Leximet e ditës

12:01 am 06, 2024

– Apostulli – Hebrenjve 7:26-8:2.

By |2024-06-04T20:59:09+02:004 Qershor, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Hebrenjve 7:26-8:2. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Hebrenjve 7:26-8:2. Sepse i tillë kryeprift na duhej, i shenjtë, i pafajshëm, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i bërë më i lartë se qiejt; i cili nuk ka përditë nevojë, si ata kryepriftërinjtë, të blatojë therorë më përpara për mëkatet e tij, dhe pastaj për ato të popullit; sepse këtë e bëri një herë e përgjithmonë, kur pruri theror veten

12:00 am 06, 2024

– Ungjilli – Joani 10:1-9.

By |2024-06-04T21:02:57+02:004 Qershor, 2024|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Joani 10:1-9. Janë të Mbyllura

- Ungjilli - Joani 10:1-9.   Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve: Ai që nuk hyn nga dera në oborrin e dhenve, po hipën nga tjetër vend, ai është vjedhës e kusar. Por ai që hyn nga dera, është bariu i dhenve. Këtij i hap derën portari; edhe dhentë dëgjojnë zërin e tij; edhe i thërret dhentë e veta me emër,

12:02 am 06, 2024

– 03 Qershor – Dëshmorët Lukiliani, Pavla e 4 fëmijët. Mbretëresha Klotilda. Oshënar Kevin i Irlandës.

By |2024-06-04T20:55:48+02:003 Qershor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 03 Qershor – Dëshmorët Lukiliani, Pavla e 4 fëmijët. Mbretëresha Klotilda. Oshënar Kevin i Irlandës. Janë të Mbyllura

Dëshmort Lukiliani, Pavla e 4 Fëmijët.   Në kohën e perandorit Aurelian (270-275), iu raportua kontit Silvan, guvernatorit të Nikomedisë, se disa qytetarë kishin braktisur adhurimin e Zeusit dhe të Herës dhe kishin përqafuar Krishterimin. Ndër ta ishte madje edhe një ish-prift idhujtar, Lukiliani, i cili kishte braktisur prej dy vjetësh theroret për perënditë pagane, që bëheshin për hir të paqes së perandorisë. Silvani, i

12:02 am 06, 2024

– 02 Qershor – Oshënar Niqifori i Konstandinopojës. Hierodëshmor Erazmi në Ohër. Dëshmor Leandri.

By |2024-06-02T18:32:25+02:002 Qershor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 02 Qershor – Oshënar Niqifori i Konstandinopojës. Hierodëshmor Erazmi në Ohër. Dëshmor Leandri. Janë të Mbyllura

  * * * * * Oshënar Niqifori I Konstandinopojës. Patriark i Konstandinopojës, lindi në vitin 758 kur mbreti i Konstandinopojës ishte ikonoklasti Kopronim. Prindërit e tij, Theodhori dhe Evdhoqia, ishin fisnikë të njohur, sepse babai i tij ishte regjistrues dhe noter i dekreteve dhe i urdhrave të mbretit. Pasi u zbulua se ai u falej (nderonte) ikonave të shenjta, e torturuan, e rrahën dhe

12:00 am 06, 2024

– Ungjilli – Joani 4:5-42.

By |2024-06-02T18:31:22+02:002 Qershor, 2024|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Joani 4:5-42. Janë të Mbyllura

- Ungjilli - Joani 4:5-42.   Vjen pra në një qytet të Samarisë që quhet Sihar, afër vendit që i dha Jakovi Josifit, birit të tij. Edhe atje ishte një pus i Jakovit. Jisui pra, pasi ishte i lodhur nga rruga, ishte ulur kështu pranë pusit. Ora ishte rreth së gjashtës. Vjen një grua nga Samaria të nxjerrë ujë. Jisui i thotë asaj: Jepmë të

12:02 am 06, 2024

– 01 Qershor – Dëshmor Justin Filozofi. Kujtimi i shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë.

