Leximet e ditës

12:00 am 08, 2023

– Ungjilli – Mattheu 21:12-14, 17-20.

By |2023-08-01T19:33:01+02:004 Gusht, 2023|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Mattheu 21:12-14, 17-20. Janë të Mbyllura

- Ungjilli - Mattheu 21:12-14, 17-20. Edhe Jisui hyri në tempullin e Perëndisë dhe nxori jashtë gjithë ata që shisnin e blinin në tempull, edhe përmbysi tryezat e këmbyesve të monedhave, edhe ndenjëset e atyre që shisnin pëllumba. Edhe u thotë atyre: Eshtë shkruar “Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjeje”; por ju e bëtë atë “shpellë kusarësh”. Edhe i erdhën pranë të verbër e

12:00 am 07, 2023

– Ungjilli – Mateu 17:10-18.

By |2023-07-14T19:53:56+02:0028 Korrik, 2023|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Mateu 17:10-18. Janë të Mbyllura

- Ungjilli - Mateu 17:10-18.   Edhe nxënësit e tij e pyetën, duke thënë: Përse pra thonë shkruesit se duhet të vijë më përpara Ilia? Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Ilia vjen më përpara, edhe do të vërë në vend gjithçka. Por unë po ju them juve se Ilia erdhi tashmë edhe nuk e njohën, por i bënë ç’deshën. Kështu edhe Biri

12:00 am 07, 2023

– Ungjilli – Mattheu 16:1-6.

By |2023-07-14T19:25:47+02:0024 Korrik, 2023|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Mattheu 16:1-6. Janë të Mbyllura

- Ungjilli - Mattheu 16:1-6. Edhe erdhën pranë Farisenjtë e Saduqenjtë, edhe duke e ngarë atë kërkonin t’u tregonte atyre shenjë nga qielli. Po ai u përgjigj e u tha atyre: Kur bëhet mbrëmje, thoni: Do të bëjë kohë e mirë, sepse qielli është i kuq. Edhe në mëngjes: Sot do të bëjë kohë e keqe; sepse qielli është i kuq e i vrenjtur. Hipokritë,

12:01 am 07, 2023

– Apostulli – 1 Korinthianëve 7:35-8:8.

By |2023-07-12T00:57:33+02:0021 Korrik, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 1 Korinthianëve 7:35-8:8. Janë të Mbyllura

- Apostulli - 1 Korinthianëve 7:35-8:8   Dhe këtë po jua them për të mirën tuaj; jo që t’ju vë lak, po që të jeni siç ka hije dhe të dhënë pas Zotit pa shqetësime. Po nëse kujton ndonjëri se sillet keq me virgjëreshën e tij, në i shkoftë asaj lulja e rinisë, edhe duhet të bëhet kështu, le të bëjë ç’të dojë; nuk mëkaton;

12:00 am 07, 2023

– Ungjilli – Mateu 14:35-15:11.

By |2023-07-12T00:28:30+02:0019 Korrik, 2023|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Mateu 14:35-15:11. Janë të Mbyllura

- Ungjilli - Mateu 14:35-15:11. Edhe njerëzit e atij vendi, kur e njohën, dërguan nëpër gjithë ato anë dhe i prunë atij gjithë ata që kishin keq. Edhe i luteshin atij të preknin qoftë vetëm cepin e rrobës së tij. Edhe gjithë sa e prekën u shëruan. Atëherë vijnë tek Jisui shkruesit dhe Farisenjtë nga Jerusalemi, e i thonë: Përse nxënësit e tu shkelin traditën

12:01 am 07, 2023

– Apostulli – 1 Korinthianëve 6:20-7:12

By |2023-07-12T00:35:45+02:0018 Korrik, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 1 Korinthianëve 6:20-7:12 Janë të Mbyllura

- Apostulli - 1 Korinthianëve 6:20-7:12. U bletë me çmim; lavdëroni pra Perëndinë me trupin tuaj, edhe me shpirtin tuaj, që janë të Perëndisë. Edhe për ato që më shkruat, mirë është për njeriun të mos prekë grua. Po për shkak të kurvërive le të ketë secili gruan e tij, edhe secila le të ketë burrin e saj. Burri le t’i japë gruas dashurinë që

12:00 am 07, 2023

– Ungjilli – Mattheu 14:1-13

By |2023-07-12T00:32:13+02:0018 Korrik, 2023|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Mattheu 14:1-13 Janë të Mbyllura

- Ungjilli - Mattheu 14:1-13 Në atë kohë Herodi, tetrarku, dëgjoi për famën e Jisuit. Edhe u tha shërbëtorëve të tij: Ky është Joan Pagëzori. Ai është ngjallur së vdekurish, edhe prandaj bëhen çudira nga ai. Sepse Herodi zuri Joanin, edhe e lidhi, edhe e vuri në burg, për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, të vëllait të tij. Sepse Joani i thoshte atij: Nuk

12:00 am 07, 2023

– Ungjilli – Marku 5:24-34.

By |2023-07-12T00:26:35+02:0017 Korrik, 2023|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Marku 5:24-34. Janë të Mbyllura

  - Ungjilli - Marku 5:24-34.   Edhe ai shkoi bashkë me të; edhe turmë e madhe i vinte pas dhe e shtrëngonte. Edhe një grua që kishte rrjedhje gjaku dymbëdhjetë vjet, edhe që kishte hequr shumë nga shumë mjekë, edhe që kishte prishur gjithë ç'kishte pasur, edhe që s'kishte parë asnjë dobi, po ishte bërë edhe më keq, kur dëgjoi për Jisuin, erdhi në

12:01 am 07, 2023

– Apostulli- 1 Korinthianëve 4:5-9.

By |2023-07-11T23:33:53+02:0014 Korrik, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli- 1 Korinthianëve 4:5-9. Janë të Mbyllura

- Apostulli- 1 Korinthianëve 4:5-9.   Prandaj mos gjykoni asgjë përpara kohës, deri sa të vijë Zoti, i cili edhe do të ndriçojë të fshehtat e errësirës dhe do të shfaqë dëshirat e zemrave; edhe atëherë gjithësecilit lëvdimi do t'i bëhet nga Perëndia. Edhe këto, o vëllezër, për të mirën tuaj, i shndërrova në shembull mbi veten time edhe mbi Apolloin, që të mësoni prej

12:01 am 07, 2023

– Apostulli – Romakëve 16:17-24.

By |2023-07-04T20:48:47+02:0010 Korrik, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Romakëve 16:17-24. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Romakëve 16:17-24.   Edhe ju lutem juve, o vëllezër, të ruheni nga ata që bëjnë përçarje dhe skandale kundër mësimit që keni nxënë ju, edhe largohuni nga ata. Sepse të tillët nuk i shërbejnë Zotit tonë Jisu Krisht, po barkut të tyre; edhe me fjalë të ëmbla e të bukura gënjejnë zemrat e atyre që s'dinë ligësi. Sepse bindja juaj arriti tek

Go to Top