01:0021 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 21 Shtator – Profeti Jona. Apostull Kodrati nga të 70 -t. Dëshmor Eusebi. Oshënar Josifi i Zaonikiev. Janë të Mbyllura

Apostull Kodrati nga të 70-t   Kodrati jetoi në kohën e Zotit tonë Jisu Krisht. Ai ishte i urtë dhe i ditur e, pasi u bë nxënës i Krishtit, mori me bollëk hirin e Shpirtit të Shenjtë. U bë episkop i Athinës dhe solli në besimin e vërtetë shumë paganë, me anë të fjalëve të tij hyjnore që i linin pa përgjigje sofistët egoistë. Suksesi

12:02 am 02, 2025

– 20 Shtator – Dëshmor i madh Efstathi e familja e tij. Oshënar Joani i Kretës. Efstathi i Selanikut. Oshënar dëshmor i ri Ilarioni. Dëshmor Seviri.

By |2025-02-18T17:43:39+01:0020 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 20 Shtator – Dëshmor i madh Efstathi e familja e tij. Oshënar Joani i Kretës. Efstathi i Selanikut. Oshënar dëshmor i ri Ilarioni. Dëshmor Seviri. Janë të Mbyllura

Dëshmor i madh Efstathi e familja e tij  Shën Efstathi quhej Plakida dhe e shoqja Tatjana para se ata dhe fëmijët e tyre të bëheshin të krishterë. Plakida ishte një gjeneral që jetoi në Romë në kohën e Trajanit (98-117). Edhe pse ishte pagan, ai ishte jashtë mase i virtytshëm dhe i donte në veçanti të varfrit. Perëndia, duke parë natyrën e tij të mirë,

12:02 am 02, 2025

– 19 Shkurt – Apostujt Arkipi, Filimoni, Apfia nga të 70-t. Dëshmore e re Filothea. Dëshmor i ri Nikita Arvaniti.

By |2025-02-18T17:27:52+01:0019 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 19 Shkurt – Apostujt Arkipi, Filimoni, Apfia nga të 70-t. Dëshmore e re Filothea. Dëshmor i ri Nikita Arvaniti. Janë të Mbyllura

Apostujt Arkipi.   Shën Arkipi ishte biri i shën Filemonit dhe Apfias, e njësoj si ata, një dishepull i apostull Pavlit, që e quan “ushtari ynë trim” (Filem. 2). Banoi në Kolosait dhe predikonte atje me Filemonin Lajmin e Mirë dhe ka mundësi që shërbente si prift për kishën që mblidhej në shtëpinë e të atit (Kol. 4:17). Gjatë mungesës së gjatë të episkopit Epafras,

12:02 am 02, 2025

– 18 Shkurt – Oshënar Leoni i Madh i Romës. Omologjet Agapiti i Sinait. Dëshmor Agripa.

By |2025-02-18T17:26:00+01:0018 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 18 Shkurt – Oshënar Leoni i Madh i Romës. Omologjet Agapiti i Sinait. Dëshmor Agripa. Janë të Mbyllura

Oshënar Leoni i Madh i Romës.   Në kohën kur Kisha e Perëndimit ishte pjesë e Kishës së pandarë, Papa i Romës, si episkopi i qytetit të vjetër perandorak dhe patriarku i Perëndimit, gëzonte një nder të veçantë dhe shikohej nga të gjithë të krishterët si ruajtësi i parë i traditës apostolike dhe i saktësisë në çështjen e dogmave. Shën Leoni u ngjit në selinë

12:02 am 02, 2025

– 17 Shkurt – Dëshmor i madh Theodhor Tironi. Mbretërit Markiani e Pulkeria.

By |2025-02-18T17:25:15+01:0017 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 17 Shkurt – Dëshmor i madh Theodhor Tironi. Mbretërit Markiani e Pulkeria. Janë të Mbyllura

Dëshmor i madh Theodhor Tironi.   Ky martir i madh dhe i shenjtë i Krishtit e kishte origjinën nga Amasia e Pontit dhe ishte një legjionar romak në kohën e persekutimit të madh të Maksimianit (rreth 303). Ishte i krishterë që prej fëmijërisë, por e mbante të fshehtë besimin e tij, jo nga frika, por sepse nuk kishte marrë ende një shenjë nga Perëndia për

Go to Top