UNGJILLI – Mateu 9:9-13
UNGJILLI - Mateu 9:9-13 Edhe duke shkuar Jisui andej, pa një njeri të quajtur Matthe, duke ndenjur në doganë. Edhe i thotë: Eja pas meje. Edhe ai u ngrit e shkoi pas tij. Edhe ndodhi që tek po rrinte në shtëpi të Mattheut, ja tek erdhën shumë tagrambledhës e mëkatarë, edhe rrinin bashkë me Jisuin edhe me nxënësit e tij. Edhe Farisenjtë kur panë, u