By |2024-06-02T18:28:56+02:001 Qershor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 01 Qershor – Dëshmor Justin Filozofi. Kujtimi i shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë. Janë të Mbyllura

* * * * * Dëshmor Justin Filozofi. Shën Justini ishte me origjinë greke, bir i Priskut dhe nip i Vakhiut. Lindi rreth vitit 110 në Neapoli Flaviana, në Sikemin e lashtë të Palestinës. Kaloi nga filozofia stoike, shëtitëse, ajo e Pitagorës dhe e Platonit, të cilat e zhgënjyen frymën e tij kërkuese, derisa rreth vitit 135, me sa duket ishte student në Athinë, ndërsa

12:02 am 05, 2024

– 31 Maj – Petronila, bija e Apostull Petros. Dëshmorët Ermia, Kriski. 5 dëshmorët në Askalon.

By |2024-05-30T22:43:55+02:0031 Maj, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 31 Maj – Petronila, bija e Apostull Petros. Dëshmorët Ermia, Kriski. 5 dëshmorët në Askalon. Janë të Mbyllura

Dëshmor Ermia.   Martiri i shenjtë dhe i lavdishëm Ermia ishte ushtar në një moshë të thyer. Kishte kaluar vite të tëra në ushtrinë romake, në Komana të Pontit. E mbaroi shërbimin e tij nën mbretërimin e Antoninit të Perëndishmit (138-161), refuzoi çdo para dhe rrëfeu besën e Krishtit Perëndi. U kap dhe u soll para guvernatorit Sebastian, i cili e nxiti të sakrifikonte para

12:01 am 05, 2024

– Apostulli – Veprat e Apostujve 10:44-11:10.

By |2024-05-30T22:45:20+02:0031 Maj, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Veprat e Apostujve 10:44-11:10. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Veprat e Apostujve 10:44-11:10.   Ndërsa Pjetri ishte duke folur këto fjalë, ra Fryma e Shenjtë mbi gjithë ata që dëgjonin fjalën. Edhe u mahnitën besimtarët që ishin prej rrethprerjes, sa kishin ardhur bashkë me Pjetrin, se edhe në kombet u derdhka Fryma e Shenjtë. Sepse i dëgjonin ata duke folur gjuhë, e duke madhëruar Perëndinë. Atëherë Pjetri u përgjigj: Mos mundet

12:00 am 05, 2024

– Ungjilli – Joani 8:21-30.

By |2024-05-30T22:46:10+02:0031 Maj, 2024|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Joani 8:21-30. Janë të Mbyllura

- Ungjilli - Joani 8:21-30.   Jisui, pra, përsëri u tha atyre: Unë po shkoj, edhe do të më kërkoni, edhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini. Judenjtë pra, thoshin: Mos do të vrasë veten, meqenëse thotë: Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini? Edhe ai u tha atyre: Ju jeni prej atyre që janë poshtë,

12:02 am 05, 2024

– 30 Maj – Oshënar Isaaku i Manastirit të Dalmatëve. Dëshmor Natali. Oshënare Emelia.

By |2024-05-30T22:37:44+02:0030 Maj, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 30 Maj – Oshënar Isaaku i Manastirit të Dalmatëve. Dëshmor Natali. Oshënare Emelia. Janë të Mbyllura

Oshënar Isaaku i Manastirit të Dalmatëve.   Ati ynë i shenjtë ishte një eremit sirian, i cili jetonte në shkretëtirë gjatë persekutimit të perandorit Valens (364-379) kundër të krishterëve. Më 378, tek po përgatitej perandori në fushatë kundër gotëve, mbledhur në brigjet e Danubit, shenjti iu paraqit atij e i tha: “Madhëri, urdhëro të rihapen kishat, dhe do të kthehesh fitimtar”. Por sovrani e përbuzi.

Go to Top