– 23 Nëntor – Oshënar Amfiloku i Ikoniumit. Grigori i Akragandisë. Oshënar Aleksandër Nevski.
- Oshënar Amfiloku i Ikoniumit – Ati ynë i shenjtë Amfiloku lindi mes viteve 340 dhe 345, në Dioqesari, një qytezë në Kapadoki. Rridhte nga një familje aristokrate e pasur dhe e krishterë. Motra e të atit, Nona, ishte e ëma e shën Grigor Theologut dhe gjatë gjithë jetës së tij, shën Amfiloku mbeti mik dhe shok përpjekjesh i tre Etërve nga Kapadokia: Shën Vasilit